• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori Fier/ SPAK ia “fali” Armando Subashit faturat abuzive të shpronësimit

16:00 : 30/03/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Armando Subashi mori lejen e kryesocialistit Edi Rama për të garuar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Fierit.

Deri më tani ai ka dalë “pa u lagur” nga afera e inceneratorit të Fierit.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), në materialet e saj hetimore ka përmendur rolin e Subashit në shpronësimin abuziv të tokës, ku u caktua të ndërtohej impianti i përpunimit të mbetjeve në qytet.

Por, në dosjen që prokurori Dritan Prençi dorëzoi për gjykim në gjykatë, emri i Armando Subashit, mikut të afërt të kryeministrit Edi Rama, nuk gjendet në listën e personave të pandehur.

Lexo edhe:

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

Situata krijon dyshime për favorizim të Subashit nga ana e SPAK-ut, sidomos duke mbajtur në konsideratë se praktika e shpronësimit të tokës së inceneratorit është një prej elementëve që po mban pas hekurave ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe gjithashtu ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Favorizimi i Subashit

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila në nëntor të vitit 2022 caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për disa zyrtarë të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Në materialet e prokurorisë përmendet në mënyrë të detajuar se si institucionet shtetërore kanë tjetërsuar dokumentat e tokës, nga arë në truall, duke rritur në këtë mënyrë vlerën e shpronësimit dhe rrjedhimisht një dëm të konsderueshëm në buxhetin e shtetit.

Në foto: Vendimi i gjykatës së posaçme për masën e sigurimit ndaj disa zyrtarëve të dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve

Veprimet janë kryer nga Lefter Koka, Alqi Bllako dhe një ish-zyrtar tjetër në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi.

Por, siç lexohet në dosjen hetimore, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, megjithëse ka qenë në dijeni të këtij abuzimi, sërish ka vijuar të shlyejë këstet e shpronësimit të tokës, duke u shndërruar në zyrtarin ekzekutor të shumës abuzive, e cila i shkaktoi shtetit një dëm në vlerë rreth 150 mijë euro.

E, megjithatë, emri i tij nuk gjendet në listën e të pandehurve, madje as edhe në listën e personave të hetuar.

Shpronësimi abuziv

Në Tetor të vitit 2016, Ministria e Mjedisit nën drejtimin e Lefter Kokës dhe bashkimi i kompanive “Integrated Technology Service” dhe “Energy 2” srl, me përfaqësues Klodian Zoton, nënshkruajnë kontratën koncesionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Më tej, kompania koncesionare, e cila në vijim quhej “Integratet Technology Ëaste Treatment Fier”, kërkoi nga Ministria e Mjedisit ndryshimin e pozicionit ku do të ndërtohej impianti.

Ministria komunikon me Bashkinë Fier. Kryebashkiaku Subashi, pas verifikimit të situatës në terren, propozon si vend për ndërtimin e impiantit tokën arë me sipërfaqe 111 mijë metra katrorë, në pronësi të shtetases Nevin Vrioni (Godo), bashkëshorte e politikanit të ndjerë Sabri Godo.

Ministria vë në dijeni Subashin që vlera e shpronësimit është 462 milionë lekë të vjetra dhe Bashkia e Fierit shpreh dakordësinë.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore, ku provohet se Subashi ka dhënë dakordësinë për vlerën e shpronësimit

Institucionet dhe pronarja e tokës bien dakord dhe Ministria e Mjedisit, nëpërmjet dokumentave të nënshkruar nga Lefter Koka, Alqi Bllako e Pëllumb Abeshi, i propozojnë Këshillit të Ministrave të miratojë fondin e shpronësimit.

Por, në dokumentat që u përcollën në kabinetin qeveritar, toka “arë” ishte shënuar “tokë truall”. Vlera e kompensimit ishte 460 milionë lekë të vjetra për truallin, ndërkohë që ajo ishte 160 milionë lekë të vjetra më shtrenjtë se sa fatura reale, që duhet të ishte shpronësim për tokë arë.

Qeveria e Edi Ramës, në 28 dhjetor 2016 miraton vlerën e shpronësimit.

Historia “vjen erë”

Në Shkurt të vitit 2017, Armand Subashi i drejtohet Ministrisë së Mjedisit, ku i kërkon saktësimin e vlerës së shpronësimit, pasi Vendimi i Këshillit të Ministrave përmend tokë truall, ndërkohë që në realitet toka e shpronësuar është tokë arë.

Fillimisht, Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i kërkon Subashit që të vijojë me pagesat e shpronësimit sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Por, vetëm pak javë më vonë, në 24 Mars 2017, Bllako i drejtohet sërish kryebashkiakut Subashi, ku deklaron se është konstatuar pasaktësia në vlerën e tokës që do të shpronësohet dhe se Bashkia e Fierit duhet të paguajë çmimin real për tokë arë.

Deri në këtë kohë, Bashkia e Fierit nuk kishte kryer asnjë pagesë për pronaren e shpronësuar dhe, në këto kushte, ishin të gjitha mundësitë që të menaxhoheshin saktësisht fondet e buxhetit të shtetit.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore, ku konfirmohet komunikimi Bllako-Subashi për vlerën e shpronësimit

Por, siç rezulton më tej, kryebashkiaku Armando Subashi nuk ka bërë asnjë përpjekje minimale për të siguruar fondet shtetërore. Ai ka kryer 4 këste, në periudhën 2018-2019, në bazë të të cilave është paguar pronarja e shpronësuar me vlerën 46 milionë lekë të reja, pra, për tokë truall dhe jo për tokë arë, siç ishte realisht.

Më konkretisht, Subashi ka paguar në llogarinë e përfaqësuesit të pronares këstin e parë në 19.920.000 lekë të reja në 26 Korrik 2017, pra 4 muaj pasi ishte informuar se vlera e shpronësimit ishte më e larta se sa ajo që duhet sipas legjislacionit.

Në foto: Bashkia e Fierit paguan këstin e parë të shpronësimit në Korrik 2017

Më tej, në Gusht 2018, Bashkia e Subashit i paguan pronares së tokës edhe 10 milionë lekë të reja të tjera.

Pagesat e plota për shpronësimin përmbyllen me dy transaksione në shkurt dhe mars 2019, ku Subashi paguan edhe diferencën e mbetur.

Në foto: Pagesa e plotë e shpronësimit kryhet në Mars 2019

Alqi në burg, Subashi pa probleme

Të gjitha këto të dhëna gjenden në dosjen hetimore të SPAK-ut për inceneratorin e Fierit.

Detajet krijojnë dyshime të forta për favorizimin e kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Ky dyshim forcohet edhe më tej, kur vetë Prokuroria e Posaçme, në njoftimin për arrestimin e Alqi Bllakos, në Prill 2022, i përmend këtij të fundit procedurën abuzive për shpronësimin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Në foto: Njoftimi i SPAK-ut për hetimet mbi inceneratorin e Fierit

Në atë njoftim, thuhej ndër të tjera: “…Në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, …me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.  Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrrjedhojë,  ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë…”

Pra, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Pëllumb Abeshi janë konsideruar përgjegjës penalisht dhe janë arrestuar, për faktin se kanë propozuar shpronësimin e tokës me vlerë më të lartë.

Ndërkohë që për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, i cili ka kryer pagesën e shumës abuzive, megjithëse ishte në dijeni të problematikave, nga SPAK-u nuk është vlerësuar e arsyeshme që të përfshihet në listën e personave të hetuar.

Etiketa: armando SubashiEdi RamaGJKKOinceneratoreinceneratori i fieritspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

12:24 : 09/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
AKTUALITET

Atraksion turistik? Banorët në qarkun e Kukësit vuajnë ende për rrugë dhe ujë

08:28 : 09/05/2025
Para

Lista e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Selenicës

TË GJITHA

“Luftë” në dy fronte për Interin, skuadra e Inzaghit nuk dorëzohet për titullin e Serie A

16:03 : 09/05/2025

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025

PD denoncon me EMRA ata që po blejnë vota për PS-në në të gjithë qarqet

15:58 : 09/05/2025

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit

15:52 : 09/05/2025

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhje

15:46 : 09/05/2025

Largim i rëndësishëm nga Teuta, sulmuesi u jep lamtumirën durrsakëve pas dy vitesh

15:44 : 09/05/2025

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com