• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opinioni i gjobave të mëdha në sulm mbi mediat online

20:11 : 06/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Temë më të madhe sesa vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit që Shqipëria të dëmshpërblejë me 110 milionë euro pronarin e një “ish-televizioni” (Agon Channel), nuk kishte, por televizioni me markën e “madhe” si kombëtar, vendosi të diskutojë për mediat online, që në thelb nuk ishte gjë tjetër veçse media kundër medias. Opinion i madh, me vënie duarsh në kokë nga drejtuesi teksa jepte shembujt personal sesi disa domene (që nuk janë media), shpërndajnë në rrjetet sociale “lajme të sajuara”, të cilat pasi marrin disa klikime dhe përkthehen në para për minimashtruesin, veniten pa lënë asnjë gjurmë.

Në fakt qëllimi ishte në tjetër vend: sulm të hapur mbi mediat portale online, që në disa raste janë i vetmi zë opozitar që tenton t’i hapë sytë një publiku që manipulohet dhe bombardohet me propagandë nga të ashtëquajtuara “media të mëdha”. Janë pikërisht këto TV të mëdha, edhe me barrën kombëtare nga pas të cilët burimin e madh të të ardhurave, si një lum i rrëmbyeshëm që del nga shtrati, e kanë nga qeveria dhe biznesi i oligarkisë.

Synimi final në emisionin “Opinion” ishte denigrimi dhe të futeshin në një kallëp të ngushtë shumica e portaleve online, duke i përgjithësuar si “gjobaxhinj”. Po, po, në një emision prej 1.5 orësh, me disa reklama milionëshe në mes, u përmend 21 herë fjala “gjobë”. Misioni u duk sikur u arrit në këtë emision, ku në panel ishin ndarë në mënyrë të barabartë tre kundra mediave online dhe tre të ftuarve të tjerë që si linte njeri të flisnin fare për temën, herë nga drejtuesi i emisionit e herë nga treshja e sulmit ndaj mediave online.

E vërteta është shumë më ndryshe nga ajo që u tentua të shitej si e vërtetë. Mediat e mëdha janë gjobëvënëset e frikshme, që nuk prekin vetëm një individ, por mu bash e në buxhetin e shtetit duke rrëmbyer drejtëpërdrejtë paranë në xhepin e çdo qytetari taksapagues.

Lexo edhe:

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media

Nje TV me licencë kombëtare ka marre leje ndërtimi, parqe fotovoltaike duke fituar miliona euro nën sytë e qeverisë që u jep hov për këtë nismë. Po në këto televizione, mjafton tu shohesh linjën editoriale, lajmet, emisionet e ndryshme me të ftuarit nga maja e piramidës qeveritare për të kuptuar se për pak kohë do vijë një tender i madh në duart e pronarit, madje edhe gazetarit. Ka sot pronarë mediash të mëdha që e përdorin propgandën e tyre jo vetëm për të shpëlarë trutë e qytetarëve me “të mirat imagjinare” që vijnë nga qeveria, por për qëllime tërsisht personale. Tendera rrugësh me PPP, ku më e dukshmja është aksi Thumanë-Kashar.

E të imagjinosh që qëllimi i medias është të japë lajmin aty ku është lajmi, ndodh e kundërta, duke fshehur lajmet. Banorët e Bërxullës që preken nga kjo rrugë e florinjtë dalin çdo ditë i madh e i vogël në protestë, por ca TV të madha as që u duket logo për të transmetuar hallin e qytetarëve.

Këta gjobëvënës të bëshëm, që shkojnë deri në 400 milionë euro benefite me PPP-të e qeverisë (pushtet, propagandë, para), tregojnë me gisht “gjobat e portaleve”, që sipas tyre janë halli më i madh i kësaj shoqërie, duke futur të pavërteta në mes që gjoja po e ngrejnë këtë shqetësim për të mirën e qytetarëve.

Drejtuesi i emisionit, por edhe të tjerë që bënin “moral” sesi duhet të ishin lajmet dhe shprehnin mllef për gjobëzat e vogla të potaleve, pas emisionit hipën në automjete që kushtojnë sa një apartament që asnjë gazetar me pagë relativisht të mirë nuk është në gjendje që ta blejë. Destinacioni i tyre është i shkurtër: nga televizioni deri te vilat e tyre mbi 500 milionëshe në afërsi të qendrës së madhe tregtare. Aty në oazin e oligarkisë, ku thuren plane për “gjoba të mëdha”, qahet edhe helli sesi disa portale të vogla, pa adresë e zyra vendosin “gjoba të vogla” që në fakt nuk janë të tilla në shumë raste pasi atyre që u djeg miza nën kësulë vetëofrohen për të hequr ndonjë lajm.

Sa e sa portale nuk u bënë pis me paratë e inceneratorëve, teksa këta media të mëdha fusnin në kasafortën e tyre qindra mijëra euro nga këta pronarë që sot janë në arrati. Madje lloji i këtyre individëve të shpallur në kërkim “fitonin gjyqe” kundër portaleve që nuk pranonin të bëheshin pis nga afera e madhe korruptive. Pse nuk bëheshin emisione të veçanta sesi po sulmohej media nga bizneset e lidhura me qeverinë dhe veçanrisht nga skema e tmerrshme e inceneratorëve?

Në panel ishin edhe “tre profesorë”, dy prej të cilëve mësimdhënës në gazetari. Ata ishin edhe më të përflaktë duke sulmuar portalet dhe dhënë shembuj personal sesi janë prekur. Po të drejtosh një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të grave, të marrësh qindra mijëra euro në seminare dhe bësh preokopi dhe pasuri mbi “fondet e viktimave të dhunës”, është një dhunë edhe më e madhe sesa një lajm portali.

Një tjetër profesoreshë qante hallin se në disa raste sapo ajo u angazhua në politike e “sulmonin”. Po ashtu edhe një “superprofesor” që e tha qartë se u ndje mirë kur në fillim shkruanin se futja e tij në politike ishte një vlerë e shtuar, por kur ana e tërhoqi disi nga pushteti, nisën ta sulmonin. Ai tani kujton vetëm shprehjet “u shit tek Rama”, por pena e tij sarkastike vlen sot në politikë sa ajo e një bejtexhi që mburret në fshatin e tij. Kulmi i të gjithave ishte kur treshja e panelit kundër portaleve dhe vetë drejtuesi i emisionit vlerësojnë faqet e memeve që në fakt janë gjobaxhinj të thekur.

Iku edhe një Opinion pa gjurmë, qëllimi i të cilit ishte të tregonin “hajdutin e vogël” për të fshehur vjedhësin e madh të parasë publike, ku në shumë prej tenderave, lejeve të ndërtimit, madje edhe kullave shumëkatëshe fshihen pronarët mediatik dhe të ashtëquajturit gazetarë që jetojnë në botën e oligarkisë, duke siguruar pasuri të madhe që i rrëmbehet çdo qytetari që mbush kokën me “Opinion-bërësit” pa e ditur se në fakt ata janë gjobaxhinjtë e mëdhenj që zbrazin xhepat e hallexhiut qytetar.

Etiketa: mediaopinion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
AKTUALITET

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media

20:43 : 07/05/2025
AKTUALITET

Gaztorë dhe gazetarë

13:30 : 03/05/2025
AKTUALITET

Liria e shtypit/ Reporterët Pa Kufij e “nxijnë” në raport Shqipërinë, por e ngjitin me 19 vende

09:47 : 02/05/2025
AKTUALITET

Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon “besimin e publikut te media”

08:23 : 07/04/2025
AKTUALITET

Anketa: 91% e qytetarëve mendojnë se “korrupsioni” është problem madhor në Shqipëri

11:59 : 25/03/2025
Para

Pse dhembin gjunjët dhe kyçet kur bie shi?

TË GJITHA

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025

Horoskopi, e premte, 23 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 22/05/2025

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22:59 : 22/05/2025

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

22:51 : 22/05/2025

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025

150 milionë euro janë gati! Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

22:48 : 22/05/2025

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com