• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekzekutimi i Nikulajt/ Gjenden rroba të autorit, policia shpall në kërkim 5 persona

15:55 : 26/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Zhvillime të rëndësishme janë regjistruar këtë të mërkurë në lidhje me vrasjen e ndodhur në 19 prill në ambientet e lokalit “Coral”, ku u ekzekutua biznesmeni 50-vjeçar Ardian Nikulaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë kryer kontrolle të imtësishme në zonën e Gjadrit, aty ku kamerat e sigurisë kanë fiksuar për herë të fundit edhe autorin e ngjarjes teksa largohej me motorin tip “Skuter”.

Mësohet se gjatë kontrollit në një prej banesave në fshatin Gjadër, agjentët kanë gjetur rroba të djegura që dyshohet se i përkasin personit që vrau biznesmenin dhe eksponentin e njohur politik në qarkun e Lezhës.

Mbetjet e rrobave do të dërgohen për kryerjen e ekspertizës në laborator, me hetuesit që dyshojnë se ka gjurmë ADN-je që mund të çojë në identifikimin e vrasësit të Nikulajt.

Sakaq, sipas News24, policia ka shpallur në kërkim 5 persona të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në vrasjen e bujshme.

Lexo edhe:

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet dëshmia e parë e vrasësit portugez: Mund të kem udhëtuar me Edmondin

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për autorin Ruben Saraiva

Hetuesit kanë rënë në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Ndërkohë, policia ka rënë në gjurmët e një vajze, e cila ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje dhe më pas ka identifikuar personin të cilit ajo ia ka dhënë.

Autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në ditët në vijim, teksa kontrollet në zonën midis Lezhës dhe Shkodrës vijojnë.

  • NGJARJA

Ardian Nikulaj u ekzekutua sapo ishte ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.

Autori e kreu krimin në vetëm 10 sekonda duke zbrazur 7 plumba të pistoletës “TT” në drejtim të Nikulajt. Ai mbante veshur një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent, ndërsa pasi kryen vrasjen largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Pamjet e kamerave të sigurisë në pedonalen e Shëngjinit kanë fiksuar autorin me të njëjtin mjet dhe me të njëjtën veshje edhe në datat 17 dhe 18 prill.

Ai ka qëndruar pa lëvizur për orë të tëra para lokalit “Coral” në pritje të momentit kur objektivi i tij do të ishte vetëm. Momenti i përshtatshëm u krijua rreth orës 13:30 të datës 19 prill kur Ardian Nikulaj u ul vetëm në një prej tavolinave dhe dyshohet se ka qenë nën survejimin e shtetasit anglez që u largua nga territori i Shqipërisë përmes aeroporti të Rinasit, 5 orë pas ngjarjes.

Shtetasi anglez (rreth 40 vjeç), ishte prezantuar  në hotel dhe lokal si turist dhe ka qëndruar në Shëngjin nga data 14 deri më 19 prill. Fill pas vrasjes ai është larguar nga Shqipëria.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi Nikulajt i është vrarë vëllai nga pjesëtarë të fiseve Palaj-Lestakaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familjet Palaj-Lestakaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar.

Përplasje mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura.

Gjithsesi, nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën dhe deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.

Etiketa: #vrasja#boldnewsArdian Nikulajvrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet dëshmia e parë e vrasësit portugez: Mund të kem udhëtuar me Edmondin

15:34 : 02/02/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për autorin Ruben Saraiva

14:45 : 06/12/2024
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulaj, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivës, avokati: Kërkuam ndryshimin e masës

12:17 : 09/10/2024
AKTUALITET

“I pritëm vrasësit në hotel”/ Gruaja e Nikulajt për Daily Mail: Ardiani iu pagoi drekën

20:59 : 27/08/2024
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Shqipëria letërgaranci Londrës: Na ekstradoni Haxhinë

15:48 : 11/07/2024
AKTUALITET

“Killerit” nga Nikla iu ofruan 500 mijë euro, si dështoi plani për të vrarë Nikulajn në 2021-shin

20:14 : 08/07/2024
Para

Detaje të reja/ Vrasja e Nikulajt, shpallen në kërkim 5 persona, mes tyre edhe shtetas të huaj

TË GJITHA

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com