• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pikëpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani, çfarë ndodhi në seancën dëgjimore

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamundësi financiare të prokurorit të Durrësit, Sokol Nishani gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe ngriti dyshime se ai kishte blerë lirë e shitur shtrenjtë dy automjete, me qëllim që të justifikonte burimet për blerjen e një makine të re.

19:06 : 14/04/2023
në AKTUALITET, VETTING
Prokurori Sokol Nishani pas seancës dëgjimore në KPK.

Prokurori Sokol Nishani pas seancës dëgjimore në KPK.

Prokurori Sokol Nishani i Prokurorisë së Durrësit u përball të premten më 14 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative për pasurinë, si dhe për konsatimin se në mënyrë të përsëritur, kishte blerë automjete lirë dhe i kishte shitur shtrenjtë, me qëllim justifikimin e burimeve të një makine tjetër. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës si dhe nuk evidentuan probleme për profesionalizmin.

Procesi i vetingut për prokurorin Nishani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Sokol Nishani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2008 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Konstatimet për pasurinë

Komisioni konstatoi pamundësi për krijimin e një prej burimeve financiare të deklaruara nga subjekti se ka shërbyer për pagesën e një pjese të çmimit të një zyre me sipërfaqe 40 m2 në qytetin e Durrësit, ku bashkëshortja e tij ushtron aktivitetin si notere prej vitit 2013.

Lexo edhe:

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

Si burime krijimi të kësaj pasurie të blerë për çmimin 70 mijë euro, Nishani ka deklaruar një kredi dhe një hua, secila nga 30 mijë euro, si dhe 10 mijë euro kursime. KPK nuk ka gjetur probleme për kredinë. Po ashtu, xhaxhai i bashkëshortes së subjektit ka rezultuar me mundësi financiare për dhënien e huasë, pasi është vërtetuar se kishte shitur një pronë në vlerë të konsiderueshme.

Si burim kryesor të kursimeve në shumën 10 mijë euro, Nishani ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një shtëpie në vlerën 1 milion lekë. Komici u shpreh se janë vërejtur mospërputhje në desitancionin e vlerës së përfituar nga shitja e banesës, pasi është deklaruar si burim edhe për blerjen e dy automjeteve dhe për depozitimin në bankë të një shume 1 milion lekë në vitin 2008.

Nga hetimi ka rezultuar se kjo vlerë ka shërbyer për krijimin e një depozite në 2009-ën, që së bashku me interesat ka arritur në shumën 1 milion e 268 mijë lekë në 2013-ën, kur është tërhequr për të paguar një pjesë të çmimit të zyrës.

Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar më parë kursime të krijuara nga shitja e apartamentit në vitin 2002 dhe as i ka depozituar ato në bankë në kohën kur i ka përfituar. Sipas Komicit, bazuar në këto gjetje, duket se të ardhurat e përfituara nga shitja e banesës nuk mund të kenë shërbyer për vlerën e depozituar në bankë në 2008-ën. Për rrjedhojë, Komisioni konstaton pamundësi financiare për krijimin e shumës 10 mijë euro që ka shërbyer për pagesën e zyrës.

Prokurori Nishani këmbënguli gjatë seancës dëgjimore se vlera 10 mijë euro është krijuar nga të ardhurat e përfituara nga shitja e apartamentit në vitin 2002. Ai pretendoi se legjislacioni për deklarimin e pasurive nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore nuk detyronte deklarimin e kursimeve nga ai transaksion, prandaj dhe nuk i kishte pasqyruar në deklarimet e viteve 2003 dhe 2004. Subjekti kërkoi që mosdeklarimi si kursim i vlerës së përfituar nga shitja e apartamentit të konsiderohej si pasaktësi e paqëllimshme në kohën kur ushtronte detyrën e oficerit të policisë gjyqësore. “Kam depozituar në bankë kursimet në vitin 2008 dhe i kam deklaruar në atë vit”, theksoi ai dhe kërkoi që në analizë të përfshiheshin edhe të ardhurat nga pagat e tij dhe të bashkëshortes.

Subjekti vërejti se në atë periudhë nuk kishin kryer investime të tjera.

Nishani është gjetur në pamundësi financiare prej hetimit paraprak edhe për blerjen e një automjeti të llojit Toyota në vitin 2012 për vlerën 25 mijë euro. Si burime krijimi për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar kursimet, të ardhurat nga shitja e një automjeti tjetër të llojit Toyota për shumën 1.4 milion lekë, si dhe nga shitja e një Benz-i dhe një mjeti tip KIA. Po ashtu, ka shpjeguar para Komisionit se ka marrë dhe një hua 10 mijë euro nga i vëllai emigrant në Itali, por pa e formalizuar për shkak të marrdhënies së posaçme.

Komici sqaroi se prej hetimit ka rezultuar se subjekti ka shitur dy automjete në vitin 2009, por të ardhurat e përfituara nuk janë deklaruar si kursime cash dhe transaksionet nuk janë kryer nëpërmjet bankës.

Ndërkohë, ka rezultuar se Toyota e parë është blerë prej subjektit në vitin 2009 për shumën 400 mijë lekë dhe e ka shitur në 2012-ën kundrejt vlerës 1.4 milion lekë. Sipas Komicit, personi që i ka shitur këtë makinë subjektit në 2009-ën, ka rezultuar me humbje rreth 240 mijë lekë.

Komici shpjegoi se subjekti ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni lidhur me çmimin që e kishte blerë pala shitëse, ndërkohë që ka pretenduar se çmimi 400 mijë lekë është dakordësuar për shkak të gjendjes motorike. Në fund të seancës, Nishani sqaroi për Komisionin dhe vëzhguesin ndërkombëtar, se kishte ndërruar motorrin e Toyota-s në vitin 2009, duke e përmirësuar gjendjen e mjetit dhe rritur vlerën e tij.

Ai pohoi se kishte pasur dijeni për defektin e motorrit dhe shtoi se kishte pasur njohje me një mekanik që kishte kryer punimet dhe e kishte paguar përgjatë tre vjetëve detyrimin financiar në vlerën 5000 euro.

Komisioni konstaton se Nishani nuk ka deklaruar në kohë shpenzimin për motorrin, si dhe të tjera investime për përmirësimin e mjetit në shumën totale 1 milion lekë, që është diferenca mes çmimit të blerjes dhe të shitjes.

Po ashtu, ka rezultuar se automjeti tip Toyota i blerë në 2009-ën është shitur disa muaj pasi është blerë Toyota në vitin 2012 kundrejt çmimit 25 mijë euro. Bazuar në këtë të dhënë, Komici pohoi se duket se shuma 1.4 milionë nga shitja e Toyota-s së parë nuk mund të ketë shërbyer për blerjen e makinës tjetër në 2012-ën.

Nishani deklaroi në seancë se, megjithëse akti i shitblerjes ishte nënshkruar në prill të vitit 2012, shitja ishte kryer realisht në janar të atij viti, kur dhe kishte marrë nga blerësi shumën 1.4 milionë lekë dhe i kishte dhënë në përdorim makinën.

Nga hetimi ka rezultuar se dhe automjeti i llojit Benz ishte blerë në 2006-ën për 200 mijë lekë dhe ishte shitur në vitin 2009 kundrejt vlerës 5000 euro. Edhe në këtë rast është konstatuar se personi që i ka shitur subjektit Benz-in në 2006-ën ka dalë me humbje në këtë transaksion, prej nga Komisioni ka ngritur dyshime se shuma 200 mijë lekë nuk përfaqëson çmimin real të blerjes. Nishani ka deklaruar se ka paguar edhe për zhdoganimin dhe targimin e mjetit.

Për blerjen e autoveturës të llojit KIA në vitin 2008, subjekti ka deklaruar si burime kursimet dhe të ardhurat nga shitja e apartamentit.

Në përfundim të analizës për blerjen e Toyota-s në vitin 2012 kundrejt vlerës 25 mijë euro, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar shpenzimet doganore në masën 721 mijë lekë; se ka dhënë deklarime kontradiktore për burimet e krijimit të kësaj pasurie; si dhe nuk ka deklaruar huanë e marrë nga vëllai. “Duket si përpjekje e subjektit të rivlerësimit për të rregulluar situatën financiare për blerjen e automjetit në vlerën 25 mijë euro dhe në analizën financiare paraprake nuk është përfshirë huaja,” pohoi relatori Komici lidhur me huanë.

Relatori i çështjes shtoi se blerja lirë e mjeteve dhe shitja shtrenjtë e tyre, në mënyrë të përsëritur, duket se është kryer me qëllim për të justifikuar blerjen e automjetit të llojit Toyota në vlerën 25 mijë euro.

Nishani pranoi se huaja e marrë nga vëllai nuk ishte deklaruar, por ai pretendoi se bëhej fjalë për një marrëdhënie mes vëllezërve. Ai këmbënguli se nuk kishte pasur qëllim për rritjen artificiale të çmimit të automjeteve. Subjekti pretendoi se kishte bashkëngjitur prova që vërtetonin të kundërtën e barrave të provës, duke i kërkuar Komisionit që t’i konsiderojë.

Nishani u pyet edhe për një kredi të marrë nga shtetasi I.S., që rezulton të jetë paguar nga subjekti. Ai sqaroi se ka miqësi me shtetasin I.S. dhe se kredinë e ka marrë për ta ndihmuar. Sipas subjektit, megjithëse kredia është mbajtur prej bankës nga paga e tij, shtetasi I.S. i’a ka dhënë në mënyrë periodike të gjitha pagesat.

Komisioni nuk ka gjetur probleme në një apartament që bashkëshortja e ka trashëguar nga prindërit; për një depozitë në shumën 3500 euro; si dhe për blerjen e një automjeti tip Rover për çmimin 1200 euro.

Nga analiza financiare paraprake e kryer për periudhën përpara fillimit të detyrës ka rezultuar pamundësi financiare në shumën 100 mijë lekë, kurse për vitet 2008-2016, gjatë kohës kur Nishani ka ushtruar funksionin e prokurorit, KPK ka konstatuar balancë negative në vlerën totale 4 milionë lekë.

Subjekti deklaroi se edhe analiza e tij financiare ishte në të njëjtën logjikë me atë të kryer nga Komisioni. Ai pretendoi se provat dhe shpjegimet që kishte dorëzuar vërtetojnë mbulimin e burimeve të krijimit të pasurive, me të ardhura të ligjshme.

Në përfundim prokurori Sokol Nishani kërkojë konfirmimin e tij në detyrë. Komisioni njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 18 prill, në orën 10:00.

/Reporter.al/

Etiketa: kpkSokol Nishaniveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

09:55 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
Para

Podcasti i Ramës/ E ftuara Alice Taylor, si fundi i përrallës me para ruse

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com