• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama, xhelat sa i ati”, Berisha: Shkodra, bastion i pamposhtur i vlerave të lirisë!

12:07 : 02/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mesditën e sotme demokratët moren pjesë në një ceremoni përkujtimore në nder të 4 martirëve të demokracisë së Shkodrës, të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh optimist nga Shkodra se zgjedhjet e 14 majit do të jenë triumf i lirisë ndërsa nuk kurseu as akuzat për Edi Ramën për të cilin tha se është “xhelat njësoj si i ati, Kristaq Rama”.

“Të gjitha të drejtat janë në duart e një njeriu, i cili kontrollon çdo pushtet, vendos për çdo gjë dhe dhunon me makinerinë e narko-shtetit çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë. Edi Rama është po aq xhelat ndaj lirive të shqiptarëve saç ishte babai i tij që firmoste në 10 gusht varjen e poetit Avzi Nela.  Ai sot me makineritë e tij vjedh shqiptarët, me pasigurinë e tij. Ky monizëm sot bazohet në shkelmimin, rrëmbimin, në vjedhjen e votës për të cilën ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit.

Ne nderojmë martirët e 2 prillit në prag të 14 majit, të zgjedhjeve lokale, njësoj si zgjedhjet e 22 marsit. Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë, në të cilat përballen monizmi i egër i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën, me idealet e lirisë shqiptare, me vullnetin e tyre të hekurt për të vendosur pluralizmin.

Shkodra mbeti gjithnjë besnike e idealeve të veta të lirisë, bastion i pamposhtur i vlerave të saj. Kam bindjen më të madhe se 14 maji do të jetë përsëri triumfi i idealeve të lirisë, të qytetarëve shkodranë. Ftoj shqiptarët kudo që janë të frymëzohen nga sakrifica sublime e martirëve të 2 prillit.”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

  • Berisha merr pjesë në ceremoninë përkujtimore për “Dëshmorët e 2 prillit” në Shkodër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Shkodër, ku është zhvilluar një ceremoni përkujtimore për dëshmorët e 2 prillit të 1991.

Në ceremoni është mbajtur një minut heshtje në nderim të katër dëshmorëve që humbën jetën në protestë. Pjesmarrës në këtë ceremoni bashkë me Berishën ishte dhe kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e Komunizmit në Shqipëri.

Zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, u fituan nga Partia e Punës. Por ky rezultat u prit me zhgënjim të madh dhe revoltë, veçanërisht në Shkodër, kryeqendrën e veriut dhe një ndër qytetet me të goditura nga diktatura, gjatë regjimit gjysmëshekullor mono-partiak. Të bindur se zgjedhjet ishin manipuluar nga Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit, mbështetësit e PD vendosën të mbajnë në datën 2 prill një protestë në sheshin përballë Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër.

Protesta nisi rreth orës 8.00 të mëngjesit. Situata u agravua dhe nisën përplasjes mes protestuesve dhe forcave speciale. Në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka.

204257fe-92d6-48f2-a804-96d5c9644d5c
161c40e2-7f66-410b-8575-720f74b36a8d
a68650da-74c7-4138-bcfe-acf3e6be9a21
  • Berisha nga Shkodra: Në breshëritë e partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm, martirët e 2 prillit

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se sakrifica e martirëve të 2 prillit u shndërrua në një kushtrim për mbarë shqiptarët. Kryetari i Partisë Demokratike i shoqëruar edhe nga drejtuesit lokalë, familjarët dhe miqtë e martirëve të 2 prillit 1991 në Shkodër, është shprehur se 4 të rinjtë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu si dhe Besnik Ceka, ranë për tu bërë të pavdekshëm.

“Së pari unë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për familjarët e të rënëve që janë sot midis nesh në këtë 32-vjetor të martirizimit të bijve të tyre. Sot në zemrat tona dhe mendjet tona, bijtë tuaj janë dhe mbeten më të gjallë se kurrë. Ne përulemi sot me nderimin më të madh para sakrificës së tyre. 4 të rinjtë 32 vite më parë mbushën këtë shesh për të protestuar paqësisht për votën e lirë, për të protestuar kundër një diktature e cila me një akt barbar zgjodhi të kremtojë votën dhe zgjedhjet e rrëmbyera me një masakër që Shkodra nuk e kishte parë në histori. Në breshëritë e falangave terroriste ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit, por edhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë. Tanket, autoblindat e ushtrisë u derdhën në qytetin bastion të antikomunizmit, u derdhën mbi Shkodër, e cila qëndroi si epiqendra kryesore e antikomunizmit në Europë”, tha fillimisht Berisha.

Gjithashtu Berisha theksoi se sakrifica sublime e Brocit, Bishanakut, Kryeziut dhe Cekës jehoi në mbarë botën e lirë.

“Ajo shënoi gjithashtu një vetëvrasje të vërtetë për diktaturën komuniste në grahmat e fundit. Bota pa se kjo diktaturë nuk pajtohej me votën e lirë. Se për këtë diktaturë, opozitarët, ata që mendonin dhe votonin ndryshe ishin armiq për t’u vrarë. Sakrifica e martirëve të 2 prillit u shndërrua në një kushtrim për mbarë shqiptarët. Ata në fakt u bën dritë, shpirti i tyre u bë dritë për shqiptarët në rrugën e përmbysjes me votën e lirë më 22 mars të diktaturës komuniste. Ne sot i nderojmë martirët e votës së lirë pas 32 vitesh, por mjerisht i nderojmë në kushtet e një monizmi të plotë. I nderojmë në kushte të njëjta me ato që ekzistonin ditën që ata ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Sot të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu. Të gjitha liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë janë në duart e një njeriu, i cili kontrollon çdo pushte dhe vendos për çdo votë”, tha Berisha.

Etiketa: bardh spahiaBerishaDeshmoret e 2 prillitRamashkodra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
Para

VIDEO/ U rikthye të fitonte pas dy vitesh, Anthony Joshua bën sherr pas ndeshjes

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com