• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Publikohet VIDEO e vrasjes së Ardian Nikulaj, autori e qëllon me 7 plumba në 10 sekonda

18:57 : 20/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Janë publikuar për herë të parë pamjet e atentatit të ndodhur mesditën e djeshme brenda ambienteve të lokalit “Coral” në pedonalen e Shëngjinit, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni dhe ish-kandidati për deputet i PSD, Ardian Nikulaj.

Në videon e publikuar nga televizioni “Ora News”, shihet se autorit me skafandër në kokë dhe jelek fosforeshent i janë dashur vetëm 10 sekonda për t’i marrë jetën 50-vjeçarit.

Nikulaj është duke folur në telefon, por në momentin që autori hyn në derë dhe e përshëndet ose thërret në emër sipas dëshmisë së vjehrrit të viktimës, biznesmeni lë në tavolinë celularin dhe kthen kokën në drejtim të tij.

Autori më pas bën 2-3 hapa në drejtim të tavolinës ku ishte ulur 50-vjeçari dhe me gjakftohtësi zbraz mbi të 6 plumba nga pistoleta tip “TT” me silenciator, madje duke iu afruar në fund si për t’u siguruar që shënjestra ka ndërruar jetë.

Sakaq, ngjarja e rëndë vijon të mbetet pa autor edhe pse ekzekutori rezulton të jetë larguar me motorin e tij me targa të huaja, të cilin përdori për të mbërritur në vendngjarje duke lënë përshtypjen te dëshmitarët okularë se ishte një postier.

Lexo edhe:

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet dëshmia e parë e vrasësit portugez: Mund të kem udhëtuar me Edmondin

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se ai ka vepruar i vetëm dhe ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, deri në fshatin Kakarriq ku ka humbur gjurmët në një zonë pa kamera.

Autori ka përshkuar me motor plot 18 kilometra, duke ju shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.

Për pistat e hetimit, policia vijon të ketë dyshime për shkak edhe të aktiviteteve në biznes dhe influencës politike të Nikulajt në qarkun e Lezhës, ku ai do të kandidonte sërish në zgjedhjet e 14 majit si kandidat për këshillin bashkiak nën siglën e PSD-së së Tom Doshit.

Tre pistat ku po heton policia, janë ajo e përfshirjes në politikë, hakmarrja dhe konfliktet për shkak të bizneseve të cilat Nikulaj i kishte në pronësi në në Shëngjin.

Një ndër pistat e mundshme është edhe hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllanë dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga kundërshtarët, vrasje te cilat mbeten ende pa autor.

Pas atentatit në Shëngjin policia ka kryer kontrolle në disa banesa që u përkasin atyre, por burime bëjnë me dije se shume prej tyre ndodhen jashtë vendit verifikuar dhe nga sistemi TIMS.

Policia ka punuar deri në orët e vona të natës së bashku me grupin hetimor në vendin ku ka ndodhur ngjarja, gjithashtu janë kryer dhe këqyrja e kamerave të sigurisë.

Etiketa: Ardian Nikulajvrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet dëshmia e parë e vrasësit portugez: Mund të kem udhëtuar me Edmondin

15:34 : 02/02/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për autorin Ruben Saraiva

14:45 : 06/12/2024
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulaj, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivës, avokati: Kërkuam ndryshimin e masës

12:17 : 09/10/2024
AKTUALITET

“I pritëm vrasësit në hotel”/ Gruaja e Nikulajt për Daily Mail: Ardiani iu pagoi drekën

20:59 : 27/08/2024
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Shqipëria letërgaranci Londrës: Na ekstradoni Haxhinë

15:48 : 11/07/2024
Para

Tronditet Laçi/ Qëllohet me 30 plumba drejt një biznesi, policia: Po kërkojmë autorin!

TË GJITHA

Protestat e dhunshme, Trump dërgon marinsat në Los Angeles

15:45 : 10/06/2025

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër

15:40 : 10/06/2025

Egnatia forcon sulmin, firmos me 25-vjeçarin e kampionëve të Kosovës

15:39 : 10/06/2025

Shqipëria kthehet në Riga pas 26 vitesh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ do jenë të pranishëm ndaj Letonisë

15:32 : 10/06/2025

Francë/ Nxënësi 15-vjeçar vret me thikë pastruesen gjatë kontrollit të çantës së shpinës

15:27 : 10/06/2025

Pse e vranë Emiljano Ramazanin? Alibej: Ishte më aktivi i grupit të Çopjave

15:23 : 10/06/2025

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

15:11 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com