• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE ndalon mallrat që lidhen me shpyllëzimin

Shpyllëzimi është përgjegjës për rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrë. Ligji i ri do të prekë produktet e importuara si lëkura, vaji i palmës, druri, kakao, ndër të tjera.

12:29 : 20/04/2023
në AKTUALITET, BOTA

Parlamenti Evropian miratoi një ligj me rëndësi historike për shpyllëzimin – fjala është për të ndaluar në Bashkimin Evropian importimin e çdo lloj produkti të prodhuar nga lëndë të para të përftuara në zona që janë shpyllëzuar që nga 31 dhjetori 2020.

Kompanive që shesin mallra në BE do t’u kërkohet të paraqesin një deklaratë dhe informacione të verifikueshme, që vërtetojnë se mallrat e tyre nuk janë prodhuar nga lëndë të para të përftuara në toka të shpyllëzuara pas vitit 2020. Në rast të kundërt kompanitë rrezikojnë gjoba të larta.

Shpyllëzimi është përgjegjës për rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrë

Shpyllëzimi është përgjegjës për rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrëFotografi: Michael Dantas/AFP/Getty Images

Rregullat synojnë të eliminojnë shpyllëzimin nga zinxhirët e furnizimit për një sërë artikujsh të përditshëm që shiten në Evropë. Ai do të zbatohet për sojen, mishin e viçit, vajin e palmës, drurin, kakaon, kafenë, kauçukun, qymyrin dhe produktet e prodhuara prej tyre si lëkurën, çokollatat dhe mobiljet.

Lexo edhe:

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

BE-ja është tregu i dytë më i madh në botë për konsumin e prodhimeve të sipërpërmendura pas Kinës.

Cilat vende do të preken?

Ligji nuk drejtohet kundër asnjë vendi të caktuar, por ka ankesa nga disa prej vendeve që mund të preken. Indonezia dhe Malajzia, eksportuesit më të mëdhenj të vajit të palmës në botë, e akuzuan BE-në për bllokimin e aksesit në treg për vajin e tyre të palmës. BE-ja është importuesi i tretë më i madh në botë i vajit të palmës.

Malajzia tha se si reagim ndaj këtij ligji mund të ndalojë eksportin e vajit të palmës në BE. Prodhuesit e vegjël të vajit të palmës paralajmëruan se nuk mund të përmbushin kërkesën e BE-së për të vërtetuar se origjinën e vendit të prodhimit duke përdorur të dhënat e vendndodhjes.

Sa i rrezikshëm është shpyllëzimi?

Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, gjatë tre dekadave të fundit në mbarë botën shtë shpyllëzuar një sipërfaqe e përgjithshme toke më e madhe se Bashkimi Evropian, ose rreth 420 milionë hektarë.

Pamje nga shpyllëzimet në Myanmar
Pamje nga shpyllëzimet në MyanmarFotografi: David Longstreath/AP Photo/picture alliance

Shpyllëzimi është përgjegjës për rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrë që nxisin ndryshimet klimatike dhe ligji synon të sanksionojë kontributin e BE-së për këto emetime.

Parlamenti Evropian mendon se Evropa është përgjegjëse për rreth 10 për qind të tokës së shpyllëzuar në mbarë planetin. Prodhimi i paligjshëm ka nxitur shpyllëzimin masiv në vende të tilla si Brazili, Indonezia, Malajzia, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Meksika dhe Guatemala./DW

Etiketa: BEcokollatekakaoshpyllezimivaji i palmes

Lajme të lidhura

SOCIALE

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

09:08 : 30/06/2025
AKTUALITET

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

08:27 : 30/06/2025
RAJONI

Skandali me fondet e BE-së për fermerët, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe 3 zëvendësministra

15:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

09:16 : 27/06/2025
BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
Para

Drogë e fshehur në kuti këpucësh, arrestohen shqiptarët në Itali

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com