• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Bërxullës protestë përpara Hipotekës: Qeveria bën ‘sehir’ me gjakun tonë

10:29 : 11/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Banorët e Bërxullës ditën e sotme kanë dalë sërish në protestë duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë – Kashar.

Të zhvendosur para Hipotekës, ata kërkojnë të njihen me projektin e autostradës Thumanë-Kashar, që kalon mes për mes pronave të tyre duke u “rrëmbyer” shtëpitë dhe tokat bujqësore, por nuk po arrijnë të marrin asnjë informacion se ku do të kalojë e çfarë prek projekti.

Në një deklaratë për mediat, një përfaqësues i tyre tha se qeveria po e bllokon qëllimisht transparencën e projektit dhe se në fshatin e tyre po bëhet një masakër e vërtetë duke shkatërruar gjithçka ndërsa kryeministri Edi Rama bën “sehir”.

Banorët gjithashtu kërkuan informacion mbi gjendjen e pronave të tyre dhe banesave, ndërsa kërkojnë që të legalizohen sipas ligjit.

“Ku është ligji? E ka përcaktuar qartë që të gjithë ndërtimet informale deri në 2006 duhet të legalizohen. Deri në 2022-shin, nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zonë. Sot del projekti dhe thotë; nuk certifikohen pronat dhe banesat. S’kemi asnjë lloj përgjigje, asnjë informacion dhe nuk kemi asnjë projekt të rrugës. Nuk i jepet asnjë zgjidhje atij ngërçi. Kjo rrugë në këtë njësi është e vështirë që të zhvillohet, pasi nuk i jepet akses banorëve për rrugë dytësore, as për mbikalime apo nënkalime, apo se si linjat e interkonjeksionit janë për t’u lëvizur. Institucionet nuk janë në gjendje të japin përgjigje, dhe këtu po bëhet masakër e madhe. Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri. Projekti është bërë në Itali me google, pa i ditur terreni. Edhe minutën s’dua ta pres më. Ata nuk kanë vullnet për të zgjidhur hallet tona. Është projekt out. E shkatërron gjithë zonën. Duke nisur që nga Rinasi shkatërrohet gjithçka. Dy metra dhé do marrin të gjithë në fund, këta nuk mendojnë as për ditën kur të shkojmë të varri. Ata duhet të kishin vënë ndjenjën humane para dhe njerëzore që t’i kishin dhënë një përgjigje këtyre njerëzve. Më dhemb në shpirt për këta banorë që në datën e 20 të agjërimit dalin e protestojnë.”, tha një prej banorëve.

Lexo edhe:

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

“Nuk kemi marrë asnjë lloj përgjigje, sepse vetë firma nuk ka thotë se projekti është në studio për të parë se si do të veprohet për zhvillimin e rrugës. Nuk kanë as ata asnjë lloj dijenie sepse :na del kosto e lartë në të gjitha drejtimet, mbikalimi nuk na lejon këtu, nënkalimi nuk na lejon aty , sepse përmbytet”, u shpreh një tjetër banor.

 

  • Banorët e Bërxullës protestojne prej 6 muajsh

Banorët e Bërxullës prej 6 muajsh kundërshtojnë projektin e zgjerimit të aksit rrugor ‘Thumanë-Kashar’ i cili prek banesat e tyre. Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës.

Sipas tyre, çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

Disa herë ata kane paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje, ata pohojne se “do ta zgjidhin me vetëgjyqësi”.

Etiketa: banoretBërxullëEdi Ramaparalajmërojnëproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Protesta për UÇK në Tiranë, qytetarët me pankarta në duar: Gjykatë raciste serbe-ruse

17:24 : 17/10/2025
AKTUALITET

‘Asgjë s’e ngop më Ramën’/ Bardhi: Kërkon t’i marrë opozitës edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit!

16:52 : 17/10/2025
Para

"Kemi gati planin!"/ Meta me qytetarët: Shqetësim i madh, rritja e taksave dhe e çmimeve!

TË GJITHA

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

10:14 : 19/10/2025

Dita e pestë e grevës së urisë në Marinzë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve

10:05 : 19/10/2025

Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare

09:56 : 19/10/2025

Sot, 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen

09:49 : 19/10/2025

Maratona e Tiranës/ Akset rrugore ku do të ketë bllokim dhe kufizim të qarkullimit

09:24 : 19/10/2025

Arrestimi i Ulian Barjamit/ Avokati LLangozi publikon audion e seancës

09:10 : 19/10/2025

Arrestimi i avokatit në Elbasan, Dhoma e Avokatisë: E paprecedentë. ILD dhe KLP të veprojnë urgjentisht

09:03 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com