• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nga Korça: Rama me Filon e Peleshin kanë vjedhur miliarda euro, i tremben debatit

20:53 : 09/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

“Edi Rama ka vjedhur Korçën me Filon dhe Peleshin më shumë se çdo regjim tjetër. Ka vjedhur dhe ka abuzuar miliarda e miliarda euro”.

Me këto fjali e nisi Sali Berisha takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit në Korçë, aty ku kërkoi votën për kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Aliolli.

Kryedemokrati deklaroi nga Korça se këto zgjedhje vendore janë të rëndësishme pasi vendosin për fatin e demokracisë, ndaj qytetarët duhet t’i drejtohen kutive të dielën.

“Katër ditë na ndajnë nga dita që ne me votën tonë do firmosim në një mision historik, ndryshimin e madh. Do firmosim fitoren e Ledina Aliollit, do firmosim fitoren e pluralizmit, do firmosim rikthimin e lirisë dhe dinjitetit.

Zgjedhjet vendore kësaj radhe janë zgjedhje për fatin e demokracisë shqiptare, ndaj dhe unë kam bindjen më të madhe se idealistët, të cilët u ngritën fuqishëm në këtë fushatë si asnjëherë më parë, do triumfojnë me 14 maj.

Lexo edhe:

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

Këtu në Korçë, fitorja merr një dimension edhe më të shndritshëm, edhe më të shkëlqyer. Sepse këtu kryebashkiake do jetë Ledia Aliolli, një bijë e shquar e Korçës, një intelektuale e shkëlqyer, një familjare shembullore.

Por një politikane e re, e cila ka një dashuri të madhe për Korçën, për qytetarët, rrugët dhe rrugicat e saj. Ajo paraqiti këtu një projekt, më të shkëlqyerin që Korça mund të ketë dëgjuar ndonjëherë”, tha Berisha.

Më tej, ai renditi disa nga arsyet përse kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo nuk pranon të dalë në një debat me rivalen demokrate për bashkinë, duke i përmendur vjedhjen e tenderave dhe lejet për resorte dimërore.

“Edi Rama nuk lejon Filen e tij të ballafaqohet me Ledina Aliollin. Nuk lejon kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët e primareve. Kjo sepse ata kanë tmerr nga vetja e tyre. Ata janë zhytur në krime të tmerrshme ekonomike, vjedhje pas vjedhje, përvetësim pas përvetësimi.

Ata nuk paraqesin projekte sepse kanë vetëm mashtrime. I përgëzoj qytetarët e Korçës që kanë refuzuar takimet me Filen. Ftoj të gjithë shqiptarët të refuzojnë takimet me kandidatët e territ dhe bodrumit.

Nuk del dot Filja sepse ka firmën dhe paratë në resortet e Moravës dhe resortet e tjera. Nuk del dot Filja sepse e jep pyllin publik për prerje me 5 mijë lekë metrin dhe e shet me sekserët e tij 70 mijë lekë metrin e druve.

Nuk del Filja se me Ramën dhe Peleshin e tij, 8kanë zhytur Shqipërinë në një borxh të tmerrshëm. Nuk del Filja se ka mashtruar për aeroportin e Korçës. Ç’punë ka Filja me Korçën? Aq sa ka punë një hajdut ordiner”, tha Berisha.

Etiketa: Sali Berishasotiraq filozgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Për opozitën Dumani është armik i votës së lirë dhe avokat i korrupsionit

20:10 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 1 miliard euro të humbura nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ, Dumani “avokat” i vjedhjeve

19:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025
Para

Real Madrid-Man.City/ Gjigandët europianë përballen në “Bernabeu”, ndiqni sfidën “LIVE”

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com