• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE: Të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Izrael

18:58 : 09/04/2023
në BOTA

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e rëndë të dhunës së fundmi në Izrael, territoret e pushtuara palestineze dhe Liban, transmeton Anadolu.

“Natën e kaluar përsëri, sulme terroriste vdekjeprurëse kanë ndodhur në Tel Aviv, një prej tyre duke lënë të vrarë një turist italian. BE-ja shpreh dënimin e saj total për këto akte dhune”, tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

“Kjo duhet të pushojë”, apeloi ai.

Rritja e dhunës pasoi ditë tensionesh dhe përleshjesh në vendet e shenjta, duke përfshirë ndërhyrjen dhe përdorimin e forcës nga policia izraelite brenda kompleksit të xhamisë Al-Aksa, siç vuri në dukje Borrell.

“BE-ja dënon incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në vendet e shenjta dhe kujton se status quo-ja e të gjitha vendeve të shenjta duhet të ruhet”, tha Borrell.

Lexo edhe:

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

Ai dënoi gjithashtu sulmet “joselektive” me raketa ndaj Izraelit nga Gaza dhe territori i Libanit, që vranë dy izraelitë dhe lanë një të plagosur rëndë.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale”, shtoi ai.

Borrell tha se BE-ja u kërkon të gjitha palëve të “ushtrojnë përmbajtje maksimale, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të promovuar qetësinë për festat fetare në vazhdim”.

Policia izraelite tha të mërkurën se arrestoi 350 palestinezë nga kompleksi i Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, ndërsa dëshmitarët thanë se ata përdorën forcë të tepruar, duke përfshirë gaz lotsjellës.

Një ditë më pas, ushtria izraelite tha se të paktën 30 raketa u hodhën nga Libani Jugor drejt Izraelit.

Izraeli e konsideroi Hamasin përgjegjës për sulmet me raketa, duke thënë se ato u kryen nga pjesëtarë të Hamasit të vendosur në Liban.

Më vonë, Izraeli njoftoi fillimin e një sulmi në Gaza në mbrëmje, ndërsa raketa po ashtu u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Është raportuar se një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur dhe një incident me shtypje me makinë në Tel Aviv të premten mbrëma.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967 dhe më vonë aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980 – një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Etiketa: BEdhuneizrael

Lajme të lidhura

BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025
Para

Mbyllet java e 22-të e Kategorisë së Parë, rivalitet i fortë në garën për Superioren

TË GJITHA

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com