• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me ligjin

Mes vendimeve për transferimin e 30 prokurorëve si pasojë e hartës së re gjyqësore, KLP vendosi të transferojë në Tiranë edhe dy anëtaret e veta, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi, ndonëse ligji për statusin e magjistratëve ndalon lëvizjet e anëtarëve të Këshillit deri në 3 vjet pas mbarimit të mandatit.

22:17 : 28/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Më 24 prill, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi projekt-aktin për transferimin e përhershëm të tridhjetë prokurorëve si pasojë e zbatimit të hartës së re gjyqësore.

Mes prokurorëve të transferuar figurojnë edhe dy anëtaret e KLP-së, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi, të cilat me vendim të kolegëve të tyre në Këshill do ta ushtrojnë detyrën në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, pavarësisht se ligji për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” u ndalon atyre procedurat e lëvizjes paralele deri në tre vjet pas mbarimit të mandatit.

Ky përjashtim ligjor synonte të shmangte konfliktin e interesit në vendimarrjet e këshillave në sistemin e drejtësisë.

Esmeralda Keshi ushtronte detyrën e drejtueses së Prokurorisë së Dibrës kur u zgjodh anëtare e KLP-së, ndërsa Eloida Goxhi drejtonte Prokurorinë e Rrethit të Beratit.

Ndonëse sipas ligjit ato duhej të riktheheshin në pozicionet e tyre të mëparshme pas mbarimit të mandatit në KLP, me votat e nëntë kolegëve të Këshillit kanë siguruar secila nga një vend në Prokurorinë e Tiranës, kohë përpara se t’u përfundojë mandati.

Lexo edhe:

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

E pyetur nga BIRN për këtë vendimarrje, Esmeralda Keshi kërkoi që pyetja t’i drejtohej Këshillit të Lartë të Prokurorisë “që të mbajë qëndrim zyrtar dhe të sqarohet vendimarrja”. Kryetari i KLP, Alfred Balla dhe anëtarja tjetër Eloida Goxhi ishin të paaritshëm për koment.

Vendimi i KLP-së për transferimet e përhershme pa pëlqim ka shkaktuar reaksion dhe është kundërshtuar nga një grup prokurorësh të shkallës së parë, të cilët e konsiderojnë vendimin në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë, barazisë, objektivitetit dhe transparencës në zhvillimin e karrierës së prokurorëve.

Përmes një ankese drejtuar KLP-së të parë nga BIRN, prokurorët thonë se presin një proces të drejtë të zhvillimit në karrierë, nëpërmjet mekanizmave ligjorë të lëvizjeve paralele dhe rotacioneve periodike.

Në reagim, prokurorët shprehen se bllokimi për një kohë të gjatë i vendeve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm të cilësuara si zyra karriere, ato të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, si dhe zënia e një pjesë të tyre nëpërmjet procedurave të tilla ai ajo e vendimarrjes së të hënës, vendos në pozita të pabarabarta dhe dekurajuese prokurorët.

Ata e vlerësojnë si të domosdoshme nisjen sa më shpejt të procedurave të lëvizjeve paralele për të gjithë pozicionet vakante në sistemin e prokurorisë, në përputhje me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është i vetmi që vendosi të transferojë në Tiranë dy anëtaret e veta, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Më 31 janar 2023, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me votë unanime të anëtarëve të pranishëm që të transferonte anëtaren e vet, Marçela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës – e cila konsiderohet gjithashtu një gjykatë karriere.

KLGJ pretendoi se nuk kishte vepruar në kushtet e konfliktit të interesit, por se kishte bërë ‘transferim të detyruar’ të gjyqtares Shehu nga Kurbini në Tiranë, për shkak se ajo gjendej jashtë strukturës organizative të gjykatës ku ishte emëruar.

/Reporter.al/

Etiketa: Alfred BallaEloida GoxhiEsmeralda Keshiklp

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

12:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, KLP: Po presim sqarime nga prokuroria e Elbasanit

17:11 : 20/10/2025
Para

Zgjedhjet në Turqi, Rama shpreh mbështetjen për Erdoganin

TË GJITHA

Këto janë shenjat më me fat të nëntorit 2025

13:19 : 02/11/2025

Përfundojnë homazhet, ish-kryeministri Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

12:58 : 02/11/2025

Tensionet me Venezuelën/ SHBA forcon praninë ushtarake në Karaibe, 16 mijë trupa pranë Karakas-it

12:47 : 02/11/2025

“Iku vetëm fizikisht”/ Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi forcën e ringritjes, nuk e kishte frikë humbjen

12:29 : 02/11/2025

“Po ndahem me njeriun që kalova një çerek shekulli”, Xhoana Nano: Sot dita më e errët e jetës

12:19 : 02/11/2025

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

12:00 : 02/11/2025

Dhunuan biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë

11:56 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com