• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro në minimum historik, bie poshtë 112 lekëve

13:12 : 24/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro e ka nisur këtë javë me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 112 lekëve dhe duke regjistruar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 111.81 lekë.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor shprehen se rënie e euros në nivele të paprecedentë është e lidhur me ofertën shumë të lartë të monedhës europiane, që mund të shpjegohet me disa faktorë. Vlerësohet se të ardhurat nga turizmi hyrës kanë një tendencë të shtohen me hyrjen në tremujorin e dytë të vitit. Festat fetare të muajit prill gjithashtu mund të kenë sjellë një rritje të mëtejshme të prurjeve për shkak të kthimit të emigrantëve. Një tjetër faktor që, sipas agjentëve të tregut, mund të ndikojë kursin e këmbimit është fushata për zgjedhjet lokale të muajit maj.

Në teori, do të ishte e pritshme që zgjedhjet të ndikonin më shumë në nënçmimin e monedhës vendase, si pasojë e ofertës nga rritja e shpenzimeve publike gjatë muajve para zgjedhjeve. Por, në fakt, një efekt i tillë nuk po shihet, madje po ndodh e kundërta. Agjentët vlerësojnë se në periudhat para zgjedhjeve shoqërohen me flukse të shtuara të valutës së huaj dhe kryesisht të euros, ndaj mund të supozohet se edhe fushata po luan një rol të vetin në rritjen e prurjeve të euros dhe në zhvlerësimin e saj.

Dëshmi e prurjeve shumë të mëdha të euros është edhe fakti se nënçmimi i euros nuk po ndalet as nga blerjet e Bankës së Shqipërisë, në shuma të konsiderueshme. Në dy javët e fundit, Banka e Shqipërisë ka blerë më shumë se 25 milionë euro në tregun e brendshëm, për nevojat e administrimit të rezervës valutore. E megjithatë as kjo nuk e ka frenuar zhvlerësimin e vazhdueshëm të monedhës europiane.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Megjithëse ekspertët e kursit të këmbimit vlerësojnë se prurjet informale kanë një rol të rëndësishëm në zhvlerësimin e euros kundrejt lekut, në fakt kjo tendencë në afatin e gjatë mbështetet edhe lëvizjet e balancave makroekonomike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për vitin e kaluar zbriti në 1.08 miliardë euro, në rënie me 7.5% krahasuar me vitin 2021. Rënia e deficitit të llogarisë korrente ka ardhur kryesisht falë shtimit të të ardhurave nga turizmi, nga eksporti i shërbimeve dhe nga rritja e dërgesave të emigrantëve. Në terma realë, Banka e Shqipërisë nënvizon se se deficiti i llogarisë korente të Shqipërisë është reduktuar nga niveli 10.8% i PBB-së në vitin 2014 në nivelin 5.9% të PBB-së për vitin 2022.

Duke pasur parasysh prurjet e mëdha të euros dhe theksimin e mëtejshëm të efektit sezonal në muajt e verës, agjentët mendojnë se me shumë të ngjarë rënia e euros ndaj lekut do të vazhdojë më tej.

Zhvlerësimi i euros po ndihmon në uljen e inflacionit, që në Shqipëri edhe në pikun e vet, vitin e kaluar, ka qenë në nivele ndjeshëm më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe të BE-së. Një nga faktorët vlerësohet se ka qenë pikërisht forcimi i lekut ndaj euros. Zhvlerësimi i euros me më shumë se 7% krahasuar me një vit më parë mund të favorizojë gjithashtu turizmin dalës të shqiptarëve jashtë vendit.

Por, nga ana tjetër, rënia e paprecedentë e euros po dëmton gjithnjë e më shumë bizneset eksportuese të mallra dhe shërbimeve, që sigurojnë të ardhura në valutë, por shumicën e shpenzimeve i kryejnë në lekë./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 2 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:03 : 02/06/2026
AKTUALITET

Minimum historik/ Turizmi dhe fluksi i valutës nga emigrantët e çojnë euron në 95.48 lekë

20:17 : 01/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 01/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 31 maj, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:39 : 31/05/2026
Para

BE: Zgjedhjet në veriun Kosovës në përputhje me kuadrin ligjor, por nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë

TË GJITHA

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom