• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lumi i votave të 14 Majit do e marrë përpara Ramën”/ Berisha – socialistëve: Votoni kandidatët e ‘BF’

22:03 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

“Vetëm 48 orë na ndajnë nga fitorja”. Me këto fjalë e nisi Sali Berisha takimin përmbyllës të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, ku thirrjen e fundit e rezervoi për kryeministritn Edi Rama, duke i thënë se duhet të tërhiqet pasi populli do ta matrrë përpara më 14 Maj.

Berisha ishte i prerë në qëndrimin e tij se e diela do të jetë manifesti i një lumi votash për kandidatët e dalë nga “Primaret”, të cilin Edi Rama nuk do ta ndalë dot pavarësisht çdo forme dhe tentative për shantazh në këmbim të tyre.

“Kalojnë në skuta me sejmenët e tij dhe shpërndajnë para. I them, mund të vjedhësh një kovë në lumin që rrjedh, mund të vjedhësh një votë, por lumin nuk e vjedh dot. Të garantoj që rryma e tij, rryma e ndryshimit, rryma e fitores do të të marrë përpara dhe do të të çojë atje ku e meriton. Edi Rama hiq dorë se populli është në këmbë, Shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë me votën e tyre, janë më të vendosur të mbrojnë liritë e tyre”, tha Berisha nga sheshi “Nënë Tereza”.

Ish-kryeministri u shpreh po ashtu se kandidatët e opozitës të dalë nga Primaret, janë kandidatët e fitores dhe ata që do të çojnë përpara synimin e opozitës për të ruajtur drejtimin e Shqipërisë drejt BE, ndërkohë që mazhoranca sot premton shkuarjen në BE si vasalë të Beogradit.

“Kandidatët tanë, yje të vërtetë të lirisë. Ata janë kandidatët e fitores. Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tonë për liri e dinjitet. Sonte mbyllim fushatën me të cilën ia dolëm të bindim shqiptarët, ti takojmë të bisedojmë me ta, të vendosim bashkë me 14 maj të votojmë ndryshimin, Belind Këlliçin, kandidatët tanë, Igli Carën në Durrës, Bardh Spahinë në Shkodër, Luçiano Boçin në Elbasan. Projekti i tyre është projekti i shndërrimit të bashkive në bashki të qytetarëve.

Lexo edhe:

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

Sot ne flasim se si do ndalojmë varfërinë e frikshme, si të frenojmë shpopullimin, shkretimin e vendit, si të frenojmë largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria,, si të mbrojmë pluralizmin e të shpëtojmë Shqipërinë, si të ruajmë Nord-in tonë drejt Brukselit kur sekti tjetër e nisi Fushatën me eksploziv, e mbylli me arrestime dhe e vijoi me tallava e tallje me qytetarët. Bënë fushatë duke u zotuar se në Bruksel do shkojnë si vasalë të Beogradit”, theksoi lideri  i opozitës.

Thirrjen e fundit Berisha e rezervoi edhe për të gjithë socialistët e ndershëm, duke thënë se edhe ata duhet të votojnë koalicionin “BF” duke larguar sektin e “Rilindjes” që ka marrë peng PS-në.

“Kam një mesazh për çdo demokrat, të gjithë kudo jeni më 14 maj të votoni kandidatët e Primareve, të merrni pjesë në votime. 1-shi është fati që përmbys monizmin e largon Edi Ramën. 1 –shi është fati ku ju firmosni fitoren, me të cilën i jepni përgjigjen e merituar armikut të egër të PD dhe pluralizmit.

Mesazhi është i njëjtë për cdo socialist, 14 maji është një ditë shpëtimi për ju. Votini kandidatët e Primareve dhe “BF” që të rifitoni PS të uzurpuar nga një bandë kriminale që quhet Rilindje”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Edi RamaSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

13:52 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Do të kandidoj sërish në 2026 për kreun e PD-së!

13:18 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Balluku i dha koncesionarit 140 mln euro, firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan

13:08 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Afera e aeroportit të Vlorës shpërtheu pas takimit të Pacollit me Ramën

12:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

“I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

11:30 : 22/10/2025
Para

VIDEO/ Arrestohen njerëzit e Belinda Ballukut duke shpërndarë para në Dibër

TË GJITHA

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfida e madhe

15:42 : 22/10/2025

Asnjë gjurmë prej gushtit të vitit 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

15:30 : 22/10/2025

Pas refuzimeve të Prokurorisë së Elbasanit, Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Uljan Bajrami

15:17 : 22/10/2025

EMRAT/ Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm, arrestohen dy persona në Qafë Botë

15:15 : 22/10/2025

Avokati i Popullit: Dixhitalizimi i shërbimeve publike po përjashton qytetarët më të pambrojtur

15:10 : 22/10/2025

Aksident në aksin Sarandë–Skërficë, automjeti përmbyset në rrugë

15:08 : 22/10/2025

Dash Sula: Një ish-president ka marrë deri në 500 mijë euro për një vend në Gjykatën e Lartë

15:07 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com