• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria më dobët në rajon, Banka Botërore thirrje për mbështetje ndaj fermerëve

16:25 : 01/05/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Rritja historike e çmimeve të ushqimeve pas luftës në Ukrainë ka kthyer vëmendjen nga sektori i bujqësisë në të gjithë botën. Institucionet financiare ndërkombëtare po vënë në dukje faktin se sektori i bujqësisë dhe prodhimi i ushqimit do të jetë amortizator i fortë i zbutjes së inflacionit sidomos në Ballkanin Perëndimor.

Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik të këtyre ditëve për Ballkanin Perëndimor vuri në dukje se kriza e krijuar i përkeqësoi stimujt për fermerët, të cilët janë baza e sigurisë afatgjatë për prodhimin e ushqimit. Në një analizë krahasuese, e cila ilustrohet ne grafikun e mëposhtëm, BB referoi se, Shqipëria kishte mbështetjen më të ulët për fermerët, me vetëm 0.3 për qind të PBB-së më e ulëta në Rajon.

Të gjitha qeveritë në Ballkan gjatë krizës së çmimeve vitin e fundit u përqendruan në uljen e inflacionit për të gjithë konsumatorët përmes kontrollit të çmimeve të ushqimeve. Mali i Zi aplikoi ulje të taksave, Maqedonia e Veriut, ulje të taksave dhe kufizim të eksportit, Serbia reduktim të tarifave të eksportit, ndërsa Shqipëria synon kontroll të çmimeve me borde qeveritare.

Shumica e masave në Rajon synuan mbështetjen ndaj të varfërve, ndërkohë që qeveritë përkeqësuan stimujt afatgjatë për fermerët, duke ulur kështu potencialin e rritjes së bujqësisë dhe duke ndikuar në rritjen afatgjatë të çmimeve të ushqimeve.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ofruan fonde shtesë të konsiderueshme për fermerët, mesatarisht 0.33 për qind të PBB-së. Mbështetja për fermerët në Shqipëri dhe Mal të Zi ishte më e vogël. Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, fermerët nuk morën mbështetje shtesë, kryesisht për shkak se ata tashmë ishin mbështetur mirë përmes programeve të rregullta buxhetore.

Lexo edhe:

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Zbulohet rrjeti i trafikut të grave, 44 viktima kolumbiane përfunduan në Shqipëri

Mbështetja e sektorit bujqësor si pjesë e PBB-së në Ballkanin Perëndimor (0.3 deri në 1.3 për qind) është përgjithësisht më e lartë se ajo në BE (0.4 për qind), ndërsa fermerët në shumicën e vendeve, përveç Shqipërisë, marrin mbështetje të krahasueshme si BE edhe në vite te zakonshme.

Çmimet globale dhe lokale të ushqimeve parashikohen të qëndrojnë të larta edhe gjatë 2023 dhe 2024. Edhe pse indeksi i Çmimeve të Ushqimit të Bankës Botërore ra me 12 për qind në tremujorin e tretë të 2022 pasi arriti një nivel të lartë historik në prill 2022, ai mbetet pothuajse 20 për qind më i lartë se një vit më parë, e cila është e lartë për standardet historike.

Lufta, ndryshimet klimatike dhe kostoja e inputeve mund t’i mbajnë çmimet e ushqimeve të larta në vijimësi. Vazhdimi i luftës në Ukrainë mund të krijojë një hendek eksporti prej 35 milionë tonësh drithëra dhe fara vajore në vitin e marketingut, teksa fenomeni i motit “El Nino” mund të shkaktojë thatësira në Azinë Jugore dhe Juglindore dhe Afrikë.

Ndaj mbështetja e prodhimit bujqësor shihet si siguria më e lartë për ti ballë sfidave në furnizimin e rregullt dhe me kosto të përballueshme të ushqimit./Monitor

Etiketa: falimentimfermerembeshtetjeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet rrjeti i trafikut të grave, 44 viktima kolumbiane përfunduan në Shqipëri

21:59 : 15/10/2025
AKTUALITET

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate

22:48 : 14/10/2025
SPORT

Shqipëri-Jordani/ Publikohet formacioni zyrtar, Silvinjo bën 7 ndryshime

18:11 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025
SPORT

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025
Para

Shtohen “hallet” e Colella-s, Partizani pa liderin e skuadrës ndaj Kukësit

TË GJITHA

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

19:34 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

19:24 : 19/10/2025

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025

Izraeli e konfirmon: Kemi nisur një seri sulmesh të reja kundër Hamasit

19:00 : 19/10/2025

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

18:45 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com