• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJE/ “Do të vrasim”, tenderi 830 mijë euro i Veliajt futi në konflikt biznesmenët

11:36 : 10/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Këtë të hënë policia njoftoi arrestimin e tre persona dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tyre, pas finalizimit të hetimeve një mujore që lidhen me kërcënimin e një biznesmeni në Cërrik, i cili është kërcënuar familjarisht për t’u tërhequr nga gara për një tender të Bashkisë së Tiranës.

Personat që përfunduan pas hekurave në kuadër të operacionit policor të koduar “Tenderi”, janë Algert Alcani (27 vjeç), Edmir Boci (37 vjeç) dhe Shaqir Alcani (62 vjeç).

“Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit: E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe  Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij”, njofton policia.

Treshja në fjalë akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas kallëzimit në polici të Eral Myftaraj, zotëruesi i kompanisë AL-MEXWOOD SH.P.K, ata e kanë kanosur dhe e shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe:

Tenderi 800 mijë euro, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO, si po zvarritet çështja

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

Procedura e prokurimit në fjalë është hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës dhe fondi limit i akorduar kap vlerën e mbi 830 mijë eurove (96 427 482 (nëntëdhjetë e gjashtë milion e katërqind e njëzet e shtatë mijë e katërqind e tetëdhjetë e dy Lekë pa Tvsh).

Në foto: Shpallja e fituesit të tenderit

Në garë për tenderin me objekt “blerjen e lëndëve djegëse pellet për ngrohje dhe shpërndajen në objektet arsimore”, përveç kompanisë së Myftaraj që është shpallur fituese, kanë qenë edhe dy konkurrentë të tjerë.

Njëra prej dy kompanive rivale është ‘Alcani sh.p.k.’, me 100% të aksioneve të zotëruara prej 62-vjeçarit të arrestuar, Shaqir Alcani.

Data e mbajtjes së tenderit në fjalë është 10 marsi i këtij viti, ndërsa fituesi është shpallur vetëm 7 ditë më parë, më 3 prill.

Mësohet se Shaqir Alcani së bashku me të birin Algert Alcani kanë paguar persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli për të kërcënuar biznesmenin nga Cërriku.

Sipas hetimeve të akuzuarit i kanë vendosur pistoletën në kokë Eral Myftarajt për t’u tërhequr nga tenderi dhe e kanë kërcënuar edhe me jetën e djalit, Mateo Myftaraj.

Ndërkohë rezulton se kompania e Alcanit është përfituese e 28 tenderave, 13 prej tyre kontrata publike të lidhura vetëm me Bashkinë e Tiranës, që drejtohet nga Erion Veliaj.

LEXO EDHE:

“Tërhiqu nga tenderi”/ Kërcënuan biznesmenin se do t’i vrisnin familjen, 3 në pranga (Emrat)

Etiketa: arrestohenkercenim per jetentenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi 800 mijë euro, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO, si po zvarritet çështja

14:41 : 19/02/2026
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
BOTA

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025
BOTA

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

10:53 : 26/10/2025
AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
Para

Detaje të reja/ Si u kërcënua me "armë në kokë" administratori për tenderin mbi 800 mijë €

TË GJITHA

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

11:54 : 26/06/2026

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026

Denoncimi/ ‘Smart City’, 140 mln dollarë pa garë dhe fryrje kostosh. A do shkojë në burg Qefalia?

11:28 : 26/06/2026

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:13 : 26/06/2026

Helmimi i kursantëve, AKU: Priten analizat, në Akademinë e Sigurisë nuk u konstatuan probleme higjieno-sanitare

11:07 : 26/06/2026

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet