• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha denoncon: Artur Bushin e thirrën në SPAK, ndërhyri Rama me telefon!

19:12 : 30/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi se ka ushtruar dhunë ndaj një prokurori që po e hetonte për korrupsion.

Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për bashkinë e Krujës, Agron Loka, Berisha tha se Bushi u thirr në SPAK, por ndërhyri Edi Rama u lirua, ndërkohë që sipas tij hetuesi qëndronte ende i rrahur në vendngjarje.

“Artur Bushi shkelmoi hetuesin se po e hetonte për korrupsion në bashki. E thirrën në SPAK, në telefon Edi Rama. Ai rrinte i rrahur aty, zyrtari, vetëm se guxoi të hetonte korrupsionin. Ky është vetëm një rast. Këtu sundon mafia dhe vetëm mafia. Prokurori i Përgjithshëm nuk thotë një fjalë për t’i dalë zot punonjësit të tij. Sa vetë humbën jetën në Thumanë? A mund të ketë vend në botë të heshtë para gjëmës së madhe që ndodhi në Thumanë. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme me ekspertizë dhe çdo dokument, u lanë aty derisa erdhi tërmeti tjetër për t’u marrë jetën. U arrestuan dy komunarë të PD, të komunave të Tiranës të cilët s’kishin asnjë çarje kund në ndërtesat e komunave të tyre”, u shpreh Berisha.

 

  • Berisha: Rama diskriminon shqiptarët, kush ka para do të marrë shërbim mjekësor përpara atij që nuk ka para

Gjithashtu Berisha nga Kruja është shprehur se kurrë ndonjëherë nuk është shkretuar me shpejtësi të rrufeshme siç po shkretohet në këto 8 vite Shqipëria.

Lexo edhe:

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

Sipas Berishës, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës për shqiptarët, pasi sipas tij, regjimi i Ramës ka sjellë vetëm varfëri, mjerim dhe papunësi.

“Ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar që ndjen minimumin e dashurisë për këtë vend. Kurrë ndonjëherë, ndofta që kur është themeluar ky shtet e deri sot, Shqipëria nuk ka pasur më shumë nevojë se për një grimë dashuri nga ne, nga secili. Se kurrë ndonjëherë nuk është shkretuar me shpejtësi të rrufeshme siç po shkretohet në këto 8 vite. Sepse kurrë ndonjëherë, ajo nuk ka humbur në 8 vite, 35% të popullatës së saj. Se kurrë ndonjëherë nuk ka humbur nëpër Europë, 937 mijë shqiptarë vetëm në BE, nga të cilët 80% nën 30 vjeç.

Gjëma e këtij vendi nëqoftëse do të kishte vaje, do të lemeriste dheun. Shqipëria ka një apel për çdo shqiptar, ta shpëtojmë, të mos e braktisim, por kjo realizohet betim me ndryshimin. Sot isha në parlament, kishte ardhur ligji, çfarë ishte ligji? Ligji për të larguar nga Shqipëria, avoketërit, kontabilistët, stomatologët, me radhë e me radhë që të gjithë. U vinte një taksë tjetër 23%, spastrim dhe vetëm spastrim.

Ky është gjenocid, që po kryejnë shqiptarët ndaj shqiptarëve. Po them unë gjenocid sepse në konventat e OKB-së për gjenocidin, neni 3 thotë; gjenocid konsiderohet akti kur ti krijon kushtet të llogaritshme për largimin e tjetrit. A nuk janë këto kushte të llogaritshme për largimin e specialistëve tanë kur ti u vendos një taksë që u rrënon jetën atyre.

Çdo shtet, çdo shoqëri ka shtresën e mesme, është shtresa jetike e cila i shërben shoqërisë. U shërben atyre që prodhojnë, u shërben atyre që drejtojnë, u shërben të gjithëve. Por nëse ti e përze? Çfarë ndodhi me mjekët? Jo tani, por para 2 vitesh, 4100 mjekë kanë pasë ikur nga Shqipëria. Edi Rama u thoshte shqiptarëve, 420 po presin të fillojnë punën. Një gënjeshtar i paskrupullt.

Tani ku jemi ne? U them unë ju, tani jemi mjek për frymë saç ishim në vitet ’60. Tani kemi shërbimin shëndetësor, Tirana të 10-in më të keq në botë. Çfarë ndodh tani. E keni dëgjuar besoj ligjin, ligji për korsinë e shpejtë në shërbimin shëndetësor.

Kujtoni ju se është ambulanca, jo jo, korsia e shpejtë, ai që paguan, merr shërbim më të shpejtë në spitale. Por nuk ka diskriminim më ç’njerëzorë se ky. A e imagjinoni, një i sëmurë që ka, paguan, i hyn dhe i del infermierja sa herë ka nevojë dhe tjetri në shtratin tjetër rënkon pa e parë njeri. Por këto janë mendje të çmendura. Këta nuk kanë njerëzi. Këto nuk kanë asgjë të përbashkët.

Këta janë larguar nga qytetari dhe njeriu me kilometra të tëra. Si mund të prodhojë mendja e njeriut një gjë të tillë brenda shërbimit. Dhe kush e bën këtë? E bën ai që premtoi shërbim shëndetësor falas dhe tani thotë jo jo; shërbim shëndetësor për ata që paguajnë. Se të vendosësh një diskriminim të tillë, shpejtësia në shërbim është përcaktuese për shpëtimin e jetës. Dhe ky tani i ndan zengjinët dhe të varfrit në spitalet tona“, tha Berisha.

Etiketa: Agron LokaArtur BushikrujeSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
Para

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, 9 të vdekur

TË GJITHA

Lë pas historinë me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj kapet mat me partnerin e ri në Amerikë/ FOTO

15:59 : 15/11/2025

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

15:47 : 15/11/2025

Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, preken shqiptarët

15:38 : 15/11/2025

Nga Gjirokastra në Korçë, mjegulla pushton juglindjen

15:33 : 15/11/2025

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Sukth

15:05 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com