• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Erdogan: Forcat turke vranë shefin e IS-it në Siri

10:36 : 01/05/2023
në BOTA
Një anëtar i forcave speciale policore të Turqisë në Azaz të Sirisë

Një anëtar i forcave speciale policore të Turqisë në Azaz të Sirisë

Forcat turke e kanë vrarë liderin e supozuar të grupit të Shtetit Islamik (IS) gjatë një operacioni në Siri, tha mbrëmjen e së dielës, më 30 prill, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Erdogan tha gjatë një intervistë për televizionin turk TRT se lideri i IS-it, i njohur si Abu Hussein al-Qurayshi, u vra në një sulm të kryer të shtunën, më 29 prill.

Erdogan tha se agjencia turke e inteligjencës, MIT, kishte qenë duke e ndjekur atë “për një kohë të gjatë”.

“Ne do ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste pa diskriminuar asnjërën prej tyre”, tha Erdogan gjatë intervistës.

Lexo edhe:

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Tiranë

Vr*sja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar: Dy vite më parë autori qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

Turqia ka kryer operacione të shumta kundër IS-it dhe grupeve kurde përgjatë kufirit sirian, duke kapur ose vrarë militantë të dyshuar. Turqia kontrollon pjesë të mëdha të territorit në Sirinë veriore pas një serie inkursionesh tokësore për t’i larguar grupet kurde nga kufiri turko-sirian.

Abu Hussein al-Qurayshi u emërua udhëheqës i grupit militant pasi kreu i tij i mëparshëm u vra në tetor. Një zëdhënës i IS-it e quajti atë “një nga luftëtarët veteranë dhe një nga djemtë besnikë të Shtetit Islamik”.

Ai mori drejtimin e IS-it në kohën kur grupi ekstremist ka humbur kontrollin e territorit që dikur mbante në Irak dhe Siri. Megjithatë, grupi ishte përpjekur të aktivizohej sërish, duke kryer disa sulme vdekjeprurëse në të dyja vendet.

Themeluesi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, ishte thënë se e kishte vrarë pasi ishte rrethuar nga forcat amerikane në një sulm në veriperëndim të Sirisë në tetor të vitit 2019. Pasardhësi i tij, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, u vra në një sulm të ngjashëm në shkurt 2022. Ai u pasua nga Abu al-Hassan al-Hashimi al-Qurayshi, i cili, sipas ushtrisë amerikane, u vra në mes të tetorit në një operacion nga rebelët sirianë në provincën jugore të Sirisë, Daraa.

Grupi IS u shkëput nga al-Kaida rreth një dekadë më parë dhe pastaj arriti të kontrollojë pjesë të mëdha të Sirisë veriore dhe lindore, si dhe Irakun verior dhe perëndimor. Në vitin 2014, ekstremistët shpallën të ashtuquajturin kalifat, duke tërhequr mbështetës nga e gjithë bota.

Në vitet në vazhdim, ata pretenduan se ishin përgjegjës sulme të shumta në të gjithë botën që vranë dhe plagosën qindra njerëz, përpara se të sulmoheshin nga vende të ndryshme të botës. Në mars të vitit 2019, luftëtarët sirianë të mbështetur nga SHBA-ja morën kontrollin e pjesës së fundit të territorit që dikur mbanin ekstremistët në provincën lindore të Sirisë, Deir el-Zour, që kufizohet me Irakun./Rel

Etiketa: Erdogankreu i ISushtria turkevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Tiranë

19:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vr*sja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar: Dy vite më parë autori qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

11:05 : 24/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit në Manzë/ Del FOTO e Daniel Pepës

14:19 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e shqiptares në Kanada nga ish-partneri, e ëma: Debatuan për çantën e pelenave…

11:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Durrës, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim/ EMRAT

09:49 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në Manzë, Gjekmarkaj: Ministria e Brendshme dhe Policia, institucione të paralizuara

11:16 : 22/10/2025
Para

U lidhën në "BBVK", zbulohet arsyeja e ndarjes së Getinjos me Vivien

TË GJITHA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025

Mblidhet sot Kuvendi, raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë

08:49 : 27/10/2025

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

08:37 : 27/10/2025

Shembje gurësh dhe dherash në aksin Pukë-Fushë Arrëz, bllokohet qarkullimi

08:33 : 27/10/2025

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025

Java nis me reshje shiu! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:16 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com