• Kontakt
Wednesday, September 27, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Virozat shtojnë rastet me streptokok, mjekët e familjes: Kush grup preket më shumë

16:30 : 11/04/2023
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE
Virozat shtojnë rastet me streptokok, mjekët e familjes: Kush grup preket më shumë

Në qendrën shëndetësore nr.4 në Tiranë, çdo ditë paraqiten raste me infeksionin bakterial streptokok që shkaktojnë si dhimbje fyti, ftohje, ngjirje zëri apo diarre. Mjekja e familjes Mirela Dhamo thotë se streptokoku A është një bakter që prek më së shumti fëmijët dhe grupet vulnerabël që kanë imunitet të ulët.

Por sipas saj, për përcaktimin e tipit të streptokokut nevojitet analizë e specifikuar në laborator. Nga natyra e simptomave, më të shpeshtat janë rastet me streptokok A.

“Dhimbja e fytit është një nga simptomat më të shpeshta tek fëmijët dhe të rriturit kur ata kanë një infeksion të traktit të sipërm respirator. Në shumicën e rasteve, dhimbjet e fytit kanë origjinë virale. Por përcaktimi i tipit të infeksionit bakterial, A apo B bëhet në laborator”, thotë mjekja Dhamo.

Edhe në pavijonin e sëmundjeve infektive në QSUT, ka shtrime si në repartin e Pediatrisë dhe në pavionin e të rriturve. Mjeku infeksionist Arian Harxhi thotë se streptokoku në përgjithësi menaxhohet ambulatorisht. Por në spital dërgohen rastet kur bakteri jep infeksione të rënda.

“Gjithçka varet nga diagnoza dhe konteksti klinik, por çdo bakter jep infeksione të rënda”, thotë mjeku Harxhi.

Lexo edhe:

Vjeshta rikthen flukset në qendra shëndetësore, mjekja: Mos neglizhoni asnjë simptomë

Shkencëtarët zbulojnë efektin e rrallë të Covid-19, ja simptomat paraprake

Ndërsa infeksionisti Gent Stroni në një prononcim për Gazetasi.al thotë se si çdo infeksion, nëse nuk mjekohet mirë dhe në kohë mund të shkaktojë komplikacione.

“Rritja e rasteve lidhet, siç është vënë re edhe për infeksione të tjera, me pandeminë. Pas dy vitesh Covid, gjatë të cilave sëmundjet infektive tek fëmijët treguan një rënie të ndjeshme, me rifillimin e normales së re kemi parë një rritje të të gjitha infeksioneve: përhapje të virusit respirator sincicial dhe gripit; ne patëm kulmin e dytë të gripit në shkurt dhe që nga janari kemi pasur numrin e lartë të rasteve të streptokokut të grupit A”, thonë për Gazetasi.al mjekët specialistë.

Sipas tyre, tek njerëzit me infeksione virale të traktit respirator, prania e një infeksioni bakterial të njëkohshëm është shoqëruar me rezultate të dobëta klinike. Për shembull, në pacientët me grip, infeksioni bakterial i mbivendosur është i pranishëm në 20-30% të pacientëve dhe është shoqëruar me rritje të shkallës së goditjes, ventilimit mekanik dhe vdekshmërisë.

“Në mënyrë të ngjashme, te fëmijët me infeksion të rëndë të virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV), studime të shumta kanë demonstruar shkallë të pneumonisë bakteriale të mbivendosur më të madhe se 30%, dhe kjo është shoqëruar me kohëzgjatje më të gjatë të ventilimit mekanik”, thonë për Gazetasi.al mjekët specialistë.

Në Itali dhe Greqi raportohet për raste të rritura të infeksionit bakterial streptokok. Sipas raportimeve nga spitalet, edhe kjo rritje, siç ndodhi me gripin, është një efekt post-Covid.

Streptokoku i grupit A, si transmetohet infeksioni

Infeksioni përhapet përmes pikave të nxjerra në ajër me kollë dhe teshtitje. Ethet e kuqe flakë janë ngjitëse që nga momenti kur shfaqen simptomat deri në rreth 24 orë pas fillimit të terapisë me antibiotikë. Në mungesë të trajtimit, është ngjitës për 2-3 javë. Për të shmangur përhapjen e infeksionit, i sëmuri duhet të qëndrojë i izoluar dhe, për rrjedhojë, të mos shkojë në shkollë ose në punë për të paktën 24 orë pas fillimit të terapisë me antibiotikë. Infeksioni mund të transmetohet edhe nga bartës asimptomatikë, megjithëse në këtë rast është shumë më pak ngjitës.

Në veçanti, ky infeksion ndodh kur arrin të mbingarkojë mbrojtjen e trupit duke depërtuar thellë në inde nëpërmjet plagëve ose duke përfituar nga prania e sëmundjeve që mund të dobësojnë sistemin imunitar./GazetaSi

Etiketa: COVID 19mjekeviroza

Lajme të lidhura

Vjeshta rikthen flukset në qendra shëndetësore, mjekja: Mos neglizhoni asnjë simptomë
AKTUALITET

Vjeshta rikthen flukset në qendra shëndetësore, mjekja: Mos neglizhoni asnjë simptomë

15:54 : 23/09/2023
Shkencëtarët zbulojnë efektin e rrallë të Covid-19, ja simptomat paraprake
BOTA

Shkencëtarët zbulojnë efektin e rrallë të Covid-19, ja simptomat paraprake

21:09 : 22/09/2023
Varianti ‘Pirola’ i COVID-19 mbërrin në shtetin fqinj
BOTA

Varianti ‘Pirola’ i COVID-19 mbërrin në shtetin fqinj

12:22 : 22/09/2023
Vjeshta rikthen virozat, më të prekurit fëmijët, 300 raste në ditë te urgjenca
AKTUALITET

Vjeshta rikthen virozat, më të prekurit fëmijët, 300 raste në ditë te urgjenca

17:44 : 20/09/2023
Covid-19 përhapet ndjeshëm edhe tek fëmijët, konfirmohen disa raste në Elbasan
AKTUALITET

Covid-19 përhapet ndjeshëm edhe tek fëmijët, konfirmohen disa raste në Elbasan

17:04 : 19/09/2023
Studimi/ Pse disa njerëz janë më të dobët përballë Covid-19
BOTA

Studimi/ Pse disa njerëz janë më të dobët përballë Covid-19

11:32 : 15/09/2023
Para
Pensionistët në Korçë: Shpërblimi 5 mijë lekësh, qesharak

Pensionistët në Korçë: Shpërblimi 5 mijë lekësh, qesharak



TË GJITHA

Mallorca-Barcelona ndajnë pikët, Vedat Muriqi lojtari më i mirë i ndeshjes

Mallorca-Barcelona ndajnë pikët, Vedat Muriqi lojtari më i mirë i ndeshjes

23:53 : 26/09/2023
Ndodh edhe kjo!/ Hapet në universitet dega e re “influencer” i rrjeteve sociale

Ndodh edhe kjo!/ Hapet në universitet dega e re “influencer” i rrjeteve sociale

23:50 : 26/09/2023
E rëndë në Greqi/ Autobusi përplaset “kokë më kokë” me makinën, 3 të vdekur dhe 40 të plagosur

Horoskopi, e mërkurë, 27 shtator 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

23:37 : 26/09/2023
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, surprizat që na presin

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, surprizat që na presin

23:35 : 26/09/2023
Të mëdhatë nuk gabojnë, United e Bayern kalojnë lehtësisht ndeshjet e kupave

Të mëdhatë nuk gabojnë, United e Bayern kalojnë lehtësisht ndeshjet e kupave

23:34 : 26/09/2023
Berisha: I vetmi njeri që nuk e ka përmendur kurrë emrin e McGonigal është Lulëzim Basha

Berisha: I vetmi njeri që nuk e ka përmendur kurrë emrin e McGonigal është Lulëzim Basha

23:21 : 26/09/2023
Gazetari: Martin Bardhi u vra ditën për të kuptuar se kush dhe pse e ka bërë, viktima ka 7 vëllezër

Gazetari: Martin Bardhi u vra ditën për të kuptuar se kush dhe pse e ka bërë, viktima ka 7 vëllezër

23:20 : 26/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com