• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama i bën ujësjellës 7 milionë euro burrit të Olta Xhaçkës në Dhërmi

23:55 : 01/04/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Artan Gaçi, një ish-deputet i Partisë Socialiste, është shpallur një vit më parë Investitor Strategjik në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, Dhërmi. Ish-deputeti është njëherësh edhe bashkëshorti i ministres se Jashtme, Olta Xhaçka, ndërkohë që ka konflikt të pastër interesi.

Përpos diskutimeve politike për përfitimet e firmës së Gaçit dhe familjarëve të Xhaçkës, mazhoranca “nuk e ka vënë ujin në zjarr”, teksa ka vijuar që të favorizojë këtë çift, duke iu bërë edhe një ujësjellës me shpejtësinë më të madhe.

Pra nga njëra anë ata përfitojnë me taksën 1 euro mijëra metra katrorë në bregdet, dhe nga ana tjetër shteti iu bën të gjitha punimet rreth e përqark, duke shpenzuar miliona euro.

Njoftimi i tenderit për ndërtimin e ujësjellësit në Dhërmi, për Investitorët Strategjikë

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjes ka hapur një procedurë tenderimi për ndërtimin e një ujësjellësi në jug të Shqipërisë. Ky autoritet është në varësinë direkte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që objekti i këtij tenderi është “furnizimi me ujë të zonave bregdetare, zonat e investimit strategjik, Draleos, Drimadhed dhe Dhërmi, Faza e parë”.

Lexo edhe:

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

‘Tjetërsimi i pronave në Jug’/ Gjykata e Lartë do të shqyrtojë denoncimin ndaj Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Pra, zonat ku operojnë të “favorizuarit” e qeverisë, të cilëve iu është dhënë një pronë shtetërore në bregdet me vlerën e 1 eurove. Veprime qesharake të shtetit shqiptar, i cili humb nga të dyja anët, duke favorizuar këto kompani. Qeveria nuk i ka paratë e veta, ato janë të shqiptarëve që paguajnë taksa, që nuk shkojnë për ta, po për një grusht njerëzish me lidhje të forta deri sipër në qeveri. Në të njëjtin dokument shkruhet se fondi limit i të gjithë kësaj procedure është plot 743.232.358 lekë. Plot 7 milionë euro, vetëm e vetëm që këta investitorë të vijojnë të qetë punimet. Por, tenderat për ta do të vijojnë për linjat elektrike, për kanalizimet e ujërave të zeza, për rrugë, gjelbërim e madje edhe pastrimin e komplekseve dhe fshatrave të tyre të pasur me paratë e shqiptarëve të varfër.

Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike, i kryesuar nga Edi Rama, që shpalli Artan Gaçin investitor strategjik

Vitin e kaluar, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompanisë ‘AGTÇ Hotel Management’. Kompania ‘AGTÇ Hotel Management’ është në pronësi të Tawni Lin Grzych-Sutton, një 31-vjeçare e lindur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara. Sutton është gjithashtu partnerja prej shumë vitesh e Andi Xhaçkës – vëllai i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë AG.TÇ Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka. Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.

Vitin e kaluar, Gaçi i tha BIRN më 3 mars se për të shmangur konfliktin e interesit, ‘kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin’. Më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi kërkesën dhe i njohu kompanisë së sapokrijuar nga Sutton masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonën përkatëse të plazhit përballë kompleksit për një afat 30-vjeçar. Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.

Dhe një nga këto benefite, për ndërtimin e Ujësjellësit, qeveria po shpenzon plot 7 milionë euro!

Etiketa: Artan Gaciinvestitor strategjikolta xhackatenderujësjellës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

‘Tjetërsimi i pronave në Jug’/ Gjykata e Lartë do të shqyrtojë denoncimin ndaj Xhaçkës dhe Artan Gaçit

18:06 : 21/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
Në FOTO: CEO i CVMR Kamran M. Khozan/ Kryeministri Edi Rama/ Theodhor Laci
AKTUALITET

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas

12:17 : 15/09/2025
AKTUALITET

Resorti në Pashaliman/ Biznesmeni “strategjik” italian me lidhje në Tiranë, dyshime për konflikt interesi

08:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025
Para

"Arbana je shtatzënë?", moderatorja i kthen përgjigjen EPIKE Oltës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com