• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kullat e Tiranës si tragjedi e përbashkët

15:46 : 28/04/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, VIDEO

Nga Klodian Tomorri

Në pikën më juglindore të Trekëndëshit Polinezian ekziston një ishull i vogël, që quhet Ishulli i Pashkës. Bota e njeh për 900 e ca statujat e famshme të gurit në formë njeriu, të shpallura nga UNESCO si trashëgimi botërore. Por pasuria më e madhe që ishulli i ka dhënë njerëzimit nuk janë statujat monolike, por një mësim i madh nga historia e tij.

Polinezianët e parë mendohet se mbërritën në ishull rreth shekullit të 12-të. Pasi u vendosën aty, ata krijuan një shoqëri që lulëzoi me shpejtësi siç dëshmohet nga statujat e famshme, krijimi i të cilave quhet një arritje e jashtëzakonshme për kohën. Por në një pikë të caktuar ishulli filloi të binte me shpejtësi. Kur europianët e parë mbërritën në Ishullin e Pashkës në shekullin e 18-të, popullsia e tij kishte rënë në vetëm 2 mijë banorë, nga 15 mijë që kishin qenë një shekull më parë.

Jared Diamond, një historian i njohur amerikan sugjeron se shkaku kryesor i rënies së ishullit ishte pikërisht simboli i shkëlqimit të tij. Sipas Diamond, ndërtimi i statujave çoi në mbi shfrytëzimin e burimeve të ishullit duke e zhytur atë në shpyllëzim masiv dhe degradim mjedisor. Kjo i detyroi banorët të shndërroheshin në kanibalë dhe të zhyteshin në luftë civile.

Ekocidi në Ishullin e Pashkës është një nga rastet e para të dokumentuara të asaj që në teorinë ekonomike njihet si Tragjedia e së Përbashkëtës, ndonëse vetë koncepti do të zbulohej më vonë nga ekonomistët. Me fjalë të thjeshta, Tragjedia e së Përbashkëtës është një formë e dështimit të tregut, e cila ndodh kur maksimizimi i interesit personal çon në mbi shfrytëzimin e pasurive të kufizuara publike. Rasti klasik është ai i një fshati të vogël që burim të vetëm jetese ka peshkimin nga një liqen i vogël? Çfarë ndodh nëse të gjithë banorët e fshatit në përpjekje për fituar më shumë para, peshkojnë pa pushim? Peshku zhduket ndërsa fshati kolapson.

Lexo edhe:

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Ajo që ndodh me qendrën e Tiranës është një formë e Tragjedisë së të Përbashkëtës. Në këtë rast pasuria publike e limituar është qendra e qytetit. Ndërsa ata që mbi shfrytëzojnë janë ndërtuesit e kullave. Teksa ndërtuesit maksimizojnë sa më shumë interesin e tyre personal ata hedhin kosto mbi gjithë të tjerët, pasi konsumojnë me shpejtësi pasurinë e përbashkët, tokën e kufizuar në qendër të Tiranës. Teknikisht fenomeni njihet me emrin eksternalitet negativ.

Për të ndaluar një cikël të Tragjedisë së Përbashkët ka vetëm dy mënyra. E para është kufizimi me ligj i shfrytëzimit të pasurisë publike që kërcënohet. E dyta është internalizimi i eksternaliteteve. Kjo e dyta bëhet përmes taksimit, i cili synon të frenojë kërkesën.

Sot një kullë në Tiranë taksohet me 11 për qind për ndikimin në infrastrukturë dhe strehimin social. Por në kushtet kur ekuilibri i kërkesë-ofertës për ndërtime është i denatyruar për shkak të burimeve informale të ardhurave, që vijnë nga trafiqet apo korrupsioni, taksa nuk mjafton. Fakti që uria për kulla në qendër të Tiranës nuk ndalet është dëshmia më e qartë.

Nëse procesi nuk ndërpritet, hapësirat publike në qendër do të zhduken, sipërfaqet e gjelbërta nuk do të jenë më, memoria historike e qytetit do të jetë rrafshuar, ndërsa dendësia e lartë e popullsisë do të përkeqësojë cilësinë e jetës dhe shërbimeve. Dhe ndërsa cikli i Tragjedisë së të Përbashkëtës vazhdon, risku është që Tirana të bëhet si Rano Raraku, vendi i famshëm ku ekspozoheshin statujat e Rapa Nui-ve. Ndryshimi i vetëm është se qendra e Tiranës nuk do të ekspozojë statujat si simbol i shkëlqimit dhe rënies së saj, por kullat shumëkatëshe./oligarkia.al/

Etiketa: Bashkia e TiranesEdi RamaErion VeliajKlodian Tomorrikulla ne tirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
Para

Reagon Banka e Shqipërisë: Nuk mund të ndërhyjmë për të ndaluar rënien e Euros

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com