• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë ndodh nëse Shqipëria del nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar?

08:51 : 09/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk i pëlqen gjykatat. Një mori ligjesh të ndërmarra prej tij kanë sanksionuar që gjobat e vendosura nga ekzekutivi duhet të arkëtohen si titull ekzekutiv pavarësisht nëse i gjobituri dëshiron të ankohet apo jo në gjykatë ndërsa agjencitë e tij ligjzbatuese si INUK kanë demonstruar padurimin me ankesat gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve, duke u shënjuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si institucion që shkatërron pronat e të tjerëve “jashtë procesit të rregullt ligjor.”

Kur bëri ligjin kundër medias, u çudit shumë kur organizatat e të drejtave të njeriut i vunë në pikëpyetje pikërisht këtë element, sanksionimin prej tij në ligj që një gazetar duhej të paguante gjoba deri 20 mijë euro, pa të drejtën për t’u dëgjuar në gjykatë.

Vetëm se kësaj here, Rama jo vetëm që shprehu pakënaqësi ndaj gjykatave shqiptare, por edhe ndaj një gjykate ndërkombëtare, e cila, ndonëse nuk është pa kritika, nuk mundet të konsiderohet “e korruptuar” apo “e padrejtë”.

I vënë në siklet përballë faktit se veprimet arbitrare të qeverisë së tij i kanë shkaktuar vendit një dëm prej 110 milionë eurosh, Rama vendosi të akuzojë kritikët se “po gëzohen me fatkeqësinë e vendit” apo të sulmojë vendimin e gjykatës si “skandaloz”.

“Meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë që ka një lajm të kësaj natyre, në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur”, deklaroi Rama në një konferencë për shtyp.

Lexo edhe:

Video/ Jep dorëheqjen ministresha e Ramës

Shqipëria si Palermo e viteve 70/ A erdhën në Durrës 50 tonë kokainë?

Gjykata që ka gjobitur Shqipërinë këtë herë, International Centre for Settlement of Investment Disputes, ICSID, është një institucion i themeluar në vitin 1966. Rreth 160 vende në të gjithë botën, përfshirë shumicën e vendeve demokratike, si SHBA dhe Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, janë anëtare të kësaj gjykate dhe respektojnë vendimet e saj dhe drejtësinë që ajo jep.

Duke qenë se në planetin tokë ka rreth 220 vende dhe territore, ta ha mendja se një pjesë e vendeve të botës me të vërtetë nuk e njohin autoritetin e saj.

Mandati i ICSID është pikërisht ky: të mbrojë investimet e huaja nga veprime arbitrare të shteteve të cilat pranojnë këtë instrument si garanci që u jepet investitorëve të huaj. Në rast se qeveria shqiptare tërhiqet prej saj, atëherë garancia për investitorët e huaj ndaj rrëmbimit arbitrar të pronave të tyre në Shqipëri, bie.

ICSID është kritikuar herë pas here nëpër botë për shkak të natyrës sekrete se si ajo vepron. Vendimet e saj nuk publikohen. Rezultatet e procedurave raportohen vetëm si “të mbyllura” por jo nëse dikujt i është dhënë e drejtë apo jo.

(Duhet të vihet re se në dy raste të komenteve publike mbi gjobën 110 milionë euroshe, Rama ka shprehur pakënaqësi veçanërisht për faktin që në rastin e Becchettit, privatësia e gjobave të tilla është cenuar. Duket se Rama shqetësohet jo aq shumë për 110 milionët se sa shqetësohet për telashin që i ka shkaktuar publikimi i këtij problemi).

Eksperienca e Shqipërisë me këtë gjykatë si dhe me zyrat e tjera të arbitrazhit ka qenë e përzierë. Vetë biznesmeni kontrovers italian Francesco Becchetti ka hapur dy çështje në gjykatë, një e ka humbur, tjetrën e ka fituar. Kompani të tjera të huaja kanë ngritur pretendime ndaj Shqipërisë dhe kanë humbur. [Listën e çështjeve e gjeni këtu] Ndërsa përveç Becchettit, në arbitrazh ka fituar edhe kompania greke Aktor.

Duhet të vihet re gjithashtu se natyra sekrete e punës së ICSID-së e bën të pamundur të dihet se për çfarë konkretisht Shqipëria ka humbur, ose ka fituar në këto procese. E vetmja gjë që dihet është që Shqipëria i detyrohet 110 milionë euro Becchetti-t dhe 44 milionë dollarë dhe kompanisë Aktor. Në të dyja rastet, ka arsye të besohet se gjykata nuk është treguar e padrejtë, pavarësisht se çfarë mendimi mund të kesh për biznesmenin italian. Ajo që vihet re është që gjobat janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria e qeverisë shqiptare.

Rama ka vetëm veten e vet për të fajësuar për 110 milionë eurot e humbura, pavarësisht nëse kundërshtarët e tij politikë gëzohej apo jo nga kjo.

Tërheqja nga ICISID ka gjasa do të dekurajojë edhe më shumë investitorët aktualë të huaj në Shqipëri dhe do ta lërë Shqipërinë më shumë në dorën e arbitraritetit të Ramës, një arbitraritet për të cilin ai tashmë po fiton famë./BIRN/

Etiketa: arbitrazhEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Video/ Jep dorëheqjen ministresha e Ramës

17:16 : 27/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria si Palermo e viteve 70/ A erdhën në Durrës 50 tonë kokainë?

16:50 : 27/06/2026
AKTUALITET

Tabaku: Ekonomia e vendit e ndërtuar mbi privilegje dhe klientelizëm

14:12 : 27/06/2026
AKTUALITET

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

13:23 : 27/06/2026
AKTUALITET

Berisha në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

12:03 : 27/06/2026
AKTUALITET

Protestë për TEC-et në Vlorë, qytetarët marshim kundër projektit: Burg, burg!

11:51 : 27/06/2026
Para

Rama përmendi daljen nga Arbitrazhi, avokati analizon: Pasojat do jenë të rënda

TË GJITHA

Pogradec/ Burri dhunon bashkëshorten, e moshuara niset drejt Traumës në gjendje të rëndë

17:31 : 27/06/2026

Video/ Jep dorëheqjen ministresha e Ramës

17:16 : 27/06/2026

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

16:58 : 27/06/2026

Shqipëria si Palermo e viteve 70/ A erdhën në Durrës 50 tonë kokainë?

16:50 : 27/06/2026

Goditje e rëndë për Spanjën, mesfushori humbet pjesën e mbetur të Botërorit

16:28 : 27/06/2026

Turqia arreston 178 persona për terrorizëm disa ditë para Samitit të NATO-s

16:19 : 27/06/2026

U largua nga PS, ‘Neomalsorja’ për median britanike: Kjo qeveri s’mund të sjellë ndryshim

16:03 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet