• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Bozdo ‘hap letrat’: Rama i lidhur drejtpërdrejt me bandën e inceneratorëve

14:08 : 30/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka nxjerrë sot fakte, që sipas tij provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës me bandën e inceneratorëve.

Anëtari i kryesisë, Eno Bozdo, dokumentoi sot se si karteli i inceneratorëve ka kapur kryeministrin Edi Rama, teksa shtoi se kjo histori me banda e banditë fillon kur Rama, në verën e vitit 2019, deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano.

Ai i bëri thirrje SPAK që të mos bëjë të paditurin përballë këtij skandali.

Picture1

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË, ENO BOZDO

Faktet që do paraqesim tani janë dëshmi e mirëfilltë se si banda ka kapur qeverinë dhe se si qeveria është vënë plotësisht në funksion të bandës.

Lexo edhe:

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

Jo bandë dosido, por karteli i inceneratorëve që ka kapur qeverinë me Edi Ramën brenda.

Kjo histori me banda e banditë fillon kur Edi Rama, në verën e vitit 2019, deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. I ashtuquajturi Eko-Park Durrës. Edi Rama deklaronte se do ta bënte këtë me ndihmën e privatit.

Tre muaj më vonë, në 16.10.2019, AKUM shpall tenderin për ndërtimin e Eko-Park Durrës. Procedura anulohet në datën 03.12.2019, vetëm 3 ditë përpara se të hapeshin ofertat.

Në datën 16.12.2019, Edi Rama firmos një vendim, si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Në vendim ka dy pika:

a- Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26.11.2019 për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitohen në lanfildin e Porto-Romanos.

b- AKUM ngarkohet të marrë masa për inkapsulimin e zonës së Porto-Romanos dhe rijetësimin e kësaj zone me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar.

Në datën 21.12.2019 midis kompanisë Victoria Invest International sh.p.k dhe kompanise De Mare s.r.l lidhet një marrëveshje bashkëpunimi (JV) për të marre pjesë në procedurën tenderuese të AKUM.

Në datën 27.12.2019 midis AKUM dhe JV (De Mare & Victoria) lidhet kontrata me negocim të drejtpërdrejtë në vlerën 1.9 miliardë lekë.

Në datën 14.05.2020, pra rreth pesë muaj më vonë, midis JV De Mare s.r.l & Victoria Invest dhe Kompanisë ARTCON sh.p.k, në pronësi të Denis Ymerit, lidhet kontratë nënkontraktimi në vlerën 649 milion lekë.

Për ata që i bën kureshtarë emri i panjohur Denis Ymeri, i kujtoj se çdo bandë ka një shofer, ose një bandit që luan shoferin?

Që prej datës 15.03.2020 Denis Ymeri është punësuar shofer pranë kompanisë INTEGRATED ENERGY sh.p.k. Pra, shoferi i kompanisë së Klodian Zotos. Kompania ARTCON është themeluar nga Ilsa Zoto, bashkëshortja e Klodian Zotos. Në datën 23.11.2016 Ilsa Zoto i shet aksionet te Denis Ymeri. Në datën 04.05.2020 kompania ndryshon emrin nga Artemis Farm në ARTCON.

Nëse kthehemi mbrapsht në kohë, ekzaktësisht 1 vit e një muaj, pikërisht ne datën 01.04.2019, lidhet një kontratë midis Integrated Energy, kompanisë së Inceneratorit të Tiranës,  dhe studios arkitekturore Casanova-Hernandez. Objekti i kësaj kontrate është zhvillimi i projektit Eko-Park në Durrës mbi Landfildin ekzistues në Porto Romano. Vlera e kontratës është 225.000 Euro

Casanova – Hernandes është në fakt një zyre arkitektesh shumë e preferuar nga qeveria shqiptare. Ajo ka përfituar shumë projekte nga Rama, nga FSHZH dhe AZHT.

Një ndër projektet kryesore është dhe rikonceptimi i Muzeut Kombetar, një projekt 13 milionë euro i cili është fituar nga Casanova Hernandez dhe partnerin lokal “I Ri”. Kjo është kompania ku punon thjeshtra e Edi Ramës.

Pra Klodian Zoto, i përfshirë në aferën e inceneratorëve, në aferën më skandaloze ndonjëherë të qeverisë shqiptare, kur rreth 420 milionë euro janë tretur dhe treten çdo ditë nga xhepat tuaj, e dinte përpara se edhe vetë Edi Rama se çfarë do të ndodhte në Porto Romano në Durrës.

Ai kontraktoi studion Casanova Hernandez, për të bërë një projekt mbi Porto Romanon 3 muaj përpara se Edi Rama të deklaronte se do ta zhvillonte projektin nëpërmjet bashkëpunimit me privatin, dhe 6 muaj përpara se AKUM ta shpallte garën të cilën vetë Edi Rama më pas e anuloi.

Mundësitë këtu janë dy: Ose Klodian Zoto i prezanton Edi Ramës privatisht idenë e tij për landfillin e Porto Romanos, ose Edi Rama thërret Klodian Zoton dhe ia ngarkon personalisht këtë detyrë, shumë përpara se ta shpallte publikisht. Në të dyja rastet, kemi sot provën përfundimtare të lidhjes së drejtpërdrejtë të Edi Ramës me bandën e Inceneratorëve.

Kjo provë e pakundërshtueshme tregon atë që ne të gjithë e dimë: asnjë aferë, jo më ajo e inceneratorëve, nuk ndodh në këtë vend pa dakordësinë e Edi Ramës. Ai dhe vetëm ai ka miratuar këtë projekt, dhe ai dhe vetëm ai është përfitues kryesor i saj.

Në bazë të këtyre provave të reja skandaloze, SPAK nuk mund të bëjë më të paditurin. Provat janë përvëluese dhe të pamohueshme. Këto prova do ta ndjekin nga mbrapa Edi Ramën kudo dhe kurdoherë, se drejtësia ndoshta vonon por nuk harron. Deri atëherë, “heronjtë tanë të drejtësisë” mund të zgjedhin nderin dhe të fillojnë menjëherë hetimet, ose turpin dhe të mbyllin sytë dhe veshët.

Etiketa: Edi RamaEno BozdoPartia Demokratikeskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
AKTUALITET

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025
AKTUALITET

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

13:15 : 26/08/2025
AKTUALITET

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025
Para

Boçi pas takimit me banorët në Tregan: I thanë PO ndryshimit

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com