• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-Presidenti Trump 7 orë dëshmi me dyer të mbyllura në prokurorinë e Nju Jorkut

22:53 : 14/04/2023
në BOTA

Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, pjesë e një beteje ligjore mbi praktikat e bizneseve të tij. Kjo ishte dëshmia e dytë e tij dhe në ndryshim nga e para, ai nuk përdori Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, që garanton të drejtën për të mos u përgjigjur e për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.

Trump u takua gjatë gjithë ditës me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores së Përgjithshme Letitia James, e cila ka ngritur një padi civile ndaj ish-presidentit vitin e kaluar. Në padi thuhet se Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe partnerët në biznes, duke rritur në mënyrë fiktive vlerën e pronave, si hotele e fusha golfi, për të lehtësuar marrjen e kredive nga institucionet financiare. Menjëherë pasi Trump hyri në zyrën e James, avokatja e tij, Alina Habba, tha se ai ishte “jo vetëm i gatshëm, por edhe i etur për të dëshmuar”.

Pas përfundimit të dëshmisë me dyer të mbyllura, avokati i Trump, Christopher Kise, tha se për shtatë orë, ish-presidenti “shpjegoi në detaje suksesin e jashtëzakonshëm të bizneseve të tij”.

“Transaksionet financiare, mbi të cilat është ngritur padia, kanë qënë jashtëzakonisht fitimprurëse për bankat dhe organizatën Trump“, tha Kise. “Të gjithë do të talleshinn me pretendimin se kemi të bëjmë me një mashtrim, nëse shihen faktet e këtij suksesi dhe jo tingujt e produkteve politike”, shtoi ai.

Kjo është një tjetër padi, që nuk ka lidhje me akuzat penale të ngritura kundër Trump nga Prokurori i qarkut të Manhattan-it Alvin Bragg. Ngritja e tyre shënoi dhe rastin e parë në historinë e vendit, që një ish- president akuzohet për vepra penale.

Lexo edhe:

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

Prokurorja James nuk ka pranuar tani t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me dëshminë e Trump.

Herën e parë që ish-Presidenti u thirr për të dëshmuar në zyrën e prokurores më 10 gusht, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve, me përjashtim të atyre me karakter procedural. Mbi 400 herë, Trump iu referua të drejtës që i garanton Amendamenti i Pestë i Kushtetuës për të heshtur. Në atë kohë, zonja James nuk e kishte ngritur ende padinë dhe mendohet se përgjigjet e Trump lidhur me mënyrën se si ai e vlerësonte kompaninë e tij, mund të bëheshin bazë, për ngritjen e një padie penale ndaj tij.

“Kushdo në pozicionin tim, që nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë do të ishte tërësish budalla“, tha ai gjatë dëshmisë, e cila u regjistrua dhe më vonë u bë publike. Trump akuzoi prokuroren se po përpiqej të ngrinte një padi penale ndaj tij.

Por tashmë ndaj Trump rëndojnë edhe akuza penale, të ngritura nga Prokurori i qarkut të Manhatanit Alvin Bragg, akuza që rodhën nga hetimet lidhur me pagesat e bëra nga ish-avokati i tij Michael Cohen, me synimin për të garantuar heshtjen e dy grave, që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me Trump, një gjë, që ky i fundit e ka hedhur poshtë. Prokurori Bragg thotë se pagesat ishin pjesë e një skeme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në padinë e saj, kryeprokurorja James pretendon se Trump ka gënjyer në mënyrë të përsëritur lidhur me vlerën e pasurive të tij, duke ekzagjeruar në pasqyrat financiare vlerën e pronave, me qëllim përfitimi të paligjshëm. Në një postim në mediat sociale të enjten në mëngjes, Trump e quajti padinë “qesharake, ashtu si të gjitha rastet e tjera të ngritura kundër tij”.

Procesi gjyqësor në kuadër të padisë civile së ngritur nga zonja James është planifikuar të nisë në tetor. Nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje mes prokurorisë dhe palës së paditur, dëshmia e Trump do të dëgjohet në gjyq.

Etiketa: deshmipresidentTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
BOTA

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
Para

Nga obeziteti te stresi dhe tensioni, mjeku tregon përfitimet e agjërimit

TË GJITHA

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

15:11 : 16/11/2025

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com