• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK ‘shkarkon’ ish-gjyqtaren Majlinda Andrea për t’i hequr statusin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën shkarkimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, si një mënyrë për të zgjidhur juridikisht përfundimin e statusit të saj të magjistratit.

21:47 : 16/05/2023
në AKTUALITET, VETTING

Vendimi u shpall në mungesë të ish-gjyqtares Andrea.

Majlinda Andrea nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me katër vite burg të konvertuara në shërbim prove. Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi në seancë dëgjimore se institucionet e drejtësisë nuk kishin ushtruar kompetencat e tyre për t’i hequr subjektit statusin e magjistratit për gjashtë vite radhazi.

Nga hetimi i kryer prej Komisionit, ka rezultuar se pas dënimit të Andreas, ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë i është drejtuar Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë për të filluar procedurat për deklarimin e përfundimit të mandatit të Andreas.

Kjo kërkesë i është kaluar për kompetencë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por ky i fundit ka vendosur në korrik të vitit 2017, të mos e miratojë kërkesën e ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe është propozuar që të kalohet për shqyrtim në institucionin e Presidentit të Republikës.

Lexo edhe:

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

Probleme me pasurinë, përjashtohet nga sistemi i drejtësisë ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

Ky institucion ka informuar Komisionin se korrespondenca e fundit lidhur me këtë procedurë mban datën 3 gusht 2017, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka sqaruar se nuk rezulton të ketë nisur hetim disiplinor apo të ketë paraqitur kërkesë për procedim disiplinor pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Relatorja Faskaj pohoi se, në kushtet kur ligji e ka parashikuar dënimin penal të gjyqtarëve dhe prokurorëve si shkak për mbarimin e statusit të magjistratit, kjo pasojë sjell edhe shkarkimin e tyre nga detyra.

“Vazhdimi i gëzimit të statusit të magjistratit për subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea do të ishte i papërshtatshëm dhe në kundërshtim me qëllimin dhe parashikimet e Kushtetutës”, pohoi Faskaj dhe konstatoi se subjekti cënuar rëndë besimin e publikut tek sistemi drejtësisë./Reporter.al

Etiketa: kpkMajlinda Andrea

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, përjashtohet nga sistemi i drejtësisë ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

19:07 : 18/02/2026
RAJONI

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, dyshohet se ka bashkëpunuar me një gjyqtare serbe

13:47 : 20/11/2025
AKTUALITET

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
Para

VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë e Inter-Milan, Leao dhe Dzeko “flirtojnë” me golin (Statistikat)

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet