Dan Hutra, i cilësuar nga opinioni publik si “vrasësi i grave”, thotë se e meriton dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjet që ka bërë. Ai e pohon këtë në një intervistë nga burgu për emisionin “Uniko”.
I pyetur nëse do ta pranonte dënimin me vdekje (nëse do të ishte ende në Kod), Dan Hutra thotë që jo. Ai i pranon krimet, por shprehet se sipas tij ka qenë i detyruar për t’i bërë.
Më tej, i pyetur se si e bën gjumin e naëts kur e di që ka vrarë një grua shtatzënë, ai jep një përgjigje mospërfillëse që tregon se nuk e vret ndërgjegjja. Ai shton më tej se është karakter i rëndë, por nuk është fanatik, ashtu siç thonë njerëzit për të.
Intervista:
Spartak Koka: Në mendimin tënd, a e meriton ti dënimin me burgim të përjetshëm?
Dan Hutra: Sigurisht që po, nuk e justifikoj dot veten.
Spartak Koka: Në rast se do kishte dënim me vdekje, do e meritoje dënimin me vdekje?
Dan Hutra: Jo!
Spartak Koka: Përse?
Dan Hutra: Mua nuk më dhimbset jeta se..për një arsye nuk më dhimbset jeta. Unë e kam ditur se çfarë jam duke bërë, unë s’i kam bërë pa dashje, unë kam qenë plotësisht i qetë. Dhe nuk e meritoj dënimin me vdekje pasi mua kanë dashur të më helmojnë, mua deshën me më kalb në burg jo 1 herë po 2-3 herë, domethënë pikërisht Alketa. Përse të vdes?
Spartak Koka: Pra, ti do të jetosh?
Dan Hutra: Shiko, jetën e ka Zoti në dorë. Unë…shiko, unë po mos të kisha shkuar të merrja Rahmanin atë natë, unë sot nuk do isha tu fol me ty, unë sot nuk do isha në burg. Se do kisha ikur, do kisha ikur aty ku kisha planet e mia. Pra, unë shkova hëngra inat me Zotin se unë kisha shkuar 2 herë me e vra dhe s’e vrava dot se s’desh Zoti. Shkova për së treti, më futi këtu.
Spartak Koka: Jetën ta fal Zoti e ta merr Zoti, apo jo?
Dan Hutra: Po!
Spartak Koka: Po ti ja u ke marrë jetën.
Dan Hutra: Shiko, për asnjë gjë nuk bën me vra. Dhe këtë e them edhe për rininë, për brezat e rinj, për gjithçka, për asgjë nuk bën me vra. Çdo rrugë, çdo problem ka një rrugëzgjidhje. Por unë isha betuar sepse më shkatërruan po të them.
Spartak Koka: Si të zë gjumi duke menduar që ke vrarë një nënë shtatzënë?
Dan Hutra: O si më ze gjumi. Nuk jam budalla as psikopat. Unë mendoj vetëm këtë gjë, mendoj tani si të marr lekët te Marjana dhe mendoj nga të piqem me Lad Kurtin dhe njëherë ballë për ballë në shesh të burrave. Këtë mendoj unë, nuk mendoj unë se çfarë kam bërë ore. Seriozisht e ke? Unë nuk bëhem pishman fare ore. Unë 8 muaj kam ndenjur në burg, Dan Hutra nuk ka qeshur një herë. Në momentin që jam arrestuar dhe deri tani unë rri vetëm duke qeshur, njerëzit mund të më thonë ore qenka budalla, psikopat vërtetë. Jo ore nuk jam as budalla as psikopat ore. Por, ai që qesh ishalla e vesh, të shkojë një herë t’i veshi këpucët e mia… Unë jam kundër dhunës, për të madhin Zot. Unë nuk kam pat vetëm Marjanën. Unë nuk e di se sa kanë qenë… shko kapni dhe të tjerat se i keni gjetur se ku janë, shko kapni thuajini ore a ka qenë i dhunshëm ky njeri, si ka qenë edhe çfarë do të thonë.
Spartak Koka: Pra ti e ke paragjykimin ndaj femrave të cilat sillen keq ndaj meshkujve?
Dan Hutra: Për të zhdukur këtë fenomen në Shqipëri, për Zotin e madh unë a e di sa qejf kam me u zhduk si fenomen, se ne shqiptarët e mbajmë veten për fanatikë. Ne realisht nuk jemi fanatik, ne s’dimë me qenë fanatikë. Pse? Jashtë shtetit, femra deri në moshën 30 vjeçe, 35 vjeçe, bën çfarë të dojë. Njëkohësisht edhe mashkulli. Dhe kur martohen shofin familjen, krijojnë familje. Nuk shohin më çfarë kanë kaluar dhe të kthejnë kokën pas, se koka e kthyer pas është me pasoja për të ardhmen. Të futet Kodi Penal i familjes, shumëkush nuk e di çfarë është Kodi Penal i familjes. Të gjykohen, të ballafaqohen por jo kap e plas brenda. Ok policia do ndalojë, absolutisht, nuk jam kundër me policinë pse më ka ndaluar mua policia. Ka bërë mirë që më ka ndaluar për Zotin e madh. Ama vetëm një gjë ta dish, policia dhe prokuroria, që po të kisha plan t’i bëja keq Alketës, Alketa ka bë 1 javë që ka ikur te shtëpia e vetë. Dhe mua s’më ka shkuar mendja. Pra, një javë pa e takuar unë pa më kapur policia.
Spartak Koka: Pra ti flet kundër fanatizmit, ndërsa të gjithë njerëzit të njohin si fanatik për gjithçka ke bërë.
Dan Hutra: Ok. Mua më njohin njerëzit për fanatik? Jo. Njerëzit që mua më njohin tamam, ju nuk i keni marrë në pyetje se unë jam në dijeni për gjithçka çfarë kanë dhënë mediat edhe ca gjëra jazik ju qoftë. Por, media e ka zërin e lirë, vazhdoni jepini mos e ndalni se mua nuk më ndryshon asnjë gjë. Unë e njoh veten se kush jam dhe nuk më bëhet fare vonë. Por dua të them këtë pjesën që the njerëzit të njohin për fanatik. Mua njerëzit më njohin vetëm për dy gjëra; Fjalën që e thotë e bën dhe nuk pret në besë. E kam karakterin e rëndë. Por, çfarë do të thotë karakter i rëndë? Nuk bëhem dot servil i tjetërkujt. Të bardhës i them të bardhë të zezës i them të zezë. Nëse dikush do ta quajë njeri të sëmurë ose me karakter të rëndë këtë, ok dhe unë do dorëzohem para psikiatrit, më merrni tani a jepni urdhër të më çojnë te psikiatri.