• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përfitoi 25 mln euro tendera nga Veliaj, Këlliçi padit Mariglen Qaton në SPAK

17:29 : 09/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Dy javë pasi denoncoi publikisht skemën e punësimeve nepotike në bashkinë e Tiranës dhe atë të përfitimeve nëpërmjet tenderave e lejeve të ndërtimit, Belind Këlliçi ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, kreun e Inspektoriatit Ndërtimor, Mariglen Qato.

Më 26 prill, Këlliçi denoncoi se Qato ka përfituar miliona euro nga 29 tendera që lidhen personalisht me të në kohën kur drejtonte UKT-në dhe me familjarët e tij, përmes kompanisë “5D”, që është “de facto” në pronësi të tij.

“Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH.

Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro”, denoncoi asokohe Këlliçi.

Për shfrytëzimin e pozicionit të tij në kupolën e administratës duke përftuar 25 milionë euro tendera, kandidati opozitar në zgjedhjet e 14 Majit, ka dorëzuar padinë ndaj Qatos në SPAK dhe BKH, duke i renditur 10 akuza.

Lexo edhe:

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

padia_31683643981
padia_11683643983
padia_21683643985
padia_21683643985 (1)

Ndër akuzat që Këlliçi ka përfshirë në padinë e publikuar nga Syri.net janë ato për “shkelje të barazisë në tendera”, “korrupsion aktiv dhe pasiv si funksionar publik” dhe “fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë.

Ndërkohë, kujtojmë se Këlliçi në denoncimin e tij publik akuzoi Mariglen Qaton se nëpërmjet raportit të ngushtë me Erion Veliajn, ka emëruar njerëz të afërt në poste të rëndësishme në administratën e Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu, sipas Këlliçit me milionat e përfituara nga tenderat e “dhuruar” nga Veliajt, kreu I INUV-it dhe dy drejtorë të tjerë (ish-bashkëpunëtorë të tij në UKT), janë shndërruar në biznesmenë që operojnë në fushën e ndërtimit dhe po betonizojnë Tiranën.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” renditi disa nga lejet që treshja e drejtorëve të Veliajt ka marrë për ndërtimin e kompleksve të banimit, por “qershia mbi tortë” është një hotel me vlerë 15 milionë euro, që Qato po ndërton në bregdetin e Durrësit.

“Kjo është një nga lejet që ka marrë Mariglen qato në dtë 5 Prill 2022 për ndërtimin e kësaj godine banimi dhe shërbimi në qytetin e Tiranës. Kalojmë te leja e radhës, në datë 2 Shkurt 2021 po kompania ‘5D’ ka marrë këtë leje për një godinë tjetër banimi. Kalojmë te leja tjetër e radhës, në datë 8 Nëntor 2022 ka marrë lejen e ndërtimit për këtë godinë banimi. Ndërkohë dua të ndalem te ‘qershia mbi tortë’ është ky hotel me vlerën 15 milionë euro, vetëm një sekondë me vëmendje ju lutem, 15 milionë euro me sipërmarrës ‘Mediterrinan Investment Group’ dhe subjekt ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, ‘5D’ të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë ata janë punonjës të ‘Tirana DC’ dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro”, zbuloi Këlliçi.

AKUZAT NË PADINË E KËLLIÇIT NDAJ QATOS:

‘ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’,

‘shpërdorim detyre’,

‘përfitim i paligjshëm i interesave’,

‘fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’,

‘shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’,

‘pastrim i produkteve penale’,

‘përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale, ose veprimtaria kriminale’,

‘Moskallëxim krimi’,

‘Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’,

‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

LEXO EDHE:

Kreu i INUV Mariglen Qato, 25 milion euro tendera dhe leje ndërtimi nga Veliaj

“Mariglen Qato dhe dy drejtues të UKT po ndërtojnë hotel 15 mln euro në Durrës”

Etiketa: Bashkia e TiranesBelind KëlliçiErion VeliajMariglen Qatozgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

21:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

21:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025
Para

NBA/ LeBron mposht sërish Curry-n, Lakers një fitore larg finales së Konferencës së Perëndimit

TË GJITHA

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com