• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bixhozi “lulëzoi” në të zezë/ Rama pranon dështimin dhe rikthen bastet sportive: Ja si do të luani!

13:10 : 05/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dështimin e qeverisë së tij në “sfidën” kundër basteve sportive.

Megjithëse janë të ndaluara me ligj, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita e asokohe, sot bastet online kanë “lulëzuar” në të zezë kurse shteti nuk ka asnjë kontroll mbi këtë kategori.

Qeveria Rama e dorëzuar përballë këtij fenomeni, tashmë pranon dështimin duke rikthyer zyrtarisht bastet online në Shqipëri pasi diten e sotme ka publikuar për konsultim publik projektligjin e “lojërave të fatit”. Projektligji i publikuar parashikon kritere më të forta për organizatorët e lojërave të fatit dhe tatim mbi të ardhurat bruto në masën 15% që sipas projektligjit të publikuar do të derdhen në llogarinë e Fondit të Posaçëm. Të ardhurat e këtij fondi të posaçëm që do të krijohet do t’i kalojnë ministrisë për sektorin e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë.

Çdo person juridik apo bashkim personash që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste sportive online” duhet të përmbushë disa kritere si të jetë shoqëri aksionere me seli në territorin e Shqipërisë e regjistruar pranë QKB-së. Nëse aksionarët e subjektit aplikues janë individë ata duhet të jenë të pa dënuar penalisht, nuk duhet të jenë në proces gjyqësor për vepra penale, nuk duhet të jetë në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera.

Në projektligj thuhet se kompanitë që do të licencohen do të jenë të detyruara të lënë si garanci rreth 1.5 milionë euro, një fond prej 120 000 000 (njëqind e njëzet milionë) lekësh për mbrojtjen dhe garancinë ndaj lojtarët (në vitin e dytë bëhet jo më pak se 5% e xhiros) dhe një fond prej 50 000 000 lekësh për të garantuar shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj. dhe organeve të tjera të shtetit.

Lexo edhe:

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama: Nuk ka funksionuar zinxhiri

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

 

  • Por si do të luajnë individët në ‘Bastet sportive online’?

Të gjithë ata që do të duan të luajnë në bastet sportive online do të duhet të regjistrohen me identitetin e tyre në sistemet që do të jenë të disponueshme nga kompanitë e licencuara në këtë lloj aktiviteti.

Drafti parashikon edhe një rol specifik për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e cila do të japë mendim për standardet që kanë të bëjnë me kushtet teknike të sistemit të basteve sportive on-line, duke përfshirë identifikimin dhe regjistrimin e lojtareve, kërkesat e programeve software dhe hardware, certifikimin e sistemit, procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, parimet e sigurisë, dhe kushtet e kontrollit apo mbikëqyrjes.

Pas konsultimit me Agjencinë specifikimet do të kalojnë me vendim të veçantë nga qeveria. Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet. Këto baste që do të jenë vetëm online nuk do të kenë pika fizike por faqe internet, aplikacione dhe infrastrukturën e nevojshme teknologjike që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme.

Në nenin 26 thuhet se pagesa nuk do të jenë me para në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organizatorit dhe lojtarit por do të kalojnë përmes një agjenti financiar të autorizuar.

“Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar sipas këtij ligji”.

Kjo do të thotë që organizatori që kërkon të licencohet në bastet sportive online do të duhet të ketë edhe agjentin financiar të autorizuar me të cilin kërkon të ketë bashkëpunimin. Qeveria e argumenton rikthimin e basteve duke nënvizuar se me ndalimin e tyre në vitin 2018 ky aktivitet u kanalizua të ushtrohej në të zezë.

“Nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në kuadër të ushtrimit të detyrave të tij funksionale janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 në total 1421 kontrolle nga ku janë realizuar konfiskime, procedime penale dhe masa administrative me gjobë për 135 subjekte dhe individ që operonin në mënyrë të jashtëligjshme në tregun e lojërave të fatit. Gjithashtu nga ana e AMLF-së janë raportuar 4035 adresa bastesh të paligjshme pranë AKEP më qëllim mbylljen e këtyre adresave”, thuhet në relacion.

prligj-1
prligj2
prligj3
prligj4
prligj5
prligj6
prligj7
Etiketa: bastet sportiveEdi RamaprojekliogjqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025
AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025
AKTUALITET

Fadromat në Theth/ Bushati: Ka faj fshatari që ndërton pa leje apo shteti që e nxit?

08:17 : 18/07/2025
BOTA

DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

22:18 : 17/07/2025
Para

Kosovarët shpenzojnë 390 milionë euro cigare brenda një viti

TË GJITHA

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025

​Sulmi në Banjskë/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e dëshmitarit

11:43 : 18/07/2025

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

11:39 : 18/07/2025

Rama premton turizëm elitar, autobuzi me turistë bllokohet në rrugët e ngushta të Tiranës

11:32 : 18/07/2025

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com