• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nga Kamza: Rakip Sulit i është hapur dosje në Greqi

19:30 : 24/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të Hënë se kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli ka një “dosje të hapur” në Greqi.

“Rakip as në Greqi s’pranohesh më se të kanë hap dosje atje mesa mora vesh. Po, po! Po të garantoj se ato para kudo ti kesh dërguar do ti gjejmë dhe do dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Qeveritarët hajdutë do ti ndjekë vjedhja gjer në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet”, tha Berisha nga Kamza, gjatë një takimi krah kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Arjan Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vlerësoi Hoxhën, ndërsa tha se më 14 Maj votohet edhe për të shpërbërë pushtetin monist dhe për të vendosur përsëri sistemin demokratik.

“Ju garantoj se Arjan Hoxha, kandidati i vullnetit dhe votës tuaj, kandidati i dinjitetit tuaj, do të shkrijë të gjithë energjitë e tij, të gjithë mendjen me përkushtimin më të madh, do të bëjë gjithçka që së bashku me ju ta ndryshojë me shpejtësi gjendjen në bashkinë e Kamzës. Do të bëjë gjithçka që taksat tuaja ti shndërrojë në shërbime për ju të merituara. Arjani do të jetë një shërbëtor i përulur i qytetarëve të Kamzës. Një administrator i aftë, i zoti, dhe i ndershëm, do të jetë një drejtues vizionar për transformimin e Kamzës”, tha Berisha.

“Me 14 maj, Kamza ndahet dhe Shqipëria, nga sistemi më i keq që ka njohur njeriu dhe njerëzimi, nga sistemi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, në duart e një individi. Çdo analizë që mund ti bëjmë historisë dhe të shkuarës do të gjejmë se regjimet më të këqija, më ç’njerëzore, më jo popullore, kanë qenë regjimet në të cilat një njeri i ka kontrolluar të gjitha pushtetet. Dhe ky është rasti i Shqipërisë sot. Edi Rama i kontrollon sot të gjitha pushtetet e këtij vendi dhe e vërteta është se kontrollon të gjithë ekonominë, financat, gjykata, polici, SHISH, presidencë dhe çdo institucion tjetër. Në këto kushte me 14 maj, ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arjan Hoxhën qytetar të parë në Bashkinë e Kamzës, por votojmë për të shpërbërë pushtetin monist të Edi Ramës, votojmë për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri. Votojmë për të vendosur përsëri sistemin demokratik”, shtoi ai.

Lexo edhe:

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Kryedemokrati u shpreh më tej se “vetëm me djegësat që u gjobisin ju çdo ditë, Erion Velaij, Edi Rama, Rakip Suli plaçkiti 420 mln euro”.

“Vetëm me djegësat dhe ju paguaji, për çdo ton hedhurina, 29 euro në minierën e floririt në Sharrë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, gjoja për ti djegur. Që të gjitha depozitohen dhe nuk digjet asnjë ton. Paratë përfundojnë ofshore dhe në Iran. Të gjitha janë tuajat”, tha ai.

Sipas Berishës, Rakip Suli ka vjedhur me fondet publike.

“Shikoni çfarë bën Rakip Suli me Erion Veliaj. Të vetmet që nuk u prekën nga tërmeti, ose u prekën më pak se çdo gjë tjetër, ishin shkollat. Shkollat i morën dhe i rrafshuan për të vjedhur 70-80% të shumës së përdorur për rindërtimin e tyre. Po çfarë pësoi Kamza. Kamzës ju shkatërrua arsimi. Nuk ka mësim me 3 turne miqtë e mi. Unë kam qenë pedagog vetë, po çdo njeri, jo më fëmijët, por as me studentët e rritur me 3 turne se bën dot mësimin. Dhe këtë e bëri Rakip Suli, vetëm e vetëm për xhepin e tij, këtë e bëri Erion Veliaj, vetëm e vetëm për xhepin e tij. Në qoftë se do të mendonim, hajde për të rriturit, por të paktën për fëmijët e qytetarëve ata nuk mund ta bënin kurrë një akt të tillë, ata nuk mund të mendonin kurrë të fryheshin si shushunja me paratë e shkollave. 6 milionë euro e ndërton shkollën ‘Sami Frashëri’, Erion Veliaj. Me 6 milionë euro ndërtohen të paktën 7-8 shkolla. 7.2 milionë euro rindërton shkollën ‘Hillary Clinton’ Rakip Suli në Kamzë. Shih çfarë janë këta more. Këta vjedhin në çdo gjë, këta vjedhin në çdo pemë, në çdo gropë, në çdo bankë, këta vjedhin në çdo shkollë“, tha kryedemokrati.

Etiketa: rakip suliSali Berishazgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

12:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

09:36 : 29/10/2025
Para

Arrihet marrëveshja, interesat e Iranit në Shqipëri do të mbrohen përmes ambasadës turke

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com