• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sondazhi i “BIRN” për 14 majin: Rama rrezikon të humbasë Malësinë e Madhe

21:55 : 17/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Gati 46 mijë votues në bashkinë Malësia e Madhe në veri të Shqipërisë do të kenë mundësinë të zgjedhin për kryetar bashkie mes kryetarit aktual, Tonin Marinaj dhe kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Isa Ramaj.

Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin mes 20 partive të ndryshme për postet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Këshilli në këtë bashki ka 31 anëtarë.

Në listat shumëemërore të partive garuese për Këshill Bashkiak gjenden 668 kandidatë.

Këshillat bashkiake në zgjedhjet për pushtetin vendor zgjidhen sipas listave të mbyllura. Në rast se një qytetar voton një parti të caktuar, personi i parë i listës së kësaj partie ka shanse për të hyrë në këshill.

Malësia e Madhe përbëhet nga njësitë administrative Koplik, Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Qendrër dhe Shkrel. Ajo shtrihet në 951 kilometra katrore dhe ka 56 fshatra dhe dy qytete. Ajo shtrihet nga brigjet e liqenit të Shkodrës deri në Vermosh përgjatë kufirit me Malin e Zi.

Lexo edhe:

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 45% në vitin 2015, gjë që duket se reflekton shkallën e lartë të emigrimit të zonës.

Në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, kandidatët e së djathtës kanë pasur avantazh të konsiderueshëm kundrejt të majtës në komunat e kësaj bashkie. Kjo ndryshoi në vitin 2015, kur Partia Socialiste e mori bashkinë përmes Tonin Marinajt, një biznesmen dhe zyrtar publik. Marinaj arriti të mposhtë demokratët në një zonë tradicionalisht anti-socialiste duke fituar mbi 10 mijë vota, vota të fituara ndërsa socialistët ishin në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

LSI, e cila sot garon në aleancë me ish-kryeministrin Sali Berisha, kishte në atë kohë 15% të votave. Marinaj mbajti mandatin në zgjedhjet pa garë të vitit 2019 kur mori rreth 8 mijë vota.

Koalicioni Bashkë Fitojmë garon me Isa Ramajn, i cili ka qenë më herët kryetar komune si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

Nëse zgjedhjet e vitit 2021 mund të shërbejnë si tregues, atëherë gara duket se është e ngushtë. Në këto zgjedhje parlamentare, PS mori 41% të votave ndërsa PD mori 44%. Por Partia Socialdemokrate, e cila është në aleancë jorformale me socialistët dhe drejtohet nga Tom Doshi, mori në territorin e kësaj bashkie afro 1500 vota ose 9%. Rrjedhimisht rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ka gjasa do të varet jo vetëm nga preferencat e votuesve tradicionalë të së majtës dhe së djathtës, por edhe nga shkalla e angazhimit të makinerive politike në këto zgjedhje. Në total, PS dhe PSD kanë marrë bashkë rreth 300 vota më shumë se sa PD dhe LSI.

Bashkia e Malësisë së Madhe ka 340 punonjës. Buxheti i bashkisë për vitin 2022 ka qenë 78 milionë lekë të ardhura dhe 639 milionë lekë shpenzime./BIRN

Etiketa: 14 majiBashkiabirnMalsia e madheRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
Para

Popullsia e zhytur në varfëri, sondazhi: Mbi 56% e shqiptarëve mendojnë se jetohet keq

TË GJITHA

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026

Dervishi: Protesta ka ‘ngelur për vjeshtë’ sistemin dhe klasën politike!

21:52 : 16/07/2026

I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë shëndetësore

21:45 : 16/07/2026

Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

21:27 : 16/07/2026

Tri pikat e Elisës dhe çdo germë kundër Ramës

21:25 : 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

21:15 : 16/07/2026

‘Diploma pa të ardhme’, studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste

21:08 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş