• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcënimet e Ramës/ I përgjigjet Spahia: Shkodra është qytetari, e refuzon gjuhën e urrejtjes

22:52 : 30/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Në prezantimin që i bëri sot Benet Becit si kandidat i socialistëve për Bashkinë e Shkodrës, Edi Rama u kujdes që me një gjuhë urrejte të baltoste punën që në vetëm 1 vit Bardh Spahia ka bërë si kryetar bashkie, por edhe të mbronte qeverinë e tij nga kritikat që i janë bërë për diferencim të kryreqendrës së Veriut nga fondet për projekte.

Teksa Bardh Spahia zbuloi në nisje të fushatës elektorale se nga viti 2015 deri në vitin 2023 janë paraqitur nga parardhësja e tij Voltana Ademi dhe vetë ai 42 projekte madhore për të transformuar qytetin dhe pikat turistike e janë financuar nga qeveria vetëm 4, Rama akuzoi demokratët se i kanë penguar investimet.

“Nga viti 2015 deri në 2023 kemi paraqitur në total 42 projekte, me një total prej 22.5 milionë euro. Janë financuar nga këto, para se të filloja unë punë, vetëm 4, me 242 mijë euro. Vijmë te viti 2023. Kemi paraqitur vetëm gjatë drejtimit nga ana ime 50 projekte të konceptuara dhe të përfunduara, me një total prej 21 milionë euro dhe kemi marrë zero projekte të miratuara. Nga vitit 2015 nga gjithë Fondi i Zhvillimit të Rajoneve bashkia Shkodër ka marrë 0.74 për qind të totalit, krahasuar kjo me bashki të tjera të ngjashme apo të të njëjtës madhësi me Shkodrën, siç është Elbasani apo Korça. Ka marrë 7 herë më pak Shkodra dhe bashkia Korçë dhe Elbasan dhe 10 herë më pak se Durrësi, 5 herë më pak se Vlora, megjithëse Shkodra ka specifika të tjera se jemi me territorin më të madh, më të vështirë dhe është kryeqendra e Veriut. Nuk dua të bëj rolin e viktimës, por, po t’i referohesh vëmendjes ndaj Veriut, kemi problematika serioze”, zbuloi Spahia në studion e TPZ.

Por kryeministri me bindjen se do të shmangte përgjegjësinë nga vetja për braktisjen e Veriut u përpoq me çdo kusht t’ia faturonte mosndërtimin e ujsësjellësit dhe një shëtitoreje në Shirokë të djathtëve, duke pretenduar se me Becin kryebashkiak çdo project do të ndërtohet.

“Nuk e di kush është nga ju? Ti ke nevojë për ujë? Për Usësjellës keni nevojë ju? Ne kemi bërë projektet, tenderat, të Shirokës dhe jo vetëm. Kemi lidhur kontratat për të filluar punën, por Bashkia e Shkodrës nuk na jep leje. Jo mua, jo PS-së sepse si me lejen e Bashkisë Shkodër apo pa lejen e atyre, ne do të jemi në pushtet. O Daut nuk na jep leje t’ju sjellim juve ujë. Unë e di që demokratët sido që të jetë puna, ujin e duan pa ngjyrë, nuk e duan blu. Kurse Bashkia mendon se demokratët duhet ta kenë etjen blu. Kjo është mendja e Bashkisë Shkodër, nuk jep leje për ujësjellësin. Mos më thoni jo mos kërcëno që s’do të mbështesësh bashkinë që mund të fitojmë, puna është që s’do e mbështes dot. Sepse ja çfarë ndodh. Kurdo që ka qenë puna për të bërë diçka për Shkodrën, që s’ka lidhje me Bashkinë, e kemi bërë. Në të tjera, na pengon Bashkia. Na kanë penguar dhe për rrugën në Velipojë sa na e kanë shpirtin. Për letrat, me qëllim që më mirë pa rrugë se sa ta bëjnë rrugën kundërshtarët”, tha Rama.

Lexo edhe:

Ironia tragjike e aeroportit të Vlorës

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

Për të gjitha kritikat pa argumente dhe fakte, por edhe gjuhën e përçarjes që mbolli gjatë fundjavës në Veri, shefit të qeverisë i është përgjigjur shkurt dhe qartë sot në mbrëmje Bardh Spahia.

Kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidat për t’u zgjedhur sërish në këtë detyrë si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i kujton Ramës se Shkodra është djep qytetari dhe dëshmi e pastër e rezistencës ndaj keqqeverisjes së tij.

“Shkodra është identitet, dëshmi rezistence, vlerë dhe qytetari që nuk zbehet dhe as nuk mund të bëhet pis nga ata që edhe njëherë të vetme kur flasin për të duan ta njollosin”, shkruan Bardh Spahia në një mesazh të tij të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

“Qytetaria Shkodrane e refuzon gjuhën e urrejtjes dhe baltosjes së qytetit tonë”, thekson ai më tej.

Etiketa: bardh spahiabashkia shkoderEdi Ramazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ironia tragjike e aeroportit të Vlorës

09:39 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

16:20 : 21/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
Para

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 1 Maj 2023

TË GJITHA

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu përdori Egla Cenon për të sulmuar Saimir Kodrën dhe roli i deputetes së PS

10:42 : 22/10/2025

Vrasja e dyfishtë në Durrës, shoqërohen në polici 5 persona

10:38 : 22/10/2025

Lëvizte me pistoletë në makinë në mes të Tiranës, arrestohet 39-vjeçari/ EMRI

10:35 : 22/10/2025

Vrasja në Durrës/ Kamarieri: Daniel Pepa më kërkoi kafe, kur nuk ia bera nisi të ofendonte

10:19 : 22/10/2025

Makina përplas motorin në aksin Korçë-Pogradec, plagosen burrë e grua

10:08 : 22/10/2025

Trafikuan 25 persona drejt SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal

10:04 : 22/10/2025

Lëvizte i armatosur, arrestohet 25-vjeçari në Mat/ EMRI

09:55 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com