• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I përgjigjem sipas zakonit”/ Kush e vrau Ardianin? Flet një prej personave në konflikt fisin Nikulaj

20:52 : 21/04/2023
në AKTUALITET

Policia nuk ka ende zyrtarisht një pistë hetimore për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua me 7 plumba në lokalin e tij në Shëngjin.

Ora News ka siguruar dëshminë e një prej personave në konflikt me familjen Nikulaj. Ai ka deklaruar se fëmijët e tij kanë pasur një konflikt me biznesmenin pasi djalin e tij ja kishin rrahur barbarisht para tre vitesh.

“Motivi i konfliktit ka qenë fillimisht krejt kot, e më pas i kanë dalë djalit katër veta mendohet dhe të armatosur, me shkopinj bejsbolli dhe e kanë rrahur në mënyrë të dhunshme, ku djali ka marrë mjekim në privat për dy muaj. Këtë sherr e kanë bërë djali i Ardian Nikulajt si dhe nipat e tij. Për këtë rast unë pavarësisht se nuk isha fajtori i kam dërguar njerëz për ti thënë, se çfarë të ka bërë djali im, që ma keni rrahur në këtë formë. Përgjigjia e Ardianit ka qenë “rri mirë”, që do të thotë sipas mendimit tim se unë të rrah prapë”, tha fillimisht ai.

Ai sqaron më tej se ai ka dashur të mbyllë këtë sherr dhe ka qenë në pritje të paktën të një kërkim falje, gjë që sipas tij Ardiani dhe as njerëzit e tij nuk e bënë.

“Ju deklaroj se sot dhe asnjëherë djemtë e mi dhe unë nuk i kemi dalë para, as për ta provokuar dhe as për ta rrahur”.

Lexo edhe:

‘E vrava kushëririn për një arsye të fortë’/ Krimi në Selenicë, zbardhet dëshmia e Bertil Alliajt

Vrau kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës, arrestohet Bertil Alliaj i dënuar me 35 vjet burg për masakrën e Çoles

Ai thotë se lajmin për ekzekutimin e Ardian Nikulajt e mësoi përmes lajmeve.

“Sot në lajmet e televizorit kam parë se në Shëngjin është vrarë shtetasi Ardian Nikulaj për të cilin deklaroj para jush se as unë dhe as fëmijët e mi nuk kemi hak as hile në këtë vrasje dhe jam i gatshëm në çdo kohë të jap shpjegime së bashku me fëmijët e mi. Njëkohësisht jam i gatshëm që unë ti përgjigjem fisit Nikulaj sipas zakonit.”

  • Çfarë deklaruan në polici dëshmitarët okularë?

Banakieri i lokalit ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj dhe një mik i viktimës, panë gjithçka nga ekzekutimi me 7 plumba që ndodhi në pak sekonda.

Miku i Nikulajt, siç shihet edhe në këto pamje, është fare pranë viktimës dhe vrasësit, i cili në një moment i drejton edhe armën, teksa largohet me shpejtësi për nga dera.

Ai ka qenë ndër të parët që është marrë në pyetje nga policia. Në dëshmi, personi i identifikuar si Dëshmitari X, veç dinamikës, tregon disa karakteristika të fizionomisë së vrasësit.

“Isha te dera edhe isha me fytyrë nga lokali nga Ardiani, kur më erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë. Ai më tha veç ‘largohu’ dhe hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit dhe qëlloi ndaj tij. Autori ishte i gjatë, trup i mbushur, kishte një zë të trashë, por theksin nuk e mbaj mend”.

Edhe banakieri i lokalit, që ishte në pronësi të viktimës, ka dhënë disa detaje mbi autorin, që mund t’i shërbejnë hetimit. Ai thotë se nga përshëndetja që bëri vrasësi, kishte kuptuar që ai fliste me dialekt nga Veriu, ose nga Shqipëria e Mesme.

“Rreth orës 12:30-13:00, unë kam qenë në banak, dhe i ulur në tavolinën përballë ka qenë pronari Ardiani, i vetëm. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili ishte trup i gjatë rreth 190 cm, i shëndetshëm, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup. Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë ‘si e kalut’ dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë. Nuk kam arritur ta fiksoj fytyrën e tij, pasi ndodhi gjithçka shumë shpejt. Gjithashtu nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor”.

Grupi hetimor po ndjek disa pista, kryesisht atë të konflikteve të mëparshme të viktimës.

Etiketa: Ardian Nikulajshengjinvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘E vrava kushëririn për një arsye të fortë’/ Krimi në Selenicë, zbardhet dëshmia e Bertil Alliajt

08:13 : 02/11/2025
AKTUALITET

Vrau kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës, arrestohet Bertil Alliaj i dënuar me 35 vjet burg për masakrën e Çoles

08:03 : 02/11/2025
AKTUALITET

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025
AKTUALITET

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje në Shëngjin/ Gjykata u lehtëson masat e sigurisë të akuzuarve, nuk mbetet asnjë në qeli

18:50 : 31/10/2025
Para

“Berisha kryetar në fletën e votimit”, Kolegji rrëzon kërkesën e “BF”, kryedemokrati: Vepër e Ramës, është i tmerruar

TË GJITHA

Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë

08:23 : 02/11/2025

‘E vrava kushëririn për një arsye të fortë’/ Krimi në Selenicë, zbardhet dëshmia e Bertil Alliajt

08:13 : 02/11/2025

Vrau kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës, arrestohet Bertil Alliaj i dënuar me 35 vjet burg për masakrën e Çoles

08:03 : 02/11/2025

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com