• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e “kinezit të kumarit”, Liangbin Chen

18:56 : 25/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Shtetasi kinez, Liangbin Chen, i dyshuar për mashtrimin me baste on-line të mbi 9 milionë bashkëkombasve të tij, për një vlerë prej 140 milionë euro, nuk do të ekstradohet në Kinë.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pasditen e kësaj të Marte kërkesën e prokurorisë, e cila kërkonte që biznesmeni kinez t’u dorëzohej autoriteteve të vendit të tij.

Në këtë mënyrë merr fund beteja ligjore, ndër më kontraverset e zhvilluara gjatë muajve të fundit në gjykatat shqiptare.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni, ka rrëzuar vendimet e dy gjykatave më të ulta, të cilat kishin vendosur më herët në favor të ekstradimit të tij.

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

Është ende herët për të mësuar detajet e këtij vendimi dhe argumentat e përdorur nga gjyqtarët e lartë, të cilët vendosën në favor të personit të dyshuar për mashtrim gjigand financiar.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se personazhe të rëndësishëm të jetës politike dhe financiare në Shqipëri kanë qenë të interesuara që Liangbin Chen të mos ekstradohej.

Procesi gjyqësor ndaj tij është zhvilluar nën dyshime të shumta, të cilat përfshijnë persona në sistemin e drejtësisë, të konsideruar si njohje apo lidhje të forta të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Chen u arrestua në korrik të vitit 2022 në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur me “kartelë të kuqe” nga autoritetet në Kinë, sepse konsiderohet si “koka” e një grupi të gjerë që ka kryer mashtrim kompjuterik të një numri të konsiderueshëm personash.

Por, arrestimi i tij duket se ka qenë “aksidental” dhe, për më tepër, “i padëshiruar” për faktorë të ndryshëm në Shqipëri.

Pasi ai u ndalua nga Policia, fillimisht gjykata e vendosi në “arrest me burg” me afat, në pritje të kërkesës për ekstradim nga Pekini.

Vetëm pak javë më pas, gjykata e Tiranës e zbuti masën e sigurimit ndaj tij, nën argumentat se vuan nga një sëmundje që i përkeqësohet në kushtet e paraburgimit.

Prokuroria e Tiranës apeloi vendimin. Por, Gjykata e Apelit e la në fuqi masën e “arrestit në shtëpi”, pasi prokurorja e Apelit, Arta Marku, vendosi të tërhiqet nga ankimi.

Përtej betejës ligjore, emri i kinezit duket se ka ndezur kërshëri specifike në qarqe të caktuara të politikës dhe biznesit në vendin tonë.

Në korridoret e sistemit të drejtësisë përflitet se ka një përpjekje të shtuar nga faktorë jashtë-gjyqësorë, të cilët janë të interesuar që shtetasi kinezi i dyshuar për mashtrim në shuma të mëdha, të mos ekstradohet drejt vendit të tij dhe të qëndrojë në Shqipëri.

Nuk ka të dhëna që mund ta konfirmojnë, por gjithësesi “çështja Chen” po zhvillohet në Shqipëri në një kohë kur kryeministri Edi Rama është duke avancuar idenë e tij për rikthimin e basteve në vendin tonë.

Personazhi kryesor i kësaj historie, Liangbin Chen, besohet se ka njohuri të posaçme në programet e avancuara kompjuterike, që mund të lidhen edhe me bastet.

Nga ana tjetër, personat shqiptarë që tregojnë një interes të shtuar për procesin e ekstradimit të shtetasit kinez, Chen, gjithashtu kanë lidhje me tregun e basteve sportive.

Ndërkohë, mister për publikun është fakti se përse Liangbin Chen vendosi të udhëtoi në linjë të rregullt ajrore nga Dubai drejt Tiranës, kur ai duhet të ketë qenë në dijeni se ndaj tij ka pasur një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Kina.

Dyshimet mund të ngrihen në faktin se ai mund të ketë marrë garanci për të hyrë i paprekur në Shqipëri.

Burimet nga institucionet ligjzbatuese, të cilat kanë trajtuar rastin e tij këto muajt e fundit, deklarojnë për “Boldneës.al” se ai ka deklaruar se destinacioni i tij final është Singapori, një vend që nuk ka raporte pozitive me Kinën.

Por, nëse është vërtetë kështu, pikëpyetja shtrohet se përse ka zgjedhur udhëtimin nga Dubai drejt Shqipërisë, kur e ka pasur shumë herë më të thjeshtë dhe më të shkurtër rrugën drejt Singaporit.

Etiketa: Gjykata e lartekinezi i kumaritLiangbin Chen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025
AKTUALITET

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

22:03 : 08/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës dhe Malltezit

16:56 : 22/04/2025
BOTA

Gjykata e Lartë e SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e emigrantëve venezuelianë

08:51 : 21/04/2025
AKTUALITET

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë jep vendimin për kërkesën e Berishës

13:45 : 17/04/2025
BOTA

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën

08:57 : 11/04/2025
Para

Policët serbë rrahin dhe dëbojnë emigrantët me dhunë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio: Nuk kam pritshmëri të larta

20:32 : 15/05/2025

Ndoqi Milanin në tribunë, Igli Tare: Këtu, vetëm për të ndjekur ndeshjen

20:22 : 15/05/2025

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

20:16 : 15/05/2025

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

20:16 : 15/05/2025

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos, alternativat për pankinën

20:11 : 15/05/2025

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit të armëpushimit 30-ditor

19:56 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com