• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Boçi prezanton projektin me ekspertët e turizmit: Do ngrejmë ‘Qytetin e Filmit’

16:36 : 06/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi mblodhi në një tryezë diskutimi ekspertët e turizmit në Elbasan, për të kërkuar mendimin e tyre mbi projektet e propozuara prej ekipit të tij.

Ndërsa sqaroi se mëse 70 persona kanë punuar mbi atë që do të jetë platforma e tij zgjedhore dhe projekti më i mirë për Elbasanin e së ardhmes, Boçi tha:

“Ka vetëm një cilësor që përdoret për Elbasanin: Ai është i bukur! Sikur ne të përthithim në Elbasan një të pestën e gati 8 milion vizitorëve që hyjnë në Shqipëri në vit – objektiv I mundshëm, do të kishim jo më pak se 55 miljon euro të ardhura për qytetarët. Synimi ynë në fakt është të arrijmë 4 herë më shumë brenda fundit të mandatit tim”.

Boçi shpalosi idetë e tij për Turizmin Kulturor dhe Kalanë – duke përmendur edhe mëse 80 monumente historike që ka Elbasani. Ai tha se turizmi shëndetësor me Llixhat dhe SPA-të, turizmi natyror me Gjinarin, Funarin, Shushicën e Byshekun, Shmilin, Labinot Malin dhe shumë thesare të tjerë natyrorë, mbetet detyrim i menjëhershëm për t’u zhvilluar prej tij dhe ekipit që e mbështet.

Duke folur për vizionin e tij mbi Elbasanin, Boçi zbuloi se ai ka nisur bisedimet me FEDERITALY – mbajtëse dhe promovuese e markës më të madhe në botë “Made in Italy”, për të ndërtuar menjëherë pas zgjedhjeve markën territoriale të mbrojtur dhe të kontrolluar “Made in Elbasan”. Ai e quajti këtë hap një garanci “për të gjithë produktet e këtij trualli të bekuar”.

Lexo edhe:

Intimidimi i votuesve/ Vëllai i kandidates së PS në Belsh “ngulet” te qendra e votimit

Bllokohet procesi i votimit në Papër të Elbasanit, policia sinjalizohet për parregullsi

“Qershia mbi tortë – tha Boçi, – është që në këtë qytet ku socialistët nuk kanë lënë në këmbë as një kinema, ne do të ngremë Qytetin e Filmit”.

“Rrallë një vend në botë ka kaq pranë e pranë Kalanë romake të banuar, qytetin e ndërlidhur natyrshëm me të, reliket e një industrie të rrëzuar dhe shpatullat e përflakta të metalurgjisë, lumin, liqenet, kodrat e buta, fushat dhe malin… të gjitha në pak km largësi. 80 monumente kulture përfshi rrënoja antike, gjurmë të via Egnatia, ura të lashta dhe pafundësisht histori jetojnë këtu në shtëpinë e tyre. Elbasani është një shesh natyror xhirimi për çdo film të mirë!” – tha Boçi.

Qyteti i Filmit në Elbasan mund të mbështetet edhe nga një Park i madh dhe acquapark si ai në Cinecittà – Romë. Kjo favorizohet sipas ekspertëve edhe nga afërsia me Tiranën.

Turizmi Tregtar ishte një risi në projektin e prezantuar nga Boçi, i cili lajmëroi ndërtimin e një Parku Tregtar të ngjashëm me atë në Serravale të Italisë. “Elbasani ka një traditë të jashtëzakonshme në artizanat! Në shek. 17 ky qytet kishte 900 dyqane dhe 30 shoqata zejtarësh – esnafë. Ata kanë marrë pjesë në panaire ndërkombëtare qysh në shek.14. Muzeu i Gjallë i Zejeve do ta ringjallë këtë traditë të mrekullueshme. Në mbështetje të turizmit gjithëvjetor, Panari Rajonal do të ofrojë evente që fuqizojnë sektorët e interesit të veçantë në Elbasan”.

Mes të tjerash, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, përmendi nevojën sipas tij urgjente për ringjalljen e Kalasë dhe rikthimin e gërmimeve antike në atraksion absolut të qytetit, krijimin e një Shtëpie ndërkombëtare të përkthimit në gjurmët e traditës së Elbasanit, ndërtimin menjëherë të tureve të turizmit fetar ndërsa foli në detaje për projektin e tour-it Egnatia – duke bashkuar Durrësin dhe Ohrin në një udhëtim ekzotik krejt të veçantë.

Elbasani ka gjithçka që i duhet së ardhmes, nënvizoi Luçiano Boçi duke ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 14 majit të votojnë për ndryshimin.

Të pranishmit përgëzuan Boçin për punën e bërë dhe shprehën konsideratat e tyre që u përfshinë më tej në programin zgjedhor të z.Luçiano Boçi, prezantimi zyrtar i të cilit bëhet këtë të dielë në Pallatin e Sportit në Elbasan.

Etiketa: elbasanluciano bocizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Intimidimi i votuesve/ Vëllai i kandidates së PS në Belsh “ngulet” te qendra e votimit

16:21 : 11/05/2025
AKTUALITET

Bllokohet procesi i votimit në Papër të Elbasanit, policia sinjalizohet për parregullsi

13:11 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

11:35 : 11/05/2025
AKTUALITET

Makina del nga rruga dhe përmbyset në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen nënë e bir

21:44 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama bën llogaritë: Ja pse dhe ku do i marrim 78 mandate në 11 Maj

21:34 : 09/05/2025
AKTUALITET

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

18:15 : 09/05/2025
Para

Flick komenton shkarkimin e Nagelsman nga Bayerni: Vendim i pakuptueshëm!

TË GJITHA

Sarandë/ Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, mbërrin ambulanca

18:24 : 11/05/2025

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

18:09 : 11/05/2025

Patronazhistët zyrë sekrete te ‘Petro Nini’, ikin me vrap pasi zbulohen/ VIDEO

18:08 : 11/05/2025

Komisioni Rregullator nuk shqyrton kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë

17:58 : 11/05/2025

Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur

17:47 : 11/05/2025

Shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

17:41 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

17:40 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com