• Kontakt
Thursday, September 21, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Pse është i rëndësishëm procesi gjyqësor ndaj ish drejtuesve të UÇK-së?

15:08 : 23/04/2023
në AKTUALITET, RAJONI
Pse është i rëndësishëm procesi gjyqësor ndaj ish drejtuesve të UÇK-së?

“Gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është i rëndësishëm për të paktën dy arsye: sepse është një lloj trashëgimie e proceseve të dështuara të gjykatës për ish-Jugosllavinë para mbylljes së saj; së dyti, akuzat u referohen krimeve të kryera ndaj personave që konsiderohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare”, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës James Gow, profesor në King’s College të Londrës.

Gjyqi ndaj ish presidentit të Kosovës, si dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi me 3 Prill. Ish-udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte para një gjykate ndërkombëtare me seli në Hagë.

Në aktakuzë thuhet se të paktën 440 persona, shqiptarë, serbë, romë, boshnjakë dhe malazezë, të cilët nuk morën pjesë në konflikt, u ndaluan në mënyrë të paligjshme. Të paktën 102 nga ta, sipas akuzës, nuk u mbijetuan krimeve të kryera ndaj tyre.

Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi lanë gjurmë të rëndësishme politike. Thaçi ka mbajtur postet më të larta qeveritare në Kosovë në disa raste, ndërsa Veseli dhe Krasniqi, mbajtën funksionin e kryetarit të parlamentit.

Lexo edhe:

“Botoksi në stomak”/ Mbyllen hetimet, Prokuroria dërgon për gjykim drejtoreshën e Spitalit Memorial në Fier

Vlorë – U arrestuan gjatë operacionit “Tempulli”, dalin para gjykatës 12 persona

Njoftimi për aktakuzën ndaj zotit Thaçi u publikua në qershor të vitit 2020, pak para takimit në Uashington, ku ai duhej të përfaqësonte Kosovën në dialogun me Serbinë. Raundi i dialogut i nisur nga SHBA-të u shty dhe Avdullah Hoti (kryeministër në atë kohë) e zëvendësoi në negociatat e shtatorit.

Procesi ndaj zotit Thaçi dhe të tjerëve nuk është rasti i parë i gjykimit të përfaqësuesve të lartë politikë të Kosovës dhe ish komandantëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në dy procese (në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë) për mungesë provash. Ato procese u përshkuan me tërheqjen e deklaratave të disa dëshmitarëve që akuzonin zotin Haradinaj.

“Në të kaluarën janë mbajtur disa gjykime dhe janë kryer hetime, por cilësia e provave nuk ishte e kënaqshme. Për më tepër, proceset u penguan nga frikësimi i dëshmitarëve, prandaj në marrëveshje me Prishtinën u krijuan Dhomat e Specializuara (Gjykata e Posaçme) për të arritur përparim në zgjidhjen e çështjes së trashëgimisë së luftës”, tha profesor Gow, ekspert në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por selia e tyre, për shkak të nevojës për të mbrojtur dëshmitarët, është vendosur në Hagë. Ato trajtojnë ngjarjet nga 1 janari i viti 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, periudhë që përfshinë një vit e gjysmë nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“Gjyqi është momenti për të ndriçuar të vërtetën e plotë për viktimat e krimeve të rënda. Bëhet fjalë për njerëz që janë keqtrajtuar ose vrarë, jo vetëm serbë dhe romë, por edhe shqiptarë etnik. Procesi tregon se ata që kryejnë abuzime mund të mbajnë përgjegjësi. Këtë duhet ta kenë parasysh ish udhëheqësit e kohës së luftës të Serbisë dhe autoritetet që i mbrojnë ata. Edhe pse kjo ka të bëjë me gjyqin ndaj zotit Thaçi, është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh mosndëshkimi që ekziston në Beograd”, tha për Zërin e Amerikës Elizabeth Evenson, drejtoreshë e Programit për Drejtësi Ndërkombëtare të organizatës joqeveritare Human Rights Watch.

Tensionet në Kosovë, të cilat datojnë që nga vitet e 80-ta, kulmuan në fund të viteve 90-të me një konflikt të armatosur midis forcave ushtarake dhe policore të Republikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme dhe formacioneve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne besojmë se ky proces, nëse kryhet në mënyrë të drejtë dhe me një qasje të duhur, mund të ndihmojë paqen e qëndrueshme. Drejtësia dhe regjistrimi i keqbërjeve mungojnë në rajon, gjë që krijon një bazë për mitet dhe keqkuptimet që mund të përdoren nga politikanët manipulues. Ky dhe gjykime të tjera mund të ndihmojnë në vendosjen e themeleve për qëndrueshmëri dhe bashkëjetesë me respekt”, tha përfaqësuesja e Human Rights Watch në një përgjigje me shkrim.

Megjithatë, Sarah Ochs, nga Fakulteti Juridik në Louisville në shtetin amerikan të Kentakit, e sheh metodën e themelimit dhe karakterin e Gjykatës së Posacme si një nga problemet për arritjen e një përfundimi të tillë.

“Është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Por në realitet, deri diku ishte pasojë e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës. E vendosur në Hagë, është larg zonës ku kanë ndodhur krimet e supozuara. Gjykata menaxhohet tërësisht nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, pa asnjë kontribut nga qytetarët e Kosovës”, shpjegon profesorja Ochs, e cila shton se puna më efektive kërkon një shpërndarje më të barabartë midis aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë, asisoj që askush nuk do të kishte përparësi dhe të përjashtonte plotësisht palën tjetër.

“Megjithatë, tani është tepër vonë për një gjë të tillë. Gjykata u krijua, proceset po zhvillohen, edhe pse nuk dihet nëse institucioni i themeluar mbi parimet ekzistuese ishte më i përshtatshmi”, tha zonja Ochs.

Para fillimit të procesit gjyqësor kundër zotit Thaçi, që ishte edhe një nga negociatorët kryesorë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nënshkrues i marrëveshjes së parë të Brukselit, perëndimi ndërmori një nismë diplomatike, rezultati i pritshëm i së cilës është një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ulja e tensioneve.

Mirëpo, a mund të ndihmojë për këtë gjykimi ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së, pavarësisht nga përfundimi i procesit?

“Pa dyshim, një nga arsyet që i akuzuari Thaçi, i cili ishte president i Kosovës, u dorëzua dhe bashkëpunoi, është që të mbajë anën e Uashingtonit dhe Brukselit. Autoritetet e Prishtinës duan që proceset të vazhdojnë dhe të përfundojnë. Ata e kuptojnë se nëse nuk bashkëpunojnë, do të gjenden në një pozitë edhe më të vështirë. Në këtë kuptim, gjyqi mund të jetë i dobishëm për dialogun mes dy palëve, të cilave u duhet kohë për përparim i dukshëm”, vlerëson profesori Gow.

Sarah Ochs nuk pajtohet plotësisht me këtë qëndrim, duke përmendur si argument qëndrimin kritik që ka ende shumica e publikut në Kosovë lidhur me gjykatën dhe shtrirjen e saj të mundshme.

“Në përpjekje për të mos qenë shumë pesimiste, mendoj se ka mënyra të tjera për të bërë përparim në procesin e pajtimit mes dy vendeve. Nuk e di nëse përmbushja e drejtësisë në proceset penale është rruga e duhur. Sidomos për shkak të mungesës së legjitimitetit të asaj gjykate në Kosovë, të cilën qytetarët e saj e shohin si një lloj pale të tretë ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Pasoja e dhimbshme e luftës për shumë familje në Kosovë është se së paku 1600 anëtarë të tyre janë ende të zhdukur. Mes tyre janë më shumë se 1 mijë e 100 shqiptarë, rreth 450 serbë, si dhe viktima të kombësisë boshnjake dhe rome.

Sipas zonjës Elizabeth Evenson nga Human Rights Watch, gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së kujton gjithashtu rëndësinë e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

“Ne po shohim përparim në këtë çështje në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Trajtimi i fatit të të zhdukurve duhet të jetë një element thelbësor i diskutimeve dhe marrëveshjeve të ardhshme, pasi është thelbësor për dinjitetin, respektin dhe drejtësisë. Kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet të jemi të qartë rreth mbulimit masiv, sistematik dhe të organizuar të transferimit të trupave të qindra shqiptarëve. Ishte një veprim i bashkërenduar, prandaj autoritetet e Serbisë kanë mundur të hedhin dritë deri tash mbi atë që ka ndodhur, kush e ka urdhëruar dhe ku janë trupat e tjerë”, nënvizoi ajo.

Lufta ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore ushtarake të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Ndërhyrja pasoi vrasjen e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës dhe negociatave të pasuksesshme ndërmjet palës shqiptare dhe serbe në Rambouillet të Francës./VOA

Etiketa: gjyqHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veselirexhep selimiuck

Lajme të lidhura

“Botoksi në stomak”/ Mbyllen hetimet, Prokuroria dërgon për gjykim drejtoreshën e Spitalit Memorial në Fier
AKTUALITET

“Botoksi në stomak”/ Mbyllen hetimet, Prokuroria dërgon për gjykim drejtoreshën e Spitalit Memorial në Fier

12:26 : 18/09/2023
Vlorë – U arrestuan gjatë operacionit “Tempulli”, dalin para gjykatës 12 persona
AKTUALITET

Vlorë – U arrestuan gjatë operacionit “Tempulli”, dalin para gjykatës 12 persona

09:42 : 16/09/2023
Gjyqi ndaj Fredi Belerit, Dule shkon në seancë: Po i shkelen të drejtat e njeriut!
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Fredi Belerit, Dule shkon në seancë: Po i shkelen të drejtat e njeriut!

12:41 : 14/09/2023
Shtyhet seanca për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj
AKTUALITET

Shtyhet seanca për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

11:47 : 12/09/2023
KLGJ përfundon në “gjyq”
AKTUALITET

KLGJ përfundon në “gjyq”

22:46 : 08/09/2023
Çështja ndaj ish presidentit Trump, prokurorja kërkon mbrojtjen e jurisë
BOTA

Çështja ndaj ish presidentit Trump, prokurorja kërkon mbrojtjen e jurisë

23:22 : 07/09/2023
Para
Shqiptarë në pritje të shqyrtimit të azilit në Angli, zbulohet shifra

Shqiptarë në pritje të shqyrtimit të azilit në Angli, zbulohet shifra



TË GJITHA

Vrasja në Shkodër, kush është viktima

Vrasja në Shkodër, kush është viktima

22:24 : 21/09/2023
Të shtëna në Shkodër, vritet një person

Të shtëna në Shkodër, vritet një person

22:17 : 21/09/2023
Çështja McGonigal/ Shkullaku: Tre elementë që tregojnë se Rama është i përfshirë!

Çështja McGonigal/ Shkullaku: Tre elementë që tregojnë se Rama është i përfshirë!

22:13 : 21/09/2023
Bardhi: Basha nuk ka reflektuar! Po mbanë ndezur të konfliktit brenda PD-së

Bardhi: Zgjedh Berishën para Ramës

22:09 : 21/09/2023
Partizani zbret në fushë jo vetëm për historinë, “demat” synojnë bonusin 3.5 mln euro

Partizani vuan shumë për golin, Zekiç projekton ndryshime në derbi

21:58 : 21/09/2023
Paqe në PD? Paloka: Ose do kemi një bashkim të grupit, ose do gjejmë një pikësynim

Paloka: S’presim të heqin non gratën e Berishës, ja çfarë ka ndryshuar te amerikanët

21:58 : 21/09/2023
Zhvillimet në PD, Salianji: Basha anti-amerikan që mishëron ‘putinizmin’!

Zhvillimet në PD, Salianji: Basha anti-amerikan që mishëron ‘putinizmin’!

21:47 : 21/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com