• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e çmimeve varfëroi shqiptarët, pasuroi biznesin dhe “fryu” buxhetin e shtetit

09:01 : 17/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) u ngadalësuan ndjeshëm për dy mujorin, madje në shkurt ishin në tendencë rënëse, arkëtimet që buxheti mbledh nga tatim fitimi i bizneseve ishin në rritje.

Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, në janar-shkurt në buxhet u derdhën 4.87 miliardë lekë nga sipërmarrjet si tatim fitimi, me një rritje të fortë prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga 4% që ishte zgjerimi i të ardhurave tatimore totale në buxhet.

Ndonëse tatim fitimi i bizneseve parapaguhet, rritja e të hyrave nga ky zë sinjalizon se sipërmarrjet kanë pasur më shumë të ardhura dhe më shumë fitime nga shtrenjtimi i çmimeve. Për vitin 2022, inflacioni mesatar arriti në 6.7%, që është dhe niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi vuajti krizën e piramidave.

Edhe individët kanë derdhur të ardhura rekord në buxhet, në formën e tatimit mbi të ardhurat personale (një pjesë e konsiderueshme e këtij zëri vjen nga tatimi mbi pagën).

Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në 9 miliardë lekë, një nivel rekord ky, me një zgjerim të fortë prej 27% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe:

Eurostat: Inflacioni i nëntorit ishte më i lartë se raportimi i INSTAT

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Ky zë ka shënuar rritjen më të fortë në buxhet në përqindje dhe vlerë së bashku me të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Rritja e pagave në 2022, me mbi 10% mesatarisht dhe ndryshimi i pagës minimale dhe automatikisht asaj maksimale dy herë gjatë viti të kaluar kanë ndikuar që buxheti të arkëtojë më shumë para nga pagat e individëve. Individët me paga të larta kanë dhe tatimin më të madh në vend, me 23% mbi rrogat që i kalojnë 200 mijë lekë në muaj.

Ndërsa individët që marrin dy paga prej tre vitesh i deklarojnë këto paga deri në fund të prillit të vitit pasardhës dhe ato tatohen si një e vetme, duke rezultuar shpesh me me pagesa shtesë.

Rritja e lartë e të hyrave nga bizneset përmes tatim fitimit dhe individëve, përmes tatimit mbi të ardhurat për pagën ka kompensuar ecurinë e dobët të të ardhurave nga TVSH-ja, që për dy mujorin u zgjeruan me vetëm 3.2% (të ndikuara nga janari, teksa shkurti ishte negativ).

Gjatë vitit të kaluar, të ardhurat në buxhet u rritën me ritme të larta të ndihmuara nga shtrenjtimi i çmimeve.

Por këtë vit çmimet e larta duket se kanë frenuar konsumin, duke i ndikuar negativisht arkëtimet nga TVSH-ja./Monitor.al

Etiketa: buxheti i shtetitRritja e cmimevetaksat e shqiptareve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurostat: Inflacioni i nëntorit ishte më i lartë se raportimi i INSTAT

14:44 : 19/12/2024
AKTUALITET

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në 9 herë më shumë se inflacioni

09:27 : 10/12/2024
AKTUALITET

Nuk planifikohen financime për PPP-të e dializës dhe sterilizimit më 2026

10:15 : 06/11/2024
AKTUALITET

Zyrtare/ Ja sa do të jetë buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm

12:21 : 28/10/2024
AKTUALITET

Fundi pa lavdi, për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani 335 milionë €

08:47 : 05/10/2024
AKTUALITET

Familjet shqiptare shpenzojnë gati 40% të buxhetit për ushqime, rekord në Europë

13:11 : 04/10/2024
Para

Pse disa vende ndalojnë përkohësisht importet nga Ukraina

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dështoi të hyjë në Kuvend, Alimehmeti: Kanë ndodhur çudira! Ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

21:01 : 17/05/2025

Zelensky takon për herë të parë me Kryeministrin kanadez, çfarë u diskutua

20:53 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin/ Kush hyn në kuvend nga PD e PS

20:41 : 17/05/2025

Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it, mbi 80 mijë interistë bëjnë kërkesë

20:39 : 17/05/2025

“‘Shqipëria Bëhet’ duhet të merrte 6 mandate”, Lapaj: Të ndryshohet ligji elektoral

20:26 : 17/05/2025

Granit Xhaka e mbyll me Leverkusen, gjen akordin me ekipin e ri

20:26 : 17/05/2025

Gazetarja: Ndikimi i krimit në zgjedhje u rrit, por është sofistikuar shumë

20:20 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com