• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncon PD: Mafia e plehrave i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes në Vaun e Dejës

14:05 : 18/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar qeverinë se ka gllabëruar miliona euro me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, dhe i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes edhe në Bashkinë e Vau të Dejës.

Në një deklaratë për mediat, Kaso theksoi se ‘vjedhja e radhës e Bashkisë Vau Dejës finalizohet më 17 qershor 2022, kur shoqëria koncesionare e landfillit të Bushatit iu drejtua Gjykatës së Shkodrës, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës gusht 2017 – gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë’.

Deklarata e plotë:

Mafia e plehrave dhe votave, që ka gllabëruar miliona euro me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes edhe në Vaun e Dejës. Vjedhja e radhës e Bashkisë Vau Dejës finalizohet më 17 qershor 2022, kur shoqëria koncesionare e landfillit të Bushatit iu drejtua Gjykatës së Shkodrës, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës gusht 2017 – gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.

Gjykata më 13 shtator 2022, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, vendosi të pranojë kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën e 685 milionë lekëve.

Lexo edhe:

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

Pas zbardhjes së vendimit, shoqëria koncesionare ka vendosur në ekzekutim vendimin gjyqësor, nëpërmjet zyrës përmbarimore, duke njoftuar shoqërinë ndërkomunale Bushat sh.a., një shoqëri 100% në pronësi të Bashkisë Vau Dejës, për detyrimin në shumën 685 milionë lekë. Veprimi i parë që administratori i landfillit të Bushatit, Agron Ceka, duhet të kishte kryer është verifikimi i ekzistencës së detyrimit që pasqyrohej në vendimin gjyqësor.

Kjo pasi, sicçrezulton nga pasqyra e llogarive bankare të landfillit Bushat, të 12 faturat kanë qenë njëherë dhe plotësisht të shlyera ndaj shoqërisë koncesionare

Kjo konfirmohet edhe nga administratori i asokohe, z. Albert Markolaj, që ndodhet sot në krahun tim. Në këto kushte, veprimi normal që duhet të kishte kryer administratori Ceka është t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të urdhërit të ekzekutimit, pasi detyrimi 685 milionë lekë nuk ekzistonte.

Në vend të këtij veprimi, në 21 mars 2023, administratori Ceka ka lidhur një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, nëpërmjet të cilës ky i fundit merr përsipër që të kalojë 100 milionë lekë për shlyerjen e borxheve ndaj shoqërisë koncesionare. Edhe kryetari i bashkisë ka vepruar në shkelje flagrante të ligjit, pasi neni 54, gërma “dh”, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, detyron kryetarin e bashkisë që për cdo ndryshim në buxhet të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak.

Jo vetëm miratimin e këshillit bashkiak nuk e ka marrë, por pa kryer asnjë lloj verifikimi nëpërmjet drejtorisë juridike dhe financës për ekzistencën reale të detyrimit, Mark Babani kalon 100 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Vau Dejësit, për një detyrim që nuk ekzistonte.

E gjitha kjo nuk është tjetër, veçse një skemë kriminale me qëllim vjedhjen e 685 milionë lekëve të qytetarëve të Vau të Dejës. Kjo skemë përfshin gjykatësin, administratorin e landfillit të Bushatit, Agron Ceka, dhe kryetarin në ikje të Bashkisë së Vau të Dejës, Mark Babani. Këta persona përgjegjës duhet të ishin sot përpara organeve të drejtësisë, për korrupsion të kryer në bashkëpunim.

Qëllimi i kësaj veprimtarie kriminale është i qartë për këdo: blerja e votave për zgjedhjet e 14 majit.

Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që nëpërmjet Sektorit të Krimit të Ekonomik dhe Prokurorisë, të fillojnë urgjent hetimin e kësaj ngjarje kriminale, me pasoja të rënda për qytetarët e Vau të Dejës, plot 685 milionë lekë të vjedhura nga taksat e tyre.

Me këngë tallava në gojë, lugë në brez dhe Shqipërinë që duan ta cojnë përpara drejt greminës, Baba në Tiranë, dhe Babani në Va të Dejës, nuk i ndalin vjedhjet.

Votoni kundër tyre më 14 maj: Për një ndryshim që kalon nga duart tuaja!

Etiketa: ivi kasoPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Rama i pashpresë”, Berisha për protesën: Rrethim epik i epiqendrës së krimit

12:42 : 22/06/2026
Para

Mbajti peng dhe dhunoi partneren, çfarë dëshmoi në Gjykatë Gleard Gusholli

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet