• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtarin e Matit

19:09 : 07/04/2023
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 7 prill 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj. Vendimi u mor nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol Çomo.

Rexhep Karaj u shkarkua nga detyra më 25 nëntor 2021 nga Komisioni pasi u konkluduan probleme për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ në shkallën e parë. Sipas Komisionit, subjekti nuk ishte treguar bashkëpunes gjatë hetimit administrativ dhe se kishte kryer shpesh deklarime kontradiktore për mungesën e burimeve financiare për pasuritë e deklaruara.

Nga analiza financiare Komisioni arriti në konkluzionin se Karaj jendej në pamundësi financiare për mbulimin e investimeve dhe shpenzime në vlerën 8.2 milionë lekë, nga fillimi i detyrës deri në vitin 2016.

Pas ankimit të Karajt që e cilësoi të pabazuar vendimarrjen e Komisionit, Kolegji gjeti shkelje të rënda procedurale në shqyrtimin e çështjes në shkallën e parë të vetingut dhe e kaloi për gjykim në seancë publike.

Gjyqtari Karaj e kundërshtoi gjatë seancës më 29 mars konstatimin e KPK-së për mungesë bashkëpunimi gjatë procesit të hetimit administrativ. Po ashtu, ai e cilësoi të pabazuar dhe të padrejtë analizën financiare të Komisionit. Subjekti solli në vëmendje të Kolegjit se vajzat dhe djali pasi kishin përfunduar studimet e larta, kishin punuar që të tre, si dhe këmbënguli se vërtetonte burimet e ligjshme të pasurive që zotëron.

Lexo edhe:

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

Ai shpjegoi se zotëron dy pasuri të paluajtshme, një apartament në Burrel të përfituar si i pastreh, për të cilin kishte paguar në vitin 2006 shumën 540 mijë lekë dhe një apartament me sipërfaqe 92 m2 në Tiranë që e disponon prej një viti.

Apartamentin në Tiranë, rezulton që subjekti ta ketë përfituar kundrejt një huaje në vlerën 50 mijë euro që i ka dhënë shoqërisë ndërtuese në vitin 2016. Si burim të kësaj vlere, ai ka deklaruar kursimet në vite. Ai pretendoi se në deklaratat periodike kishte pasqyruar gjendjen cash të kursyer në çdo vit dhe jo atë progresiv.

Karaj i kërkoi Kolegjit që të vlerësonte se arrinte nivel të besueshëm për pasurinë, të prishte vendimin e KPK-së si të pabazuar dhe të kthente çështjen për gjykim për dy kriteret e tjerë, figurën dhe profesionalizmin.

Gjatë njoftimit të vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Rezarta Schuetz deklaroi se vendimarrja e Komisionit për shkarkimin e Karajt ishte gjetur e drejtë.

Kolegji ka konkluduar se gjyqtari Karaj ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për dy automjete, si dhe gjendet në pamundësi financiare për blerjen e tyre.

Po ashtu, nga analiza financiare  e kryer në KPK, ka rezultuar bilanc negativ edhe për huanë 50 mijë euro dhënë shoqërisë ndërtuese në 2016-ën.

“Pas analizës financiare në Kolegj, duke konsideruar të drejta disa nga pretendimet e subjektit, duke konsideruar të ardhurat nga pensioni i nënës dhe të bashkëshortes nga shoqata “Save the Children”, sërish subjekti gjendet në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve të tjera famijare, përfshi edhe burimet për likujditetin e dhënë hua”, sqaroi Schuetz dhe shtoi se gjyqtari Rexhep Karaj nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë pasi ka bërë deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme.

Për pasojë, vendimi i KPK për shkarkimin e tij nga detyra është gjetur nga KPA i mbështetur në prova, dhe për rrjedhojë u vendos që Karaj të largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

/Reporter.al/

Etiketa: kpaRexhep Karajveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

20:27 : 30/09/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

16:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori Karanxha: 6 anëtarë të vetingut kanë marrë paga nga fondacioni Soros

13:31 : 15/09/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
Para

Paralajmëron Berisha: Nëse FBI nuk e çon Ramën tek McGonigal, do ta çoj unë...

TË GJITHA

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

23:04 : 01/10/2025

Horoskopi, e enjte, 2 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 01/10/2025

Maliq/ 74-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet

22:59 : 01/10/2025

“Situatë e vështirë”/ Gara për Tiranën, Ermal Hasimja flet për kandidimin: Koha është e shkurtër

22:55 : 01/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

22:31 : 01/10/2025

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com