• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analistët: Fushata zgjedhore në Shqipëri, ende larg shqetësimeve të qytetarëve

20:46 : 20/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Analistët pohojnë se fushata zgjedhore ka nisur vrullshëm prej disa muajsh dhe bashkë me të janë shtuar edhe sfidat, që duhen kapërcyer.

Përfaqësuesi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergj Vurmo, thotë se në çështje si mirëqeverisja dhe siguria publike, lufta kundër krimit dhe korrupsionit trajektorja e rezultateve nuk është aq pozitive sa pritet në raport me reformat e vendit, procesi i integrimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

“Media ka raportuar dhe të gjithë ne jemi dëshmitarë të një situate të sigurisë publike mjaft sfiduese me ngjarje mjaft të rënda, të cilat me sa duket, sidomos ngjarjet e fundit kanë edhe lidhjet e tyre edhe me pjesën e fushatës elektorale. Ka shumë vend për përmirësim dhe për fat të keq po përballemi edhe me disa sfida mjaft shqetësuese”, thotë zoti Vurmo.

Analistët vërejnë se nga shumë pikëpamje këto nuk janë zgjedhje të zakonshme vendore. Shumica është në mandatin e tretë qeverisës, po ashtu synojnë edhe shumë bashkiakë në mbarë vendin.

Por sipas tyre, mungon përsëri një debat i vërtetë mbi alternativat e qeverisjes vendore, se fushata po mbizotërohet nga politikanët kryesorë, të cilët po bëjnë premtime në shkallë kombëtare, duke anashkaluar problemet, që vuajnë aktualisht qytetet.

Lexo edhe:

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

“Duket se edhe kjo fushatë elektorale po shkon në të njëjtën prirje si herët e tjera, duke anashkaluar pjesën e përballjes së ofertave politike dhe duke e mbajtur debatin kryesisht në nivelin e kryetarëve të partive. Gazetarët dhe media nuk po ngulmojnë aq sa duhet për të marrë atë informacion që u nevojitet qytetarëve për të bërë zgjedhjen e tyre politike”, thotë Valbona Sulçe, studiuese e medias.

Zhvilimet politike janë një test edhe për vet institucionet, thonë ekspertët. Zoti Vurmo thekson se pritshmëria që qytetarët shprehin në sondazhe është ajo se institucionet shtetërore duhet të shprehin një shkallë më të lartë qëndrueshmërie, maturiteti dhe me fokus më shumë tek forcimi i institucionit dhe jo tek rikthimi i sfidave, që i kemi parë rregullisht në këto 3 dekada tranzicioni.

“Është koha që institucionet të tregojnë maturi dhe të tregojnë se vendi e meriton këtë stad ku ndodhet tani në kuadër të marrëdhënieve me Bashkimin Europian. Në të kundërt, zhvillimi i procesit të integrimit do të ngelet sërish në të njëjtin vend, do të riciklohen të njëjtat sfida dhe do të riciklohen pse jo edhe të njëjtat raporte nga ana e BE-së”, thotë zoti Vurmo.

Analistët vërejnë se ende nuk po bëhet një bilanc se sa nga premtimet e mëparshme janë realizuar, dhe se çfarë konkretisht po premtohet në këtë fushatë.

Zonja Sulçe thekson se gazetarët duhet të shkojnë më shumë pranë kandidatëve dhe t’i pyesin për platformat, për të informuar qytetarët për problemet konkrete të tyre dhe jo t’i marrin videot e fushatës të gatshme nga partitë.

Ajo thotë se medias i duhet guxim për të kapërcyer gjendjen, për të përmbushur misionin e vet, t’u tregojë qytetarëve të vërtetën dhe të mos ndikohet nga lidhjet e padukshme.

“Ekziston një lidhje e pashëndetshme midis medias dhe politikës në Shqipëri. Politika përcakton politikat editoriale të medias. Askush nuk i detyron gazetarët që të marrin kasetat e gatshme të prodhuara nga partitë politike dhe t’i transmetojnë si punë të tyre. Duke vepruar në këtë mënyrë ata kanë mashtruar opinionin publik dhe nga ana tjetër ata i bëjnë një shërbim propagande të dy anëve të politikës, të cilat u kanë një informacion të paverifikuar”, thotë zonja Sulçe.

Studiuesit vërejnë se Shqipëria ka nevojë për aktivizëm më të madh të shoqërisë civile. Kjo është arsyeja që Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ndau sot sërish grante me organizata nga gjithë vendi për nisma vendore, pjesë e projektit rajonal SMART Balkans.

Ato mbështesin projekte mbi grupet vunerabël në zonat rurale, mbrojtjen e grave dhe vajzave prej dhunës në familje, kujdesin dhe strehim të komunitetit rom dhe egjiptian, për të rinjtë që nuk dëgjojnë si dhe nisma të tjera konkrete pranë komuniteteve në nevojë./VOA

Etiketa: polittikaSulcezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
AKTUALITET

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

09:30 : 26/08/2025
BOTA

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

20:09 : 23/08/2025
AKTUALITET

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

17:44 : 04/08/2025
Para
Foto: AFP

Liga e Konferencës/ Fiorentina kualifikohet mes “drithërimash” ndaj Lech Poznan

TË GJITHA

Municionet e përdorura në vrasjen e Charlie Kirk, të gdhendura me mbishkrime pro-trans

17:50 : 11/09/2025

Mbeti jashtë Kuvendit/ Lapaj: Do të vazhdoj luftën në rrugë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës

17:46 : 11/09/2025

Trump nderon viktimat e 11 Shtatorit: Përbindësha të egër sulmuan qytetërimin tonë

17:37 : 11/09/2025

Ishte bërë “makth” në Trento të Italisë, shqiptari arrestohet në Francë! Ja për çfarë akuzohet

17:33 : 11/09/2025

Rama 4: më shumë eksperiencë, më pak eksperimente

17:28 : 11/09/2025

Ukraina sulmon luftanijen e flotës ruse në Detin e Zi

17:24 : 11/09/2025

Mungon fjala gjenocid, Parlamenti Europian miraton rezolutën për Gazën

17:11 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com