• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katet pa leje/ Salillari hedh në gjyq Edi Ramën. Dyshimet për betejë ligjore fiktive

21:52 : 26/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në një kohë që Prokuroria e Tiranës ka avancuar me hetimin penal ndaj “Salillari-t” për ndërtim të paligjshëm të një godine në zonën e Liqenit të Thatë, kompania në pronësi të Pëllumb Salillarit ka vendosur të zhvillojë një betejë gjyqësore me kryeministrin Edi Rama, i cili, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), nënshkroi në nëntor 2022 konfiskimin e pallatit, për shkak të shkeljes së lejes së ndërtimit.

Gjykata Administrative e Apelit ka regjistruar në 18 Prill 2023 padinë e Salillarit për “Shfuqizimin e vendimit nr. 7, dt. 9.11.2022 të KKT-së për konfiskimin për interes publik të objektit; Godinë Banimi dhe shërbimi 2, 4 dhe 6 kat, me 2 dhe 5 kat nëntokë, me vendondodhje Liqeni i Thatë.

Në foto: Gjykata e Apelit Administrativ ka regjistruar padinë e Salillarit kundër KKT-së së drejtuar nga Edi Rama

Përballja në një proces ligjor mund të duket si një situatë normale, ku një kompani private pretendon veprime abuzive nga institucionet shtetërore.

Por, një përballje ndërmjet Ramës dhe biznesmenit, ndër më të afërtit e tij, krijon hapësirë aludimi se gjithçka mund të jetë një proces me nota fiktiviteti.

Lexo edhe:

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj

Në shtator të vitit 2022, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se ishin konstatuar kate pa leje në godinën në ndërtim të Salillarit tek Liqeni i Thatë.

Pas këtij konstatimi, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (IKMT) dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj kompanisë “Salillari” për “ndërtim të paligjshëm”.

Paralelisht, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) ndërmori hapat për konfiskimin e godinës, bazuar në një Vendim të shumëdebatuar të Këshillit të Ministrave, të miratuar në Korrik të vitit të kaluar.

Në foto: Vendimi i KKT-së për konfiskimin e godinës me kate pa leje të Salillarit

Por, ndërkohë që zhvilloheshin këto procedura, kompania “Salillari” vijonte të merrte pa ndërprerje përfitimin e miliardave nga tenderat publikë.

Vetëm pak ditë pas konstatimit të shkeljes ligjore, kompania “Salillari” fiton një tender pa garë, me vlerë 2.5 milionë euro, për thellimin e portit të Vlorës, për t’i krijuar akses dy anijeve nga Bangladeshi, të cilat u pajtuan nga qeveria e Edi Ramës për prodhimin e energjisë elektrike.

Po ashtu, kompania “Salillari” ka fituar të paktën 10 procedura prokurorimi për “asfalt elektoral” të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në dy muajt e fundit.

Institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj e ka shpallur kompaninë e Pëllumb Salillarin fitues në procedura të prokurimit publik, me një vlerë totale prej rreth 850 mijë euro.

Pra, përtej asaj që u duk në publik si një përplasje Salillari-Rama, paratë publike që fiton biznesmeni nga qeveria dhe bashkitë e drejtuar nga socialistët, tregojnë të kundërtën, pra një raport që vijon të jetë komod mes tyre.

Por atëherë, për çfarë duhet kjo padi e Salillarit kundër Edi Ramës?

Prokuroria e Tiranës, e cila prej disa muajsh po kryen hetim penal për ndërtim të paligjshëm ndaj kompanisë “Salillari”, pritet që shumë shpejt ta dërgojë çështjen për gjykim.

“Boldnews.al” ka mësuar se, të dhënat e siguruara deri më tani nga hetimi penal, krijojnë bindjen se vepra penale është kryer.

Por, në rast se Gjykata e Apelit Administrativ pranon padinë e Salillarit dhe rrëzon konfiskimin, rrjedhimisht edhe faktin e paligjshëm, atëherë një vendim i mundshëm në favor të kompanisë private mund të zbusë efektet e procesit penal.

A është ky qëllimi i padisë së Pëllumb Salillarit kundër “punëdhënësit të tij kryesor”, Edi Ramës? Mbetet për t’u parë në vijim nëse konfirmohen dyshimet për një padi dhe përplasje “fiktive” mes të dyve.

Etiketa: Edi RamaGjykata e Apelit Administrativpellumb salillariSalillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj

19:11 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama i pamëshirë! Deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa ilaçe se ishin shumë

18:52 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025
AKTUALITET

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

13:12 : 17/11/2025
AKTUALITET

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

12:13 : 17/11/2025
Para

Finalja e basketbollit, Tirana rikuperon, mund Besëlidhjen në sfidën e tretë

TË GJITHA

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

21:00 : 17/11/2025

Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

20:54 : 17/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi

20:47 : 17/11/2025

Zbulohen emrat e disa prej banorëve të Big Brother VIP 5

20:38 : 17/11/2025

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

20:28 : 17/11/2025

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar…

20:14 : 17/11/2025

Ndryshime në sistemin e azilit në Britani, katërfishohet pritja për shtetësi

20:09 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com