• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Stërgjyshët e Abramoviçit dhe referencat e gabuara të qeverisë

08:43 : 25/04/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

1- “Stër-stërgjyshët” e Abramovichit

David Litvak, rabini i qytetit Porto, u arrestua nga policia portugeze në mars 2022 ndërsa banesa e zyra e tij u bastis. Zoti Litvak akuzohet për falsifikim, shpërdorim detyre e korrupsion dhe procesi penal kundër tij vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ajo që e bën interesant këtë rast është se i pandehuri dyshohet të ketë ndihmuar oligarkun rus Roman Abramovich, i afërt me Putinin, për të marrë shtetësinë portugeze (automatikisht edhe atë të Bashkimit Europian) në shkelje të ligjit. Ajo që e bën sensacional këtë rast është se rabini kishte arritur të “provonte” se stër-stërgjyshët e ebreut rus Abramovich ishin ndër çifutët e dëbuar nga gadishulli Iberik në shek. 15 dhe mbi këtë bazë “stër-stërnipit” i ishte lëshuar pasaporta.

2- Shitja e palavdishme e shtetësisë europiane

Skemat e dhënies së shtetësisë kundrejt investimit ndryshe të quajtura edhe “pasaportat e arta” kanë qenë të njohura por edhe të shoqëruara me probleme e skandale të shumtë; më shqetësuese ishte përfitimi i pasaportës nga persona me profil kriminal dhe me origjinë nga vende problematike. Meqë në shtetet anëtare të BE shtetësia e lëshuar e implikonte të tërë Unionin, Komisioni Europian kishte bërë thirrje e marrë masa për anulimin e këtyre skemave; në tërësi shtetet anëtare po i anulonin dhe kufizonin këto skema. Lufta në Ukrainë e rishtroi këtë si një problem akut sigurie. Kjo shpjegon edhe arrestimin e rabinit Litvak një muaj pas fillimit të agresionit rus.

Lexo edhe:

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

3-Malta si preteksti i radhës

Në mes të marsit në Tiranë Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme i BE deklaroi se mirëpriste deklarimin se KM Rama nuk do te vijonte më tej nismën e tij për pasaportat e arta. Komisioni Europian e kishte përsëritur rregullisht kundërshtimin e tij që nga nëntori 2019 kur Rama deklaroi se do të ofronte pasaporta kundrejt pagesës; vitin e shkuar, pra mbas agresionit rus, Delegacioni i BE-së në Tiranë e trashi zërin për këtë çështje.

Mbasi foli Borrell-i,  KM Rama sqaroi se nuk ishte tamam kështu: ai priste vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GjED). Nëse vendimi ishte pro pasaportave të arta ai do të bënte zgjedhjen e vet. Palë në këtë çështje para GjED ishin Komisioni Europian kundër Maltës.

4- Malta si “shembull pozitiv”

Në shtatorin e shkuar Komisioni Europian paditi Maltën në GjED pasi qeveria laburiste refuzoi t’i jepte fund skemës së pasaportave të arta më gjithë skandalet e shumta; këtu përfshihen edhe video me pushtetarë duke diskutuar ndarjen e ryshfeteve nga dhënia e shtetësisë. Në fakt, laburistët maltezë qeverisën që nga viti 2013 përmes shtetkapjes, korrupsionit të lartë, pará-larjes deri tek vrasja e gazetares investigative Daphne Caruana-Galizia. Për zbardhjen e vrasjes me autorë deri në qeveri u desh trysnia e ndihma e institucioneve europiane dhe e FBI-së amerikane. Megjithëse Partia Laburiste ndryshoi disa anëtarë të qeverisë përfshi edhe shefin e saj problemet mbeten po ato. Prandaj edhe nuk duhet të na habisë ngulmimi i qeverisë për të shitur pasaporta vërtet të arta.

Jo për t’u habitur por gjithsesi për t’u shënuar është që Rama nga tërë shtetet e BE-së zgjedh të marrë si shembull pikërisht më problematikun për shtetkapje, korrupsion e kriminalitet zyrtar dhe me sjellje më antieuropiane për sa i përket shitjes së shtetësisë.

5- Malta si referencë e gabuar

Baza ligjore e padisë së Brukselit kundër Maltës nuk është fort eksplicite mesa i kam lexuar unë traktatet europiane dhe prandaj edhe vendimi gjyqësor nuk është fort i parashikueshëm. Duhet thënë edhe se në BE është praktikë rutinë që kur mosmarrëveshjet mes Komisionit dhe një shteti anëtar nuk gjejnë zgjidhje përmes negociatave atëherë palët i drejtohen GjED-së.

Por këto vendime janë detyruese vetëm për palët brenda BE-së. Ato nuk kanë ndonjë domethënie politike e ligjore për shtetet jashtë Unionit si Shqipëria; madje këto vendime gjyqësore nuk e kufizojnë Komisionin Evropian në negociatat me palë të treta përfshi këtu edhe në negociatat për anëtarësim me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

E thënë më thjesht Brukseli i thotë qeverisë së Tiranës “mos më trego Maltën se nuk është puna jote! Po deshe të hysh në BE hiq dorë nga pasaportat e arta, amnistia fiskalo-penale etj.”.

Kështu Evropa foli me Serbinë duke i thënë ose vër vizat për afrikanë e aziatikë që hyjnë në Serbi për të dalë azilantë në Austri ose do kthejmë vizat për shtetasit serbë. Dhe Vuçiçi u bë i arsyeshëm e i dëgjueshëm.

6- Kundër justicializimit të politikës

Me një farë lidhje me sa më lart është edhe një zhvillim apo më mirë deformim i debatit e proceseve politike tek ne që më gjerë njihet edhe si “justicializim i politikës”.

Një shembull për këtë janë avokatët e çdo zullumi të qeverisë, përfshi edhe deputetë rilindistë. Kur opozita denonconte akte dukshëm abuzive e korruptive hazërxhevapi i tyre ishte “çojeni në prokurori!”. Duke qenë të sigurt se po thonin realisht “çojeni në arkivë!”. Dhe duke ju shmangur përgjegjësisë për të debatuar thelbin e problemit e për mbajtur qëndrim ndaj tij.

Po kështu është edhe refleksi i opozitës e shoqërisë civile për të kthyer shumë skandale në kallzime penale të depozituara në SPAK. Patjetër që aktet abuzivo-korruptive me provat e gjetura dhe arsyetimin përkatës duhen denoncuar në prokurori. Rasti i inceneratorëve nuk do të kishte avancuar pa dosjet e trasha të dorëzuara në SPAK nga opozita. Në raste të ngjashme dosje të mirë-kopsitura lipset të bëjnë të njëjtën udhë.

Por edhe nëse SPAK-u ka vullnet e kapacitet të plotë për të hetuar deri në fund çdo skandal (e dimë që nuk i ka e nuk mund t‘i ketë) do e kishte fizikisht të pamundur të hetoje çdo zullum në  morinë syresh që bëhen publike.

Lipset që opozita e pjesa e shëndetshme në shoqërinë civile e median të shpjegojnë qartë e kuptueshëm për publikun natyrën e skandalit e dëmet që ai sjell. Dhe duke e motivuar që të agjitojë për ndryshim pozitiv. Kjo është tejet e vështirë në kushtet e regjimit që bllokon hapësirat e opozitës në Kuvend, blen median dhe intimidon çdo segment shoqëror kritik. Por është udha kryesore drejt restaurimit të shtetit ligjor e demokracisë.

Etiketa: genc pollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
AKTUALITET

Primaret dhe kontrasti

12:40 : 08/03/2025
AKTUALITET

Genc Pollo: Nuk kandidoj për deputet, e ndava mendjen katër vjet më parë

11:40 : 21/02/2025
Para

Policia "mbyll sytë" përballë kullave, arrestohet i moshuari që nisi ndërtimin pa leje në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com