• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

14 Maji/ Bardh Spahia drejt rikonfirmimit, 55.6% e shkodranëve të kënaqur me kryebashkiakun

22:44 : 20/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE
Bardh Spahia

Bardh Spahia

Beteja për Shkodrën në zgjedhjet e 14 majit cilësohet nga politikanë dhe analistë si një prej më të ashprave në 30 vite, pasi kryeministri Edi Rama synon me ngulm “të rrëmbejë” nga duart e demokratëve Kryeqendrën e Veriut.

Me ish-drejtorin e FSHZH, Benet Beci dhe një paketë investimesh si premtim elektoral Rama që e mban peng zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe ekonomisë në Shkodër vetëm prej bindjeve të majta dhe faktit se qyteti është një bastion i PD, synon të thyejë hegjemoninë e djathtë.

Pavarësisht enturazhit të pushtetit dhe mobilizimit për të “rrëzuar” kalanë e vetme të demokratëve në këto zgjedhje, Rama gjen përballë një kryebashkiak si Bardh Spahia, që në vetëm një vit si qytetari i parë i Shkodrës ka arritur të fitojë besimin e të paktën 55.6% të qytetarëve, siç tregon një sondazh i “Angi Richerce”, publikuar në Top Story.

Ish-mjeku i qytetit dhe njëherësh ish-deputeti i PD e fitoi bashkinë teksa konkurroi në siglën e “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022, duke marrë 20125 vota, ose 43.67% të tyre.

Në vendin e dytë u rendit kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni me 18205 vota, ose 39.51%, por ajo çka do ta bënte më të thellë fitoren e demokratëve ishte fakti që PD e Lulzim Bashës garoi gjithashtu me Xhemal Bushatin, i cili arriti të marrë 7749 vota, ose 16.82%.

Lexo edhe:

GJKKO gjobit deputetin e PD-së, Bardh Spahia

Pretenca/ SPAK-u kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin e Bardh Spahisë

Në kushtet aktuale, kur kandidati i vetëm i opozitës në garë është Spahia me koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe PD e Alibeajt nuk pati mbështetje në elektorat për të nxjerrë një kandidat në Shkodër, gjasat janë që fitorja e kryebashkiakut aktual të jetë edhe më e thellë.

Ndërkohë, sipas sondazhit qytetarët janë pyetur se si e gjykojnë punën e kryetarit aktual të Bashkisë së Shkodrës dhe 23.4% e tyre mendojnë se është shumë pozitive, ndërsa mjaftueshëm pozitivë janë shprehur 32.2 %.

Rrjedhimisht të kënaqur nga puna e Spahiut janë 55.6 % e personave të pyetur gjatë sondazhit.

Sakaq, mjaftueshëm negative e mendojnë 26.1 % e të anketuarve, shifër e cila pasohet nga opsioni shumë negative me 18.3 %.

Ndërkohë, nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin nesër, fitues do të shpallej Bardh Spahia me 53% të votave. Sipas sondazhit të “Angi Ricerche” dhe Top Channel, shkodranët duan kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryetarin aktual të bashkisë.

Ndërkohë, sipas sondazhit të realizuar në bashkinë e Shkodrës, kandidati socialist Benet Beci, merr 47% të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe “Top Channel” në Bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri më 18 prill të vitit 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, mbi moshën 18-vjeçare, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

Etiketa: bardh spahiabashkia shkoderzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO gjobit deputetin e PD-së, Bardh Spahia

15:00 : 17/04/2026
AKTUALITET

Pretenca/ SPAK-u kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin e Bardh Spahisë

14:14 : 05/03/2026
AKTUALITET

“Kuvendi leckë për fshehje gjurmësh”, Spahia: Rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku

13:37 : 03/02/2026
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Spahia: Shëndetësia në rënie të lirë, qytetarët të braktisur

18:11 : 19/11/2025
AKTUALITET

Ligji i Barazisë Gjinore/ Spahia: 21 vende të BE-së nuk e kanë, nuk ka lidhje me integrimin

21:09 : 07/11/2025
AKTUALITET

Maxhoranca rrëzon interpelancën për spitalin Onkologjik, Spahia: Skandali shtetëror po vret pacientët

12:50 : 06/11/2025
Para

Man.United i thotë lamtumirë Europa League, Juventus kap me vuajtje gjysmëfinalen

TË GJITHA

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom