• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDALI/ KESH shmang bursën 4.4 mln € të Ballukut, shet energji me 64.13 €/MWh

00:01 : 01/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Më 11 prill 2023 nisi operimin Bursa Shqiptare e Energjisë “ALPEX”, përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë, duke realizuar sipas ministers së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, një nga përparësitë e qeverisë për këtë sektor.

ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe deri më tani i ka kushtuar shtteti shqiptar 4.4 milionë euro investime.

Sipas shpjegimeve të qeverisë, platforma do të lejonte çmime për 24 orë të ditënatës dhe supozohej të ulte ndjeshëm kostot e sigurimit të energjisë nga ana e bizneseve prodhuese, si dhe kohën që u duhet për të gjetur shitës të energjisë jashtë kufijve të vendit.

Por duket se nuk mendon njëjtë Koorporata Elktroenergjitike Shqiptare (KESH) me drejtor Ergys Verdho, që përveç tenderave abuziv, në 4 muajt e parë të vitit ka shitur energji me çmime 4-5 herë më të ulëta sesa e ka blerë gjatë dimrit.

Edhe pse “ALPEX” tashmë është funksionale, KESH-i sipas ekspertit të energjisë Azmer Duleviç ka nxjerrë një shpallje për shitje energjie për datat 2 deri 5 Maj, por duke shmangur bursën e Ballukut.

Lexo edhe:

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

Sipas tabelave të publikuara prej tij në katër lote do të shiten deri në 47.200 ,MWh energji nga KESH me çmimin më të lartë që nuk i kalon 68.51 €/MWh.

Eksperti e cilëson këtë vendim të KESH si dështim të bursës së shumë përfolur të energjisë dhe ngre dyshime se shitja në këtë mënyrë e energjisë dhe me çmim qesharak në muajt e pranverës, mund të lidhet me nevojën për fonde të socialistëve për t’i shpenzuar në fushatën elektorale për garën e 14 Majit.

“Mos vallë ka lidhje me grumbullim fondesh për fushatën? Zv.ministra dhe drejtorë që nuk japin dot një intervistë pa lejen e Ballukut, nuk i hyjnë në punë as dreqit. Do habiteni po ta dini sa zv. ministra energjie janë në qarkullim që as emrat nuk ja di njeri”, shkruan Duleviç duke ngritur pikëpyetje të shumta për operacionet e KESH jashtë bursës.

Ky nuk është rasti i patrë kur Duleviç nxjerr në pah skandalet e Koorporatës Elektronergjitike, pasi në fund të janarit, pak pasi Shqipëria kishte hedhur pas krahëve krizën energjitike dhe Kaskada e Drinit ishte fryrë nga keqmenaxhimi e rrezikonte përmbytjen e Nënshkodrës dhe Lezhës, ai zbuloi se KESH-i shiti energji me çmim gjashtë herë më poshtë sesa çmimi në bursë.

Kur në bursën hungareze çmimi varionte nga 169.63 €/MWH deri në 190.88 €/MWH, KESH-i shiste energji me 25 €/MWh në periudhën 27-29 janar, teksa vetëm pak javë më parë e kishte blerë edhe me shifrën rekord 400 €/MWh.

344586795_572755164964645_1855243519454540488_n
344182938_788887982951370_3749546050240512423_n

Reagimi i plotë:

Dështimi i bursës ALPEX❗

(4.4 mln € ka kushtuar deri tani)

KESH  ka nxjerrë një shpallje për shitje energjie për datat 02 deri në 05 Maj 2023.

Të ndarë në 4 lote konkretisht në ⤵️

Lot 1 19200 MWh

Lot 2 9600 MWh

Lot 3 6800 MWh

Lot 4 7200 MWh

Pse kjo energji nuk po tregtohet në Bursë meqënëse e kemi funksionale⁉️

Mos vallë ka lidhje me grumbullim fondesh për fushatën?

Pse nuk flet opozita për këtë gjë? Mos vallë nuk e di? Mos vallë është e paaftë në burime njerëzore? Apo mos vallë merr pjesën e saj⁉️

E dini me çfarë çmimi po e shesin energjinë?

Lot 1.    68.51 €/MWh

Lot 2.    64.29 €/MWh

Lot 3.    64.13 €/MWh

*Po ti referohemi bursës hungareze për datat 02-05 Maj nuk kemi të dhëna!*

E kam thënë dhe e them përsëri zv.ministra dhe drejtora që nuk japin dot një intervistë pa lejen e Ballukut nuk i hyjnë në punë as dreqit. Do habiteni po ta dini sa zv. ministra energjie janë në qarkullim që as emrat nuk ja di njeri.

Etiketa: belinda ballukucmimi i energjiseKorporata Elektroenergjetike Shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025
AKTUALITET

Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

15:41 : 10/08/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
Në foto: Ceno Klosi në SPAK
AKTUALITET

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

22:00 : 31/07/2025
Para

Çmimet në kullat e Tiranës arrijnë sa në Dubai/ Në qendër pritet t’i kalojnë 5000 € m2

TË GJITHA

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

20:12 : 16/08/2025

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

19:57 : 16/08/2025

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

19:37 : 16/08/2025

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

19:34 : 16/08/2025

Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza

19:23 : 16/08/2025

16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham

19:13 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com