• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria 600-700 sulme kibernetike në vit, emigrimi i lartë lë vendin të pambrojtur

13:24 : 04/04/2023
në AKTUALITET

Në Shqipëri raportohen 600-700 incidente kibernetike në vit, si në sektorin shtetëror dhe atë privat, por emigrimi i lartë i të rinjve dhe mungesa e burimeve njerëzore të afta e kanë lënë vendin pa një mbrojtje të mjaftueshme evidentoi një raport Pricewater -house -Coopers (PwC) një markë ndërkombëtare shërbimesh profesionale, në lidhje me sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

PwC raportoi se mori informacion për incidentet kibernetike në dy kanale.

I pari përfshin raportet zyrtare nga infrastrukturat e informacionit kritik (CII), të cilat publikojnë 20-30 raporte në vit.

I dyti i referohet identifikimit të rreziqeve dhe incidenteve nga burime të ndryshme të inteligjencës së kërcënimeve, që rezulton në zbulimin e 600 – 700 incidenteve në vit. Për sa u përket llojeve të sulmeve, Shqipëria duket se pasqyron tendencat e përgjithshme globale.

Lexo edhe:

Gjithë ditën në telefon, por aftësitë digjitale të të rinjve shqiptarë ndër më të ulëtat në Europë

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

“Të dyja palët e interesuara të sektorit publik dhe privat të intervistuar për qëllimin e këtij raporti citojnë spam, malware, phishing dhe inxhinieri sociale si sulmet më të zakonshme” thotë raporti. Mashtrimi i email-eve ka qenë gjithashtu në rritje vitin më 2021, duke përdorur gjuhën shqipe standarde në mashtrimet nga emaili.

Pandemia globale çoi në zhvillime të vrullshme teknologjike si rrjedhojë e punës në distancë dhe transaksioneve online pa ndonjë përvojë paraprake në sigurinë kibernetike.

Sulmet kibernetike të orientuara nga biznesi, shenjestrimi i kompanive dhe përdoruesve fundorë janë rritur pas pandemisë në Shqipëri. Nga ana tjetër, sulmet janë sofistikuar. Tani grupet e sulmit nuk janë amatorë, por të organizuar.

Raporti thotë se, procesi i digjitalizimit në Shqipëri shihet si një nga rreziqet më të mëdha të mundshme të sigurisë kibernetike në të ardhmen. Palët e intervistuara në Shqipëri pohuan objektivat e sulmeve janë të shumtë dhe kryesisht të bazuar në identitetet (d.m.th. të fokusuar mbi të dhënat personale).

Shqipëria dhe në përgjithësi Ballkanit Perëndimor përballet me kapacitete të kufizuara, veçanërisht në sektorin publik. Ekspertët në Shqipëri kanë argumentuar se situata është më alarmante krahasuar me Europën Perëndimore për shkak të flukseve të emigrimit të profesionistëve të drejt tregjeve të BE-së.

Për t’iu përgjigjur rreziqeve të ardhshme kibernetike, të intervistuarit argumentojnë se, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre për të njohur kërcënimet dhe duhet të investojë më shumë si në njerëz ashtu edhe në teknologji.

Në një afat më të gjatë duhet të ofrohet edukim adekuat për sigurinë kibernetike, sidomos brezave të rinj, për të siguruar kapacitete për të ardhmen.

Aktualisht, të intervistuarit përmendin mungesën e investimeve në edukimin e së ardhmes dhe rekrutimin e profesionistëve ekzistues për të mbështetur proceset e digjitalizimit.

Në terma afatmesëm, kjo nënkupton adoptimin e një përqasjeje sektoriale për forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. / Monitor

Etiketa: emigrimkrimi kibernetikrinia shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjithë ditën në telefon, por aftësitë digjitale të të rinjve shqiptarë ndër më të ulëtat në Europë

12:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

08:19 : 13/07/2026
AKTUALITET

Mësuesi në protestë: Sorra janë ata që ju quajnë juve sorra! Të rinjtë shqiptarë janë shqiponja

20:47 : 12/07/2026
BOTA

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania

09:48 : 06/07/2026
AKTUALITET

Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë

09:31 : 04/07/2026
Para

PL thirrje KQZ: Të çregjistrohet kandidati socialist i Kuçovës, të nisin hetimet

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş