Kryeministri Edi Rama sot në mbrëmje doli i frikësuar nga ajo që ai e quajti “dehja e suksesit” pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Gjatë një deklarate për mediat nga selia e PS-së, kreu i qeverisë shpërtheu me kritika ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të cilës i “faturoi” fajin për problemet në qendrat e votimit. I pyetur për raportin paraprak të OSBE, ai tha se nuk e ka lexuar, duke shtuar se në këto zgjedhje nuk ka pasur asgjë të veçantë, veçse “dështimit spektakolarë i KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në 500 qendra votimi”.
Sa i takon pamjeve ku disa punonjës shiheshin teksa transportonin pajisjet e identifikimit elektronik pa asnjë kujdes, Rama tha se diçka e tillë është e pafalshme kur për to janë shpenzuar miliona euro.
“Sa i përket standartit të zgjedhjeve nuk kam lexuar asnjë raport paraprak por besoj se nuk kanë pasur asgjë të vecantë në një aspket përvec dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë që me korrektesë dhe dëshirë ishin vënë në radhë për të ushtruar të dejtën e tyre kushtetuese. Kjo ishte një gjë e rëndë tronditëse për faktin se pajisjet elektronike të identifikimit kanë garantuar një transparencë shumë të madhe. KQZ në fund të ditës është për atë ditë, vërtet i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk do e lëmë me kaq këtë çshtje aq më tepër kur pamë skenën e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Sepse janë investuar miliona e miliona euro të vëna në dispozicion nga taksat e qytetarëve”– u shpreh Rama.
- Rama: Falenderoj demokratët që nuk votuan hijet e të shkuarës
Kryeminsitri Edi Rama, në daljen e tij të parë publike pas numërimit të votave në të gjithë vendin, ku PS ka marrë shumicën bashkive, ka falenderuar të gjithë strukturat socialiste si dhe qytetarët shqiptarë.
Rama tha se nuk duhet harruar se këto ishin zgjedhje lokale, dhe që nesër rifillon puna për çuarjen përpara të të gjitha prohejkteve. Rama gjithashtu falenderoi edhe demokratët që refuzuan të dalin në zgjedhje, për të mos votuar sipas tij të shkuarën që përfaqësohej nga dyshja Meta-Berisha.
“Nuk duhet harruar se këto ishin zgjedje vendore. Tani më shqiptarët i zgjodhën ata që dëshirnin, ne do të bvazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata. Nuk dua t’i ngrij askund buzëqeshjen legjitime të kësaj fitoreje. Dua që të gjithë ta dinë, që kryebashkiakët tanë, deputetët tanë. rejtuesit politikë, e ujam tejet falenderues për përpjekjet e tyre. Edhe më falenderues u jam socialistëve të bazës të cilët u angazhuan me mishe me shpirt në të gjithë territorin, patronazhistëve dhe aktivistëve, pa të cilën makinerisë tonë do t’i mungonin shumë kuaj fuqi, që ndihmoi në krijimin e distancave të parikuperueshme nga kundërshtarët. falenderues jam edhe ndaj skuadrës tonë të sondazheve. Por patjetër falenderimi i shkon zgjedhësve tanë nga Thethi deri në Finiq që na votuan përsëri, ose për herë të parë si votues të parë. Dua të falenderoj nga zemra edhe çdo zgjedhës të djthtë, nga ata që e dëgjuan thirrjen time për të mso dalë në zgjedhje fare, nëse do e kishin të pamundur të kalonin ylberin politik, pasi iu bashkuan Shqipërisë aleate me botën demokratike. Atyre që nuk arritën të dalin nga këneta e hijeve të së shkuarës të kuptojnë se në atë kënetë nuk ka të ardhme, por vetëm të shkuar. I garantoj të gjithë se do të angazhohemi si asnjëherë ë parë për t;i qendruar kësaj sfide të jashtëzakonshme që na bënë duke na dhënë një besim kaq të madh. Ky rezultat është një mesazh i jashtëzakonshmë, për tulexuar e jo për tu festuar”, tha Rama.
- Zgjedhjet në Himarë/ Rama pranon fitoren e Belerit: Nuk do e kontestojmë rezultatin!
Kryeministri Edi Rama në daljen e parë për mediat pas procesit zgjedhor të së dielës ka bërë një reagim tepër të gjatë lidhur me zgjedhjet në Himarë, të cilat u fituan nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave.
I pyetur nëse do ta shkarkojë Fredi Belerin sipas kompetencave që i jep ligji, Rama la të kuptohej se nuk ka ndërmend të kontestoj rezultatin, por nënvizoi se Beleri ka hesape të hapura me drejtësinë.
“Unë besoj se nuk është Himara kryetema. Rasti është shumë i qartë. Zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë shumë të drejtë dhe transparente. Njëri prej kandidatëve ka një problem të hapur me drejtësinë. Nuk shoh arsye për të kontestuar rezultatin se gjithçka u zhvillua në trasnparencë të plotë. Transprencën duhet ta respektojmë edhe kur fitojmë, edhe kur humbim“, u shpreh ai.
Rama para gazetarëve kritikoi indirekt edhe reagimet nga Athina zyrtare dhe partitë opozitare simotra, siç i quajti ai Syriza dhe PASOK lidhur me arrestimin e Belerit dy ditë para zgjedhjeve, duke thënë se komuniteti grek nuk mund të përdoret si mish për top për fushatën e tyre elektorale.
Në vazhdën e këtij qëndrimi, shefi i qeverisë lajmëroi se do të flasë në detaje për këtë çështje pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi.
Sipas Ramës nuk mund të ketë një drejtësi ndryshe për shqiptarët me kombësi shqiptare dhe ata shqiptarë me kombësi greke, siç pretendojnë liderët e politikës në vendin fqinj.
“Së pari dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpermbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Sepse kmi bërë një punë të jashtazakonshme me qeverinë greke, me kryeministrin Micotaqis për të ngritur një urë të re, të madhe të gjerë, të fortë bashkëpiunimi dhe për ta çuar në nivel tjetër marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Dua po ashtu të theksoj se institucioniet e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë të metat e tyre, por askush që nga unë I pari si kam kontestuar asnjëherë vendime e tyre, e lëre më pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë nën pikëpyetje dhe nën presion rolin e tyre. Dua të kujtoj se dy apo tre ditë përpara regjistrimit të kandidatëve prokuroria dhe policia kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe me shumë gjasë kandidat të PS në Bulqizë, për një çështje dhe një akuzë që unë në thelb nuk e njoh se çfarë është. As nuk më ka shkuar mendja ti kërkojë prokurorisë dhe gjykatës të nxjerrë provat se kështua dua unë dhe as më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën e tyre.
Dhe nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi se ka një drejtësi tjetër për shqiptarët me kombësi shqiptare dhe shqiptarët me kombësi greke. Është e njëjta drejtësi me të metat dhe barrën e tyre. Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas dhe nuk do të flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi, ku shpresoj që atëherë të ketë dialog. Keqardhje e madhe se unë besoj se minoriteti grek nuk është mish për topat elektoral të askujt, as në Shqipëri as në Greqi”, theksoi Rama.
Kryeministri më pas u ndal te procesi zgjedhor i së dielës në Himarë dhe numërimi, duke thënë se të dyja proceset ishin të qeta dhe fitorja e Belerit duhet të respektohet edhe pse me një grusht votash.
“Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër, që fatkeqësisht askush nuk do ta vërë re. Aty është votuar në qetësi të plotë, pa asnjë pengesë, pa asnjë incident. Aty kanë qenë gazetarë dhe trupi diplomatik. Aty ka qenë një lider lokal, i cili ka mbajtur televizionet gjallë me bomba tymuese. Aty kanë qenë dhe forcat e policisë që kanë garantuar gatishmëri për çdo rast dhe është bërë një numërim transparent dhe paqësor dhe në fund fare ka fituar me një grusht votash, por s’ka rëndësi, kandidati kundërshtar. Kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstraligjore dhe ekstraelektorale një fitore që s’ka të bëjë fare me masën e dhënë nga Gjykata për kandidatin në fjalë. Unë besoj se duhet të mjaftojë ky argument për të mos ngatërruar gjërat. E drejta për tu zgjedhur në Shqipëri është e garantuar nga të gjithë. Akuza nuk është ngritur nga qeveria”, deklaroi Rama.