• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, sekuestrohen armë e eksplozivë

22:18 : 12/05/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit, njoftoi të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL. Njoftimi thotë se më 11 maj, u “kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë”. Qëllimi i tyre ishte të kapej udhëheqësi i kartelit si dhe të shkatërrohej infrastruktura e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale ishin arrestuar në Belgjikë në vitin 2021”.

Javën e kaluar, revista e së dielës e gazetës Nju Jork Times publikoi një artikull të gjatë ku përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 pasi EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut.

Autori i artikullit në Nju Jork Tajms, Robert F. Worth i tha Zërit të Amerikës se agjentët evropianë “ende po i hetojnë mesazhet që kanë deshifruar. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende”.

Agjencia e BE-së për zbatimin e ligjit EUROPOL njoftoi të premtën se në operacionin e fundit, janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuar si objektivë me vlera të larta. EUROPOL-i tha se rezultati i bastisjeve ishte: 13 arrestime u kryen në Serbi duke përfshirë 3 objektiva me vlerë të lartë; u kryen 35 kontrolle në shtëpi. Njoftimi i EUROPOL-it gjithashtu tregon se gjatë bastisjeve janë konfiskuar “15 makina luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë si dhe orë dore me vlerë prej rreth 2 milionë eurosh dhe gati 3 milionë euro para të gatshme.

EUROPOL-i thotë se janë konfiskuar “armë dhe eksplozivë, përfshirë 2 pushkë snajper, 3 pushkë automatike dhe armë” të tjera si dhe material shpërthyes.

Grupi i shkatërruar sipas njoftimit besohet të jetë pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose duke kaluar tranzit përmes Afrikës Perëndimore.

Lexo edhe:

Vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 3 të arrestuar në Vlorë

Kapet në Tiranë 25-vjeçari me mina të programuar për shpërthim

“Kjo bandë njihej në botën e krimit për dhunën dhe përfshirjen në grabitje të nivelit të lartë. Një nga objektivat e arrestuar në Serbi ishte një ish-udhëheqës i grupit famëkeq kriminal Pink Panther”.

Njoftimi i EUROPOL-it tregon se pas deshifrimit të platformës “Sky – ECC” “të paktën shtatë ton kokainë të kapur në portet evropiane në vitin 2020 e kishin origjinën tek ky kartel”.

Kriminelët, të arrestuar në Beograd si pjesë e këtij operacioni, ishin trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor, të identifikuar si pjesë e analizës së vazhdueshme të të dhënave të Sky ECC”.

Agjencia për zbatimin e ligjit të BE-së njofton se Europol-i krijoi Task Forcën Operacionale “Karteli Ballkanik” duke bashkuar vendet në të gjithë botën për të vënë në shënjestër në mënyrë efektive këtë kërcënim që buron nga ky rajon.

“Me mbi 50 që kanë përfaqësi të përhershme në Europol – përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, Europol-i është organizata përmes së cilës mund të zhvillohet një bashkëpunim i tillë. Duke shkëmbyer vazhdimisht informacione të mbledhura nga inteligjenca dhe me një koordinim të duhur ne mund të shkatërrojmë rrjetet kriminale, të çmontojmë operacionet e tyre dhe t’i bëjmë komunitetet tona më të sigurta”, citohet në njoftim Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Europol-it, Jean-Philippe Lecouffe.

“Dy anëtarë të personelit të Europolit u vendosën në Beograd për të mbështetur autoritetet serbe me masat e tyre hetimore gjatë këtij aksioni.”

EUROPOL-i si agjenci e Bashkimit Evropian ka 27 vende anëtare ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimit i ka të ndara në tri pjesë: Marrëveshjet Strategjike, Marrëveshjet Operacionale ku përfshihen marrëveshjet e nënshkruara edhe me Serbinë dhe Shqipërinë si dhe Marrëveshjet e Punës. Kosova ka nënshkruar marrëveshje pune me EUROPOL-in në korrikun e vitit 2020.

Artikulli i botuar më 7 maj nga revista e Nju Jork Times tregonte se si udhëheqësi i grupit kriminal të kapur në Serbi në vitin 2021, Veljko Belivuk kishte deklaruar se i ka shërbyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për të fuqizuar pushtetin e tij, ndërsa autoritetet serbe ishin detyruar ta kapnin atë pasi të dhënat e zbuluara nga EUROPOL-i nuk iu kishin lënë autoriteteve serbe rrugëdalje.

Presidenti serb i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë së fundmi se “teksti i pakuptimtë në Nju Jork Times është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi)”./VOA

Etiketa: arrestimballkanebosa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 3 të arrestuar në Vlorë

11:35 : 10/09/2025
AKTUALITET

Kapet në Tiranë 25-vjeçari me mina të programuar për shpërthim

12:40 : 09/09/2025
AKTUALITET

E kapi duke vjedhur, pronari dhun*n hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

17:11 : 08/09/2025
AKTUALITET

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025
AKTUALITET

Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh 38-vjeçari/ EMRI

10:42 : 06/09/2025
AKTUALITET

Pesë vite në arrati, kapet 44-vjeçari shqiptar në Itali

16:57 : 04/09/2025
Para

Nuk ka më pengesa për emigrantët, radhë të gjata në kufirin SHBA-Meksikë

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com