• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i dyshimtë i Belerit/ Pse nuk u ndalua ai “që do të merrte lekët” për votat?

11:55 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Policia e Vlorës ndaloi kandidatin e opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, nën dyshimet se është përfshirë në korrupsion në zgjedhje. Sipas informacioneve të shpërndara deri më tani në mënyrë jo-zyrtare, policia thotë se Beleri do t’i jepte para një personi për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Arrestimi i Belerit është i shoqëruar me dyshime të shumta mbi veprimtarinë e Policisë. Kandidati i opozitës u arrestua pas një fushate të gjerë linçimi kundër tij që ndërmorri së fundmi kryesocialisti dhe njëkohësisht kryeministri Edi Rama.

Pra, në pamje të parë duket se arrestimi është nxitur politikisht. Ky dyshim forcohet më tej nga veprimet policore.

Policia thotë që Fredi Beleri u arrestua në flagrancë, duke i dhënë (ose në tentativë) për t’i dhënë lekë një banori të Himarës, në këmbim të votës.

Lexo edhe:

Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

‘Kriset’ bastioni i PS-së! Zgjedhjet në Vlorë, mes akuzave për korrupsion e patronazhim

Në gjuhën e Kodit Penal, veprimtaria e dyshuar e Belerit quhet “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Por, që kjo vepër të qëndrojë, duhet detyrimisht që të ketë edhe “korrupsion pasiv” në zgjedhje. Më thjesht, duhet që edhe personi që pretendohet se ka marrë ose që do të merrte paratë nga Fredi Beleri, të ndalohej apo arrestohej në flagrancë.

Burime të “Boldneës.al” nga Himara tregojnë se, pas inkursionit të Policisë në lokalin e Belerit në qytezën bregdetare, u formalizua me shoqërimin e kandidatit të opozitës, avokatit të tij dhe një anëtari të shtabit, të cilët ishin të pranishëm në momentin e ndërhyrjes së forcave policore.

Në vijim, avokati i Belerit është u lirua, ndërkohë që mbahen të arrestuar kandidati i opozitës, Fredi Beleri, si edhe një anëtar i stafit të tij elektoral, Pandeli Kokaveshi.

Pra, këto të dhëna dëshmojnë se personi që pretendohet që do të merrte paratë nuk është shoqëruar, ndaluar apo “arrestuar në flagrancë” nga Policia.

Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje proceduriale, të cilat më tej fshehin edhe qëllimin e vërtetë të arrestimit të Fredi Belerit vetëm 48 orë para ditës së votimit.

Nëse do të ishte “flagrancë”, siç pretendon policia, atëherë detyrimisht uniformat blu do të kishin arrestuar edhe personin që do të merrte paratë në këmbim të votës, për veprën penale të “korrupsionit pasiv në zgjedhje”.

Në rast se ky person ka qenë në vendngjarjen e pretenduar nga policia dhe ai person nuk është arrestuar, atëherë dyshimet shkojnë në tezën se gjithçka është “sajuar” nga uniformat blu.

Duke ndjekur këtë logjikë, ekziston mundësia edhe që personi “që do të merrte paratë”, mund të jetë një individ i përdorur nga policia për të krijuar rrethana të rreme kriminale.

Në çdo rast, të dhënat e deritanishme anojnë në dyshimet se policia është keqpërdorur nga pushteti, sidomos pas fushatës linçuese të Edi Ramës kundër Fredi Belerit, për të cilin të dhënat nga terreni tregonin se ai do të jetë fituesi potencial i zgjedhjeve të 14 Majit në Bashkinë e Himarës.

Etiketa: arrestimibeleridyshimekodi penalpoliciavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

21:11 : 06/11/2025
AKTUALITET

‘Kriset’ bastioni i PS-së! Zgjedhjet në Vlorë, mes akuzave për korrupsion e patronazhim

17:53 : 06/11/2025
AKTUALITET

Aksidenti hekurudhor në Tempi! Prokuroria i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e të birit

16:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

10:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

20:24 : 05/11/2025
Para

Shpëtim Idrizi si patericë e Ramës

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com