• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Gjobvënia nga Rama dhe McGonigal ndaj biznesmenëve shkon në 50 mln euro

10:30 : 30/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Charles McGonigal - Edi Rama

Charles McGonigal - Edi Rama

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të Enjte se skema e përdorur sipas tij nga Edi Rama dhe Charles Mcgonigal për gjobëvënien ndaj biznesmenëve, shkon në 50 mln euro.

Gjatë fjalës së mbajtur para mbledhjes me deputetët demokratë në selinë blu, Berisha tha se nga mazhoranca vazhdon bllokimi i kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për “aferën Rama-McGonigal”.

“Kjo është një aferë që kundërmon dhe dalin vazhdimisht fakte dhe dëshmi të reja. Edi Rama, së bashku me Oleg Deripaskën, është faktor kryesor i korruptimit të shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Edi Rama ka kryer një seri aktesh të dënueshme, qoftë në ligjet e SHBA, qoftë në ato të Shqipërisë. Afera McGonigal është Uotergejti i këtij shekulli. Edi Rama kontraktoi kryezbuluesin e SHBA si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Edi Rama, ka shumë të dhëna se u bë pjesë e ekipit gjobëvënës të McGonigal. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë në të cilën drejtësia të mos thotë asnjë fjalë, megjithë denoncimeve publike të dy biznesmenëve të njohur. Drejtësia është në vorbullën e aferës McGonigal. Sepse nuk mund të kuptohet që këta gjobëvënës, këta plaçkitës, qarkullojnë të lirë me avionë dhe helikopterë, në një kohë kur vendi i tyre është aty ku e kanë vendin të gjithë gjobëvënësit. Por ata këtë sistem e kishin vendosur me miratim të Edi Ramës”, tha Berisha.

Ai shtoi se opozita do të vijojnë të këmbëngulë për ngritjen e komisionit hetimor.

“Ne nuk heqim dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të ekzekutivit dhe institucioneve në përputhje me ligjet. Edi Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit. Ai është i implikuar në gjobëvënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë në ngritjen e komisioneve”, tha kreu i PD.

Lexo edhe:

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

Si funksionon skema?

Përfshirja e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së McGonigal dhe kreut të qeverisë Edi Rama në një skemë gjobëvënie e mashtrimi u denoncua fillimisht në muajin Shkurt nga kreu i PL-së Ilir Meta.

Në një emision televiziv, Meta tha se biznesmenëve u janë para shuma të konsiderueshme monetare duke u premtuar ndërhyrje për mosvendosje sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara.

“Janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës. U vinin gjoba biznesmenëve. Non grata u shndërrua nga Edi Rama dhe banda e Ramës në biznesin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas trafikut të drogës”, theksoi Meta. “Po të hetojë drejtësia me seriozitet, gjë që është e pamundur se kjo është krijesë e Ramës, do nxjerrë të vërtetën e madhe”, shtoi.

Meta shpjegoi edhe skemën, që sipas tij, ka përdorur kreu i qeverisë dhe Charles McGonigal.

“Pronarë mediash, biznesmenë të mëdhenj dhe persona të tjerë që merreshin me aktivitete fitimprurëse, ky bënte listën ua jepte njerëzve të vet, këta komunikonin me njerëzit atje dhe ata ndërronin logot. Pra, në vend të Deripaskës dilte i sanksionuar emri i shqiptarëve, këta i takonin më pas e u tregonin ‘duhet të heqësh emrin, hajde se kemi një mik dhe e dimë të gjithë se sa takime janë kryer. Janë bërë disa takime në Tiranë, në Vienë dhe kudo. Besoj se këta persona do të flasin sepse kjo histori është hapur e nuk do të mbyllet më. Lista besoj do jetë më e gjatë”, tregoi.

Çështja është risjellë në vëmendje disa herë më pas nga kryetari i PD-së Sali Berisha.

Kryedemokrati ka përmendur edhe emra të personazheve që sipas tij, kanë rënë pre e skemës Rama-McGonigal.

“Gjushit, Tomës… Tomën e kanë marrë me avion e kanë çuar në Vienë. Durim Bamit, etj, i kanë marrë para në sasi të mëdha për t’i hequr ‘non gratat’. Madje njërit i kanë thënë se na ka çuar Berisha, na hiq non-gratën”, tha kreu i PD-së në një emision televiziv.

Berisha ka hedhur akuza se në këtë skemë ka qenë e përfshirë dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Kjo e fundit nuk i është përgjigjur asnjëherë akuzave, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur disa herë se marrëdhënia e tij me McGonigal nuk ka pasur asgjë të jashtëligjshme. Megjithatë, në shpjegimet e tij, shpesh herë ka rënë ndesh me atë që thuhet në akuzat e autoriteteve amerikane ndaj McGonigal, ndërsa është përpjekur të sfumojë çështjen.

Komisionin hetimor të kërkuar nga opozita për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet e tij të dyshimta me McGonigal, Rama e ka mohuar kategorikisht.

Etiketa: Charles McGonigalEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

18:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

PD e ka shpallur “armik”, kryebashkiaku i Kavajës: Unë komunikoj shpesh me Ramën, përgjigjet pozitivisht

18:49 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
Para
Foto ilustruese

"Na një kafe dhe ik"/ Tenton të korrruptojë policët, procedohet 47-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com