• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha prezanton kandidatin për Kryebashkiak në Krujë, Agron Lokën

18:18 : 30/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha ka shkuar sot në qytetin e Krujës nga do të bëjë dhe prezantimin e kandidatit të opozites për Kryetar Bashkie, Agron Lokën. Prezantimin e bëri nga selia e PD-së ndërsa u kërkoi qytetarëve që t’i besojnë votën.

Loka tha se qyteti është në varfëri dhe mjerim dhe se e gjitha vjen si shkak i korrupsionit të qeverisë socialiste. Sipas Lokës, bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e Turizimit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Krujës janë të mirënjohura përtej kufrit shqiptar.

Kurse ne krahun tjeter, Sali Berisha është shprehur se Kruja duhet të firmosë ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin në 14 maj, firmosim ndryshimin e jetës tonë, ndryshimin e mirëqenies tonë, të fermave, bizneseve, punësimit, shërbimeve që meritojmë.

Fjala e Sali Berishes nga Kruja:

“Të dashur demokrate e demokratë, qytetarë e qytetarë, banorë të bashkisë Krujë dhe Fushë Krujës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Së pari një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për këtë pritje të zjarrtë, e cila është një mesazh frymëzues për demokratet dhe demokratët, për shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë sot. Mesazh që frymëzon, ndryshimin, fitoren, pluralizmin, të ardhmen.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Përulem me nderim të madh para ju krutanëve, banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, për mbështetjen e madhe, tepër të çmuar që i keni dhënë PD-së në dekada të tëra. Ajo është për PD-në një krenari e madhe, një mirënjohje e pakufishme.

Kam nder të veçantë, kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, Agron Lokën, kandidat për qytetar të parë të këtij qyteti, që qëndron në kreshtën e historisë tonë kombëtare. Është nder të jesh qytetar i parë kudo, por është nder tepër i veçantë të jesh qytetar i parë i Krujës së Skënderbeut, Krujës së historisë, i Krujës që fisnikëron shqiptarët me fisnikëri, qëndresë, frymëzon me bujari, me shpirt punëtor, por mbi të gjitha frymëzon çdo shqiptar për shpirt të pamposhtur dhe fitore.

Agron Loka vjen këtu para jush si kandidat i votuar me votën tuaj të lirë, si kandidat që ju i dhatë besimin, që ju e miratuat, aprovuat si kryetar të ardhshëm të bashkisë. Agroni së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë në mbarë vendin, janë kandidatët e qytetarëve, kandidatët e lirisë.

Ato zgjedhje që u quajtën primare nuk ishin të përsosura, por u garantoj unë ju se ishin shumë herë pakrahasim më mire që ne mblidhemi sot para kandidati tuaj, se sa të mblidheshin para një kandidati tim, apo të kryesisë në Tiranë. Kjo është demokracia. Por në këtë mënyrë ne gjithashtu, të gjithë së bashku, bëjmë që përfaqësimi ynë të jetë më i drejti. Njeriu që ne votojmë ta dijë që ai është aty me votën tonë, që ka detyrime ndaj nesh dhe ndaj nesh është dhe do të mbetet një shërbëtor i përkushtuar.

Unë ju garantoj se Agron Loka, besimin që i keni dhënë dhe që do i jepni do të ua kthejë me përkushtim të madh në shërbime, në menaxhim, në vizion, ndryshim të Krujës, Fushë Krujë dhe gjithë komunave të kësaj bashkie.

Ju garantoj se Agron Loka do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim të ardhurash që do krijojë, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujës, fshatrave, Fushë Krujës, biznesit, fermerëve, jetës në tërësi.

Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale, por potencialin më të jashtëzakonshëm Kruja e ka tek krutanët, tek shpirti i tyre punëtorë, shpirti i tyre krijues. Pra të firmosë ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin në 14 maj, firmosim ndryshimin e jetës tonë, ndryshimin e mirëqënies tonë, të fermave, bizneseve, punësimit, shërbimeve që meritojmë.”

Etiketa: Agron LokaKrujaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
Para

Disiplina gjobit tre klube të Superiores, e pëson edhe presidenti i Flamurtarit

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş