• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump: Akuza penale u ngrit për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme

08:34 : 05/04/2023
në BOTA

I rrethuar me flamurë të shumtë amerikanë, ish-Presidenti Trump mbajti një fjalim të stilit të fushatës para mbështetësve të shumtë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, mbrëmjen e së martës.

Zoti Trump mbajti një qëndrim sfidues, duke cituar mes të tjerash, dy gjyqet e dështura në Kongres për shkarkimin e tij kur ishte president. Ai e quajti aktakuzën e ngritur ndaj tij në Nju Jork, si të fundit në “sulmet me hetime mashtruese”. “Ky rast i rremë (aktpadia) u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha zoti Trump.

“Nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë”, tha zoti Trump. “Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë.”

Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën kanë shprehur mbështetjen për zotin Trump. Përmes deklaratave ata janë shprehur se hetimet ndaj zotit Trump janë të motivuara politikisht.

Lexo edhe:

SHBA, humbin 911 mijë vende pune për 1 vit!

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, tha se ngritja e aktakuzës tregon se, “sistemi ynë i shenjtë i drejtësi u përdor politikisht” kundër zotit Trump.

Përmes një shkrimi në rrjetitn Twitter, guvernatori DeSantis thotë se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.

“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit”, thuhet në postimin e zotit DeSantis në rrjetin Twitter. “Prokurori i Qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka deformuar vazhdimisht ligjin duke lënë të lirë krimilenët. Megjithatë, tani ai po tendos ligjin për të vënë në shënjestër një kundërshtar politik”, shprehet mes të tjerash zoti DeSantis.

Reagimet e zyrtarëve të zgjedhur demokratë lidhur me ngritjen e akuzave ndaj zotit Trump kanë qënë të pakta, përfshirë Presidentin Joe Biden.

“I pandehuri, Donald J. Trump, falsifikoi të dhënat e biznesit në Nju Jork për të fshehur një përpjekje të paligjshme për të minuar integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, si dhe shkelje të tjera të ligjeve zgjedhore”, tha ndihmësprokurori i qarkut Christopher Conroy.

Për herë të parë në histori, një ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është paraqitur në gjykatë si i pandehur nën akuza penale.

Prokurorët thonë se zoti Trump u përpoq të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 duke u përpjekur të bllokonte lajmet që mund ta dëmtonin kandidaturën e tij dhe më pas duke fshehur natyrën e vërtetë të pagesave për të blerë heshtjen.

Akuzat penale rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Pagesat, thotë aktpadia, u bënë për të blerë heshtjen e dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me zotin Trump, shumë vite më parë, dhe një pagesë për të blerë heshtjen e një punonjësi të kullës Trump i cili pretendonte se zoti Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Zoti Trump është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. Më herët të martën ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

Republikani Trump e ka portretizuar rastin e Nju Jorkut dhe tre hetime të veçanta nga Departamenti i Drejtësisë dhe prokurorët në Xhorxhia, si të motivuara politikisht.

Alvin Bragg
Alvin Bragg

Prokurori Alvin Bragg u pyet gjatë një konference shtypi se pse e kishte ngritur padinë pikërisht tani dhe nëse momenti kishte prapavija politike. Prokuroi i qarkut tha se zyra e tij kishte “prova shtesë” që nuk i kishte paraardhësi i tij. “Unë ngre padi kur janë gati”, tha ai.

Gjykatësi nuk dha urdhër që çështja të mos diskutohet në publik, por e paralajmëroi zotin Trump që të shmangte komentet që mund të nxisin trazira civile. Nëse gjendet fajtor për ndonjë nga 34 akuzat për krime, zoti Trump mund të përballet me një maksimum prej katër vitesh burg, por ka të ngjarë të dënohet më pak.

Gjykatësi caktoi seancën e radhës me datën 4 dhjetor. Avokatët e zotit Trump kërkuan që ai të përjashtohej nga pjesmarrja personalisht në seancë për shkak të sigurisë së jashtëzakonshme që kërkohet. Prokurorët kërkuan që gjyqi të caktohet në janar, disa javë para votimeve paraprake të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Avokatët e zotit Trump kërkuan që gjyqi të shtyhej për në pranverë. Gjykatësi ende nuk ka caktuar një datë, sipas njoftimeve deri në momentin e publikimit të artikullit./VOA

Etiketa: akuza penaledonald trumpresidentSHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA, humbin 911 mijë vende pune për 1 vit!

22:08 : 09/09/2025
BOTA

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025
BOTA

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025
BOTA

Zbulohet FOTO/ Epstein “i shiti” Trump-it një grua për 22,500 $, shpërthejnë polemikat në Uashington

17:16 : 09/09/2025
BOTA

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025
BOTA

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar!

16:22 : 09/09/2025
Para

68-vjeçari në Vlorë i vë flakën banesës së tij dhe zhduket

TË GJITHA

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025

Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, opozita vendos të shkojë në Parlament/ Çfarë u diskutua

15:20 : 10/09/2025

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

15:09 : 10/09/2025

GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes, ish-deputeti i PS do të qëndrojë në burg

14:55 : 10/09/2025

SPAK i caktoi “arrest në shtëpi”, avokati Logu: Nuk jam i përfshirë në asnjë episod korrupsioni

14:54 : 10/09/2025

Drejtoria e Burgjeve kërkon nisjen e procedurave disiplinore ndaj avokatit të Metës, arsyeja

14:37 : 10/09/2025

NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

14:33 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com