Giovanni Colella, trajneri i Partizanit, në një intervistë për News24 analizoi të kuqtë deri në këtë pikë të sezonit, në përfundim të fazës së tretë.
Italiani foli për objektivat e klubit, për çështjen titull dhe rivalitetin me Tiranën.
Trajneri i “demave” zbuloi dëshirat e tij, çfarë pret nga kjo aventurë në kryeqytet dhe si është raporti i tij me drejtuesit e klubit, a kanë diskutuar opsionin për rinovimin e kontratës?
Mister, e dini besoj se jeni trajneri italian me jetëgjatë në krye të Partizanit, e kishit menduar se do thyenit këtë tabu? E kishit menduar që do qëndronit kaq gjatë?
-Pikësëpari, nuk e dija që ishte kjo tabu, pra, e kam dëgjuar prej pak kohësh. Së dyti, kur nis një punë, nuk mendojë kurrë se kur do të përfundojë, por mundohem ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, pra për mua një punë që mund të zgjas 10 vite, por e di shumë mirë se puna ime mund të zgjas edhe 10 ditë. Është e njëjta gjë. Nuk ndryshon impenjim, nuk arsyetoj në lidhje me kohëzgjatjen, por arsyetoj në lidhje me cilësinë e asaj që bëj.
Pse është e vështirë për një trajner të huaj të punojë në Shqipëri, tek Partizani në rast konkret? Cilat kanë qenë problemet kryesore?
Atëherë, nuk mendoj se është e vështirë për një italian të punojë në Shqipëri. Është e vështirë për këdo që punon, jo vetëm për trajnerët, të shkoj në një vend të ri dhe të përshtatet. Është një ndryshim i mënyrës së jetesës, mënyrës se punës, mentalitet. Është një tjetër gjë që Shqipëria dhe Italia janë të ngjashme, për fat të keq, për gjëra jo të mira, por ngjasojnë. Unë mendoj se është e ndërlikuar të përshtatesh, por e përsërit, është një punëtor që duhet të përshtatet, jo vetëm një trajner. Vjen, sheh ndryshime në mentalitet, kjo nuk do të thotë që janë të mira apo të këqija, thjesht të ndryshe, janë të ndryshme, është një botë e ndryshme, pavarësisht se duket e njëjtë, është ndryshe.
Mister, si është raporti me drejtuesit, në Shqipëri kanë qejf të ndërhyjnë pak në formacion, në detaje etj, ke pasur probleme të tilla?
Atëherë, një nga gjërat e mira që kam gjetur këtu te Partizani, është fakti që të gjithë bëjnë detyrën e tyre. Pra, presidenti bën presidentin, drejtori bën drejtorin, trajneri bën trajnerin, magazinieri magazinierin, zëdhënësi për shtyp, zëdhënësin. Kjo është një gjë e madhe, gjë që nuk ndodh shpesh as në Itali. Pra, kam pasur liri në punën time, kjo sa i përket pjesës sportive, teknike. Në gjëra të tjera ke përballje, me shumë sinqeritet, mund të them se raporti im me drejtuesit është shumë i mirë.
Colella, pas derbit kemi parë një Partizanit më bindës, më të pjekur, çfarë ka ndryshuar?
Gjyshi im thoshte se mënyra e vetme për të pjekur një fryt është të presësh. Kur ke një skuadër deri diku të re, ka dy rrugë për ta pjekur. Njëra, është të futësh në grup ndonjë lojtar me eksperiencë, tjetra, të suportosh grupin dhe të presësh derisa të piqet, herët apo vonë do ta bëjë. Ne kemi zgjedhur rrugën e dytë, sipas meje është gjithnjë rruga e duhur, më funksionale.
Të pëlqen apo të bezdis ky rivaliteti me Tiranën? Do e pranoje një ofertë nga bardheblutë?
Rivaliteti është pjesë e sportit. Me këdo të flasësh për sport gjithë kujtohet vetëm rivaliteti. Është e drejtë që të ketë një rivalitet. Ndërsa sa i përket pyetjes nëse do të drejtorja Tiranën, ma kanë bërë edhe herë tjetër dhe do të përgjigjem në të njëjtën mënyrë. Nëse do të merrte presidenti i Tiranës, do e falënderoja, do i thoja që më behet qejfi, por do i thoja gjithashtu se unë jam në skuadrën më të mirë në Shqipëri dhe nuk kam ndërmend të kem eksperienca me ekipe të tjera.
Mister, po tani, është Partizani në garë për titull? Ishte një gjetje ajo deklaratë, u morën të gjithë me ju, jo me ekipin. Ishte një deklaratë alla Mourinho
Në atë moment aty, do të ishte më e thjeshtë të “qëlloje” mbi ekipin. Do të ishte e thjeshtë të thoje që na mungon kjo, na mungon ajo, por sipas meje ishte vetëm çështje durimi, sepse në janar ndryshuam disa gjëra, ishte e drejtë të kishim durim, të prisnim kush erdhi. Ka momente që sipas meje trajneri duhet të mbrojë ekipin e tij, edhe nëse merr si kosto ofendime, por askush nuk mendonte që Partizani nuk ishte në garë për titull. Në atë moment aty duhet vetëm të kishte durim, të prisnim dhe të vijonim punën. Nëse ju e quani si një deklaratë “alla Mourinho”, nuk e di, unë nuk ia lejoj vetes të afrohem me Mourinho-n. Unë bëj gjithnjë atë që mendoj se është e drejtë.
Sa shanse i jep Partizanit në garën për titull, jeni në vend të parë, me pikë të barabarta me Tiranën, po keni avantazh ndeshjet direkt
Atëherë, mungon dhe një fazë e kampionatit, pra mungojnë edhe 9 ndeshje. Nëntë ndeshje janë shumë, janë shumë. Përtej faktit që jemi me pikë të barabarta me Tiranën, kemi dhe ekipe të tjera pas me 6 pikë, që nuk janë shumë, pasi në mes është edhe një ndeshje direkte. Pra sipas meje është herët të japim përqindje. Unë mendoj se gjëra e duhur që po bëjmë është se po mendojmë ndeshje pas ndeshje, pa qëndruar këtu duke pyetur se çfarë do të bëjmë më pas. Tani gjëja më e rëndësishme është të mendojmë për ndeshjen me Egnatian dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Pas Egnatias është ndeshja me Laçin e kështu me radhë, pa pyetur se cili është rivali, çfarë po bën mirë dhe keq. Sipas meje ky është sporti profesionist, të përballesh me të gjithë në të njëjtën mirë. Ti punon, paguhesh për tu përballur me të gjithë në të njëjtën mirë.
Colella, është çështja titull një garë vetëm ndërmjet Partizanit dhe Tiranës?
Jo, është herët për të folur se jemi vetëm ne dhe Tirana. Psh, ne të hënën shkojmë të luajmë me Egnatian, Egnatia është 6 pikë pas, është një ndeshje direkte. Pra, nëse Egnatia do i shkonte mirë kjo ndeshje, do t’i bënin këtë pyetje Egnatias. Nuk mendoj se sporti funksionin kështu, sipas meje, nuk është e drejtë të bësh parashikime. Unë mendoj vetëm të përgatis skuadrën në mënyrë më të mirë të mundshme, më pas rivali i radhës më intereson sepse kam respekt, jo sepse mund të jetë rival ose jo. Unë di se nëse tani fitojmë gjithmonë do të jemi kampion, mund të përgjigjem në këtë mënyrë. Nëse ne i fitojmë të gjithë ndeshjet do të jemi kampion. Ne në këto momente jemi padron të fatit tonë.
Mister, është mbyllur faza e tretë, me çfarë note do e vlerësoje sezonin e Partizanit deri më tani? Çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq?
Gjërat që janë bërë mirë, apo jo aq mirë, këto janë llogari që bëhen në fund të sezonit. Ky është një gabim që bëhet shpesh në futboll, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, është që bëjnë llogaritë e gjërave që shkojnë mirë dhe keq çdo javë. Nuk funksion kështu, në çdo zyrë llogaritë bëhen çdo dy vite të paktën. Kjo është një idiotësi. Në fund të sezonit do të bëjmë llogaritë. Në përgjithësi, t’i japësh një notë ekipit tani nuk më duket normale. Je t’i japim një votë Partizanit, 6+ le të themi, na mjafton, por nuk është skuadra, janë të gjithë njerëzit që punojnë nga lartë poshtë. Nuk është vetëm skuadra që duhet të bëjë mirë dhe mjaft. Skuadra është e fundit, mirë duhet të bëjnë të gjithë, është ndryshe. Kur humbet është skuadra, kur fiton është merita e të gjithëve, nuk funksionon kështu. Kur humbet, humbasim të gjithë, kur fiton, fitojmë të gjithë.
Mister, ke biseduar me drejtorin Rama, me presidentin Demi, se me Marinin e di që je në kontakt non stop, kemi folur për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e Partizanit?
Jo, sinqerisht jo. Pikësëpari, nuk e konsideroj si gjë të rëndësishme për momentin. Sepse, duke iu referuar asaj që thamë më lart, tani gjëja më e rëndësishme është Partizani, jo trajneri, apo ndonjë lojtarë, apo diçka tjetër, nuk funksionon kështu. Tani gjëja më e rëndësishme është të arrijmë në fund të sezonit dhe të japim maksimumin. Pastaj në fund të sezonit do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Nuk është diçka që e kam merak, nuk është diçka që e kam kërkuar, dhe askush nuk ma ka thënë. Jemi mes xhentëlmenësh dhe nuk do të jetë një problem ta diskutojmë kur të jetë momenti.
Një pyetje e drejtpërdrejt, a është titulli kusht për të vijuar bashkëpunimin?
Kjo është një pyetje për presidentin, jo për mua. Çfarë të them unë. Për mua jo. Por është një mendim i imi, por nuk jam unë ai që vendos. Vendoset gjithnjë mes dy, tre apo katër personave. Për mua nuk është një kusht, kushtet nëse ka janë të tjera, jo kjo, janë atë përfundimet në fund, nuk është nëse fiton ose jo titullin, për shoqërinë, për Gaz Demin nuk e di, pyesni atë.
Do të pëlqente të qëndrojë në krye të Partizanit? Ka Colela një plan afatgjatë?
Siç e thash në fillim, kur vij në një vend, mendoj se do të qëndroj 10 vite, kështu ka qenë gjithnjë. Unë nuk e shoh veten jashtë Partizanit, por në këto momente nuk e shoh veten as brenda. Unë po bëj punën time dhe më pas do të vendos se çfarë do të bëj, por nuk e shoh veten jashtë. Kur nis një punë, gjërat që bëjë çdo ditë nuk janë gjëra vetëm për atë ditë, janë gjëra që bëhen për të ardhmen e klubit ku punoj. Për mua është normale ta mendoj kështu, por më pas se çfarë do të vendoset do ta shohim. E përsëris, nuk e vendos vetëm unë, do ta vendosim me klubin dhe do të shohim. Por nuk janë probleme të rëndësishme për momentin, gjërat e rëndësishme janë të tjerat.
Ju mbase nuk e dini, por në Shqipëri prej shumë vitesh asnjë skuadër nuk e mbron titullin, nuk ka një Bayern, Juve, etj. Si të duket cilësisht futbolli shqiptar?
Futbolli shqiptar në këndvështrimin tim, në aspektin teknik, është me një cilësi të mirë, kjo është një bazë e rëndësishme që vende të tjera nuk e kanë. Por ka dhe gjëra të tjera që mund të përmirësohet, si kudo. Pra, nuk mendoj se problemi është që kush e mbron apo nuk e mbron titullin. Janë disa gjëra të tjera në këndvështrimin tim që mund të përmirësohen, në nivel organizativ, mental. Besoj se kjo është më e rëndësishme se sa niveli i futbollit shqiptar.
Mister nuk e di nëse kishte mundësi të shihje Shqipërinë e Sylvinho-s përballë Polonisë, si të duket ekipin jonë përfaqësues? Kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A
Edhe kjo.. Kam dëgjuar shumë gjykime mbi Kombëtaren, por gjithnjë kam respektuar mendimin e të gjithëve. Nëse do të më duhet të jap një mendim tim, nuk ta jap, nuk do të ishte e drejtë. Nuk është e drejtë sepse trajneri i kombëtares sapo ka ardhur, ka një punë të vështirë, është një punë e vështirë sepse unë për vetë kam pak kohë që jam këtu. Kur mendoj për të, vetëm i uroj fat sepse nuk është e thjesht. Mendon se Shqipëria ka mundësi tani të ndërtoj një grup me cilësi, me cilësi të mirë, por kjo nuk do të thotë se do kesh një përfaqësuese të fortë, të kesh një përfaqësuese të fortë është diçka tjetër. Unë jam i bindur se Sylvinho po përpiqet të bëjë pikërisht këtë, të sjell një mentalitet të ri, të ndryshoj diçka, pak a shumë atë që po përpiqemi të bëjmë ne te Partizani këtë vit, të bëjmë një skuadër ndryshe, më të re, mbase pak më brilante. Pra i uroj gjithë të mirat e botës dhe nuk ia lejoj vetes të gjykoj punën e tij pasi është një punë shumë ndryshe nga kjo e imja dhe nuk e shoh të drejtë ta gjykoj. T’ju sjell një shembull. Po shija ndeshjen Skoci-Spanjë. Skocia në këndvështrimin tim është më pak e fortë se sa Shqipëria, por fitoi 2-0 me Spanjën, kush është diferenca? Skocia luan gjithnjë në të njëjtën mirë, të gjithë duartrokasin, fitojnë 2-0 duartrokasin, humbin 4-0 duartrokasin. Kërkoja tifozëve shqiptar të duartrokasin kur humbasin 4-0, ose atyre italian, kjo është diferenca, mentaliteti. Skocia është më pak e fortë se sa Shqipëria, pyetjet nuk duhet t’ia bëni trajnerëve, por njerëzve të tjerë.
Si është të jetosh në Shqipëri, si është jeta e një italiani në Shqipëri?
Jetoj mirë, ndihem si në shtëpi, e njoh qytetin, kam qenë edhe më herët, e kam vizituar shumë herë. Të jem i sinqertë, jetoj mirë, diferencat me Italinë në disa gjera janë minimale. Jam mirë në Tiranë, të gjithë njerëzit që më rrethojnë më ndihmojnë të jem mirë, përveç dikujt, nuk kam asnjë problem, për mua është si të jem në shtëpi.
Colella, kush e fiton titullin?
Faleminderit. Nuk e di. Shpresoj ta fitojë Partizanin, por është herët për ta thënë. Është gjithnjë një shpresë, nuk jam i sigurt. Unë lexoj shpesh njerëz që janë të sigurt në çdo gjë, janë të zonë, bravo, janë të zotë që janë kaq të sigurt, bravo
Faleminderit ju